23.1 C
Tirana
E shtunë, 24 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi SHQIPËRIA – poezi

SHQIPËRIA – poezi

0
Gruaja shtatzënë në protestë

Ferdinand Laholli ERDINAND LAHOLLI
(Poezi shqip-gjermanisht)

SHQIPËRIA

Ajo është ajri i perëndishëm në mushkëritë e kombit,
jo tokë që shitet me një firmë fodulle,
as pasuri që ndahet pas dyerve të mashtrimit.

Ajo është alfabeti shqip në zemrën e foshnjës
libri i dashurisë në duart e fëmijës,
ëndrra që ushqen zgjimin e të rinjve.

Shqipëria nuk është pronë kryeministrash,
as plaçkë qeverish që mbjellin vëllavrasjen.

Ajo është amaneti i amshimtë i brezave,
një emër që s’pranon të pronësohet.

ALBANIEN

Sie ist der göttliche Atem in den Lungen der Nation,
kein Land, das sich mit hochmütiger Unterschrift verkaufen lässt,
kein Gut, das hinter den Türen des Betrugs aufgeteilt wird.

Sie ist das albanische Alphabet im Herzen des Säuglings,
das Buch der Liebe in den Händen des Kindes,
der Traum, der das Erwachen der Jugend nährt.

Albanien ist nicht das Eigentum von Ministerpräsidenten,
keine Beute von Regierungen, die Brudermord säen.

Sie ist das ewige Vermächtnis der Generationen,
ein Name, der sich niemals zum Eigentum machen lässt.

© Laholli

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.