Skënder MULLIQI
Presidenti i Serbisë, është ai që vazhdimisht po prodhon kriza. Ky kriminel lufte po i përbinë fjalët e veta sa herë që është nevoja. Këtë retorikë rrenash serbet e kan treshëgim nga Dobroca Qosiq. Po mashtron botën perëndimore qysh po i teket atij. Vuçiqi po iu imponon politikën fashiste BE-së, së është faktor paqe dhe stabiliteti në botën serbe. Ne anën tjetër miqësinë e verëtetë e ka më Rusiën cariste dhe më Kinën. Vuçiqi po lobon kunder Kosovës, edhe përkunder së ka firmosur marrveshje në Bruksel, për mos lobim.
Ai në krye të grupit ka emëruar Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daciqin, për tia pamundësuar Kosovës inkuadrimin në Këshillin e Evropës. Si duket Serbia edhe gjeti aleatin që Kosovës tia pamundëson këtë rrugëtim në një organizem të rëndësishem ndërkombëtar. Presidenti Vuçiq, para pakë kohë kishte vizituar Francën, dhe kishte deklaruar, së presidenti Makron, i ka premtuar që Kosovës t’i vihet kushti paraprak për implementimin e Asociacionit. Duket së kjo vizitë edhe do të rezulton pro lobimit serb.
Ka pararlajmërime së do të këtë veto nga Gjermania, Franca dhe Italia, që është kunder proceseve pozitive për paqë dhe prosperitet në Ballkan. Një perkrahje e tillë karshi serbomadhit, dhe kriminelit të luftës, Aleksander Vuqiq, do ti shërben atij mirë në rrugëtimin për realizimin e idesë, të gjithën serbët në një shtet. Ky stopim i Kosovës, nuk ka së si të kuptohet ndryshe, veq përkrahje e hapur Serbisë putiniste, dhe anashkalim të Kosovës proevropiane. Vuarje e shkopinjve nën rrota nuk është dashamirësi dhe as miqësi ndaj Kosovës së vogël.
Po hidhën poshte deklarimet e Bokojanis së” Kosova është shtet parlamentar dhe demokraci funsionale,ku pranimi në Këshillin e Evropës, do të ishte etapë në procesin e integrimeve të Kosovës në strukturat evropiane. Bokojanis gjithashtu kishte thënë së Kosova ka arritur përparime edhe kur bëhët jaltë për luftën kunder krimit dhe korrupcionit, si edhe kur bëhët fjalë për të drejtat elementare njerëzore.Me mos pranim të Kosovës do të shkelën parimet bazë të 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Nga këto shtete pavarasinë nuk e kan njohur 12 prej tyre, dhe si duket edhe ky element ka ndikuar që të merret vendim kaq i padrejtë për mos pranim të Kosovës.
Si duket në lobim të Serbisë të Vuqiqit, është inkuadruar edhe hungarezi, Viktor Orban, i cili do të tënton të binde Italinë pro Serbisë, kur dihet së disa parlamentarë më deklarimet e tyre kan dalë kunder Kosovës. Liderët perëndimor gjatë kishin besuar së Beogradi është qelësi i stabilitetit rajonal, edhe vitëve të 90-ta kur në pushtet, ishte autokrati, Sllobodan Millosheviq. Rezultati i gjithë kësaj dihet. Millosheviqi fillojë luftën pushtuese ndaj republikave të tjera, duke lënë mbrapa mijëra viktima të gjenocidit serb në Bosnje dhe në Kosovë. Në fund për të shpetuar këta popujë kishte intervenuar NATO.
Duket së të njetin gabim, bota përendimore do ta përseritë edhe tash, më presidentin Vuqiq në krye të Serbisë. Dhe, gabimi i mundshem i përseritur nga faktori ndërkombtar, do të dërgonte popujtë e rajonit pas 30 vitesh, në një luftë edhe më të tmershme, se ajo më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Duket së këto lëshime ndaj Serbisë të pareformuar, po bëhën edhe nga interesat e reja të Evropës, por edhe të Amerikës në rajon. Së a do të jetë kështu apo do të mbetet më shumë spekulim, do të tregojë koha.