“Shpirti ekziston”

0
Skënder Mulliqi

Ese

Skënder MULLIQI

Kohën e fundit më të vërtetë gjithnjë po më vjen vështirë të shkruaj. Ne fakt gadi çdo ditë edhe po shkruaj, diqka, por së sa është më vlerë ajo mbetet ta thonë të tjerët. Por, sigurishtë që pas çdo shkrimi megjithate ndihem pak më mirë. Lirohem nga një pjesë ndoshta e energjisë dhe lirohem nga vetvetja ime. Mendoj, së ndoshta jam duke dhënë një kontribut sado të vogël për njerëzit dhe shtetin e këtij nënqielli. Edhe këtë le ta vlerësojnë lexuesit e nderuar.

Edhe në dashuri njerëzit e humbin besimin, e humbin besimin duke kërkuar më të mirën, më të vlefshmen dhe duke kërkuar atë që jetën e bënë më të lumtur.Nuk duhet të harrojmë megjithate së dashuri gjithmonë ka pasur dhe do të këtë sa të jetë kjo botë. Në rrugën tonë jetësore hasim në të mirën dhe të keqen, kemi gjithfarë përjetimesh… Jeta është fragmenatare si copat të cilat dëshirojmë t’i bashkojmë e nuk mundemi të bëjmë këtë gjë kurrë. Gjithmonë ëndërrojmë dhe dëshirojmë të jemi së bashku më ata që i dojmë, më ata të cilët i kemi mendimet e përbashkëta jetësore.

Jo gjithmonë, nuk na duket rrethi ku jetojmë i bukur …Kam mësuar dhe mësojë për gjendjën shpirtërore të njeriut, për dallimet, për emocionet, dhe dhëmbjët e tyre. Gjithë jetën më mundësite dhe dijën i jam kundërvu padrejtësive, të cilës formë të paraqitur. Jam munduar dhe mundohem mos më qenë kalkulant, dhe as që kam menduar për pasojet kur bëhët fjalë për padrejtësitë që ju bën qytetarëve pas luftës. Babai im i ndjerë më ka mësuar, që mos të pranojë pa vetëdije asgjë, mos të bie pre e autoriteteve, duke ju marrë patin më servilizëm. Sigurisht së shumë qka është gjenetike, dhe gjenetike eshtë edhe inati, për të jetuar vertikalisht, pa u nënshtruar. Kjo është edhe moto e jetës time.

Sigurisht së kjo në këtë botë të mbushur plotë sherre është si shpatë më dy teha. Të tillët si unë edhe nuk kalojnë mirë, së kjo botë është mbushur më shumë më pandershmeri së sa që po jetohet ndershmerisht. Para së më qenë zotëri duhet më qenë njeri. Shpesh njeriu duke dashur të plason ide të reja dhe dobiprurëse, nuk arrinë t’i bashkon të gjithë ato fragmente të shkëputura. Mbulimi i gjithë asaj që është reale më të pa vërtetat, nuk më shkon për dore.

Bota nuk është reale si e paramendojmë ne, megjithate e kemi për detyrë që ta bëjmë një botë më të lumtur, një botë të cilën edhe e kemi të ngulitur diku thellë në mendjën tonë. Edhe unë, por edhe shumica nuk janë shumë të lumtur, nuk ju bëhet fytyra e qeshur si fëmijeve të pa djallezuar. E sigurisht së kemi dëshira që shpesh të bëhëmi të lumtur si fëmija… Jeta është si brisk i mprehtë mbi të cilin jetojë, por jo edhe tme ndalë në synimet e mia…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.