8.5 C
Tirana
E hënë, 9 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (8)

Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (8)

1
Veton Surroi - ekskluzive

Letra e Veton Surroit dëguar Adem Demaçit (pa ndërhyrje në drejtëshkrim)

Ismet M. Hasani Nga: Ismet Hasani

5. Mbi konsensuesin

Nuk e di a i ke ditur detajet, por me përvojën tënde të gjatë mund të kesh imagjinuar sa vështirë ka qenë që delegacioni shqiptar, ku disa prej njerëzve njoftoheshin për herë të parë, të merrte qendrime të përbashkëta. ardhjes në Kështjellë i kishte partaprirë jo vetëm një historiat i gjatë mospajtimesh mes rrymash të ndryshme ( si p.sh. LDK dhe krahu i cili tashmë identifikohej si i luftës) por edhe animozitetet personale. Njëkohësisht, e sic mund të pritej në natyrën e njeriut, u shpreh edhe uni i tepruar i shumë njerëzve në Kështjellë, ngase ishte bindja se në këtë vend do të vendosej, për herë të parë me prani të shqiptarëve, për fatin e Kosovës. Dhe, mbi të gjitha, Kështjellës i kishte paraprirë edhe një luftë e brendshme për pushtet: kush do të jetë ai që do t’i prijë Kosovës deri në clirim, kush do të kthehet në Kosovë si clirimtar.

Në këtë pjesë të debatit, ndonëse nuk ishe i pranishem fizikisht, hetohej hija jote e rendë. Që nga formimi i grupit negociator, G-15 kishe deklaruar se nuk do të marresh pjesë, sepse atij i prin Rugova. Kishe deklaruar, jo një herë, dhe jo vetëm neve që komunikonim me ty, se pa e hequr Rugovën nuk mund të dalim përpara. Por, kundershtimi yt, ndonëse mund t’i kuptoja arsyet edhe atëherë e edhe tash, ishte në parim i gabueshem për dy arsye. Se pari, sepse Rugova kishte besimin e një pjese të popullit, pra kishte legjitimitetin politik të tij dhe si i tillë doemos duhej të merrte pjesë në ndertimin e një konsensuesi të ri shqiptar. Së dyti, sepse Rugova kishte fituar edhe legjitimitet nderkombëtar.
Adem Demaçi

Adem Demaçi

I atillë cfarë ishte, ai megjithatë ishte i pranuar si bashkëbisedues nderkombëtar. Eliminimi politik i Rugovës, sic deshiroje, dhe vendosja e UCK-së, si forcë e vetme politike relevante për kosovarët ishte një rrugë pa krye. Nga njëra anë, ishte kunder idesë se konsensuesit dhe do t’i fryente edhe më tepër zjarrit të konfrontimit brendashqiptar kur shqiptarët ishin në konflikt me regjimin serb. Nga ana tjetër, do t’ia pamundësonte Uck-së legjitimitetin e duhur politik nderkombëtar, për të cilin disa prej nesh jemi përpjekur me vite të tëra, ngase nga diplomacitë perendimore do të trajtoheshin si grup cubash që me forca armesh duan ta imponojnë vullnetin e tyre politik mbi shqiptarët e tjerë. Fundja, një propagandë të këtillë e bënte edhe vetë Millosheviqi, ndërsa në botë e trumbetonte diplomacia ruse.

Me këso peshe të insistimit tënd, që hetohej në Kështjellë, mezi ia dolem fillimisht edhe të formonim një ekip funksional. Por, ja që ishte e mundur që erdhi në Kryesi të delegacionit e edhe në ekipin e ngushtë negociator (i cili barti barrën më të rendë të negociatave rreth Projektmarrëveshtjes) bashkëjetonin UCK-ja, LDK-ja dhe të tjerë. Për herë të parë në historinë tonë u pa se ishte i mundshem konsensuesi në vend të eliminimit.

