SONATA E SONADËS

0
473
Sonada

Shqipëria po ndryshon, po si? Po merr rrugën drejt theqafjes…
Lexoni dialogun e tjetërsmit të Sonadës, me Ben Blushin, se si njerëzit kujtojnë se All’ahu i ndihmon dhe presin zgjidhje nga feja, e jo nga shkollimi e dija e nga puna e tyre…
Duke mos parë shpresa në këtë vend, shqiptarët po i drejtohen qiellit turko-arab dhe po ikin drejt Perëndimit, për një jetë më të mirë…

Ben Blushi Ben Blushi

Isha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave.
Të të bëj një fotografi, e pyeta
Nuk është e mundur, tha ajo
Fotografia ime nuk është për keq, i thashë
Ky është Ben Blushi, tha një grua tjetër, pranoje nuk ka problem
Për çfarë i bën këto foto, tha vajza
Dua të bëj një libër me njerëz të bukur, thashë unë
Mendon se jam e bukur?
Shumë, i thashë
Mirë, por a mund të më nxjerrësh vetëm me kurriz, tha vajza
Të paktën në profil, i thashë
Sot jam pak e skuqur, tha vajza
Si quhesh, e pyeta
Sonada
Sonata?
Ma ngatërrojnë shumë njerëz, Sonada jo Sonata
Kur je mbuluar?
14 vjeç
Je e lumtur?
Shumë e lumtur
Po mami është e mbuluar?
Mami u mbulua 2 muaj përpara meje
Pra ti u mbulove nga mami?
Unë u mbulova sepse e ndjeva
Po motra është mbuluar?
Motra është praktikante, nuk është mbuluar, por mezi po pret
Dëgjon muzikë, e pyeta
Është e ndaluar, tha Sonada
Po si mund të jetosh pa muzikë, a ka gjë më të bukur, e pyeta
Është e provuar që muzika dëmton veshët, tha Sonada
Po në dasma shkon?
Kam shkuar, tha Sonada
Nuk ke kërcyer asnjëherë?
Pothuajse nuk kërcej, tha Sonada
Duhet të dëgjosh muzikë, i thashë, nuk ka asgjë të keqe
Këngët kanë shumë fjalë të papërshtatshme, tha Sonada
Sa vjeç je?
19
Çfarë shkolle bën?
Për infermieri
Të lejojnë në shkollë të mbuluar?
Po aty ka dhe vajza të tjera si unë
Kur do martohesh?
Kur ta vendosë Zoti
Po si do njihesh me dikë kur nuk del, nuk dëgjon muzikë, nuk shkon në disko dhe nuk të lejohet të takosh djem?
Përmes lutjes, tha Sonada
Pra ti lutesh edhe për të gjetur një djalë, e pyeta
Unë kam përcaktuar karakteristikat e njeriut me të cilin dua të jetoj dhe lutem që ai të shfaqet
Po a gjendet burri duke u lutur?
Edhe familja mund të ndihmojë, tha Sonada
Pra do fejohesh me mblesëri?
Mblesëria nuk është e keqe, por familja nuk do bëjë asgjë pa më pyetur mua
Çfarë është Zoti për ty?
Zoti është diçka kaq e madhe sa nuk përshkruhet dot me fjalë
A mund ta hedh foton tënde në instagram?
Mund ta hedhësh
Je një vajzë shumë e mirë Sonada
Duhet të iki, tha Sonada
Do marrësh abdes, e pyeta
E mora abdesin, tani do lutem
Lutje të mbarë, thashë unë
Faleminderit, tha Sonada


Bajrami në Elbasan

Bajrami në Elbasan

Ja, si po përçudnohet Shqipëria e shqiptarët, dhe disa muslimave, apo qeveritarëve e deri edhe gazetarëve e intelektualëve, nuk u bën përshtyopje fare ky poshtërim i popullit të tyre, dhe e lëshojnë fjalën si lopa bajgën duke uruar: Gëzuar Fitër Bajramin.
Ata që e duan popullin e tytre kështu, ata që duan trashëgiminë turke-osmane, ata i urrejnë Shqipërinë dhe shqiptarët!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.