6. Mbi kultin e personalitetit

Dikush e kishte interpretuar zgjedhjen e Hashim Thaqit në krye të Kryesisë se delegacionit si eliminim të Rugovës. Nga ana e Hashimit dhe e pjestarëve të UCK-së mund të jetë interpretuar kështu, kurse nga ana e Rugovës mund të jetë interpretuar si koncesion i perkohshem që të mund të zhvilloheshin negociatat. Diplomatëve perendimor u përpoqem t’u shpjegonim se e tërë kjo është një produkt i një insistimi tonë, edhe timin personal për një politikë inkluzive dhe ndertim konsensuesi. Pa Uck-në nuk kishte negociata dhe ishte pak a shumë jorelevante cka do të thoshin të tjerët, nese më këtë nuk pajtohej edhe UCK-ja. Gjithsesi, ky pozicion kishte edhe anën tjetër të medaljes konsensuale: edhe po që se pajtoheshin të gjithë tjerët, me peshë ishte se cka do të thoshte Rugova. Një ditë e shpenzuar në zgjedhjen e Kryesisë, megjithatë, tregoi jo vetëm konfliktin e së kaluares, por edhe të ardhmes, ate që e kemi parë të shtjelluar sivjet, kur duhej zgjedhur Presidentin e Kryeministrin.

Shqiptarët e Kosovës, të edukuar në frymën e një tradite bajraktarësh e prijesish të padiskutueshem, donin ta shihnin vetën si të parin, si njeriun në krye, pa marrë parasysh se cka ndodhte më tutje, dhe cfarë do të ishte cmimi për të ardhur në këtë pozicion. Për Hashimin, kjo ishte evidente me gjestin e tij të parë-urdhrin që Kosovapressi të emitojë se ai është kryetar i delegacionit. Për Ibrahimin, ishin gurët e mineraleve që ia jepte cdo oficeri të ushtrisë e policisë që do të vinte të na fliste për ndonjë pjesë të draftit, dhe për përqafimet e panatyrshme në të cilat turrej ndaj ministrave të habitur që përnjëherë ndesheshin me trupin e brishtë të Rugovës.

Për Hashimin ishin fjalët: “Unë, kryetar i delegacionit”, për Ibrahimin: “Unë, president i Kosovës”. Për as njërin e as tjetrin nuk ishte më rendësi se për cka konkretisht negociohej, meqe as që i kishin lexuar draftet. Ishte, papritmas edhe ti. Kur serbët hynë në vështirësi me Treshen ndëmjetëse, dhe Shainoviqi fluturoi për në Beograd për t’u takuar me Millosheviqin, Hashimi kërkoi nga ndërmjetësit që të takohej me ty në Lubjanë. Kështu, ti që kishe qenë kundër negociatave, u shnderrove në faktorin që do të kontrollojë pjestarët e UCK-së në to, ashtu si Millosheviqi do të kontrollonte delegacionin serb.

Përnjëherë, figura jote, që gjithnjë kishte qenë historike për të gjithë kosovarët, e rrezikuar të mbesë jashtë historisë me mospjesmarrjen në negociata, u rikthye në Histori.

Por, nuk ishte vetëm Historia, ishte edhe e ardhmja, ngase ai që do të dilte fitues nga Rambouillet, në palën kosovare, do të kishte të drejtën e udhëheqjes në Kosovë. Këtë e dinin Hashimi dhe Ibrahimi, këtë e dije edhe ti. Me vite të tëra, sikunder Totemi të indianët e Amerikës, figura jote ishte shnderruar në Totem të rezistencës kundër regjimit serb, dhe tash ti dëshiroje që ky Totem të bëhet edhe i Lirisë.

( V i j o n )

1 KOMENT

  1. I nderuari Kryeredaktor!

    Falenderim
    Ju falënderoj për publikimin e pjesës (8) të titullit të mësipërm.
    Në shënjë respekti ua dërgoj këtë mendim personal:

    *Mendimet janë si pika uji, me të cilat mbushet, deti e oqeani. Në qoftë se mendimet janë të mira, atëherë njeriu do të notoj këndshem në valet e detit e të oqeanit. Po që se mendimet janë negative, njeriu do të zhytet e do të fundoset në thellësinë e detit e të oqeanit. IMH)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.