SHËTIJTE NËPËR TITUJ

0
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Duke shfletuar portalin e « Bota Sot », u ndala tek titujt:

  1. Humolli: Kurti duhet ta definojë se a është Kosova e pavarur apo jo

MË: 8 QERSHOR 2024

Përgjigja ime në pyetjen e Humollit është e prerë : jo, Kosova nuk është e pavarur. Kosova është e varur shumëfish:

Është e varur nga bashkësia ndërkombëtare,

Është e varur nga Kushtetutae Ahtisarit

Është evarur nga dialogu, të cilën e ka kapur për fyti Serbia me përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe nuk është duke e lëshuar.

Është evarur nga opozita kosovare, që, sikur nuk kanë qenë në pushtet asnjëherë, aq shumë përpiqen të na shesin patriotizëm e atdhedashuri, sikur nuk janë këto parti opozitare që Kosovën e sollën deri në këtë nivel, duke pranuar çdo propozim të Vuçiqit në bisedime, dhe

Është e varur me disa gabime të kryeministrit Albin Kurti, i cili, ende pa u zgjidhur disa çështje në bisedime, shkon e hap disa të tjera, pra me nguti. Nuk pranon disa kërkesa të SHBA, përkundër që duken si të panevojshme, ata i dinë e i shohin gjërat më larg.

Fatmir, e di edhe ti mirë se Kosova është e varur !!!…

  1. Tahiri komenton deklaratën e Asamblesë gjithë-serbe: Bie ndesh me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkan dhe Marrëveshjen e Dejtonit

MË: 8 QERSHOR 2024

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskas në Beograd ku u mbajt “Asambleja gjithë-serbe”.

Është hera e parë që hasi një shkrim-reagim të Besnik Tahirit ndaj politikës serbe! Jam mësuar të shoh vetëm reagime, ndërhyrje, mospranime, sulme ndaj qeverisë në pushtet dhe qeverisë. Kjo është hera e parë e tij dhe më çuditi. Pata fituar bindjen sikur edhe ky ishte në një vijë me politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës! Pra më vjen mire për këtë, dhe këso reagimesh, edhe si deputet, edhe si kryetar i Grupit Parlamentar i një partie, duhet të dëgjohet më shumë se sa në përplasjet me pozitën.

  1. Tubimi i Vuçiq-it dhe Dodik-ut/ Driton Tali bën krahasimin me Millosheviçin – Ky ishte qëllimi!

NGA: A.SH MË: 9 QERSHOR 2024

“Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes ndaj tij, respektimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjes së detyrimeve, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha presidenti serb gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Këtë e elaboron mirë edhe Driton Tali, me rekomandimin se duhet të kihet kujdes, nga që, edhe pse nuk mblodhi një million serbë, mjaftojnë ata 10 mijë, se këta janë nga “përfaqësuesit” e serbëve. Këta të gjithë janë në rrugën e Millosheviqit por me një petk tjetër, gjoja se me dialog, por e lënë edhe dialogun, kur ata duan më ndryshe, më shumë se që u jep dialogu. Dialogu nuk del jashtë kornizave të arsyes e drejtësisë, pra që secili duhet të marrë vetëm aq sa është e tija, jo më shumë dhe jo me dhunë. Po, serbët, për realizimin e shovenizmit të tyre, e lënë dialogun në gjysmë.

  1. Bugajski: ShBA-ja dhe BE-ja të ndalin dominimin serb në Ballkan

MË: 9 QERSHOR 2024

Bugajski, që është një nga analistët më të mirë, shkruan ashtu si duhet të veprohet, pra që serbinë duhet ta ndalojë e të mos jetë dominuese në ballkan, se pse, vetëm nga serbët mund të shkaktohen luftëra këtu, me inicimin e rusisë.

Kjo është plotësisht e qëndrueshme, për të eleminuar luftën në Ballkan, ku Serbia pretondon të jetë dominuese mbi popujt tjerë. Nga ky artikull këshillues do duhej marrë mësim, sepse përmes kësaj dhe luftërave tjera, bëhen përpjekje në zotërimin e e Ballkanit nga Rusia.

“Për të minuar udhëheqjen e SHBA-së në bllokun e pavarësisë, Moska inkurajon konfliktet rajonale. Ajo përfiton nga përfaqësuesit dhe bashkëpunëtorët si Hamasi, Hezbollahu dhe regjimi iranian për të kryer sulme terroriste dhe për të ndezur luftëra në Lindjen e Mesme.

Ajo inkurajon regjimin e Vuçiqit dhe bashkëpunëtorët e saj në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi për të destabilizuar qeveritë e pavarura dhe për të krijuar probleme për Uashingtonin në Ballkanin Perëndimor. Dhe ajo mbështet Korenë e Veriut në qëndrimin e saj kërcënues bërthamor ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë”, shkruan ai.

  1. Vuçiq flet për median zvicerane: Ishim afër kompromisit, por Kosova…

MË: 9 QERSHOR 2024

Vuçiqi, si gjithherë, është kontraverz. Ai edhe nuk është për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, edhe nuk pranon vetë Marrëveshjen e Brukselit e të Ohrit, edhe në anën tjetër thotë se ne jemi për dialog! Dhe,ndërkombëtarët po i besojnë, se ata që ishin për ndërmjetësim të bisedimeve ishin pro Vuçiqit. Po, se Vuçiqit i janë bërë shumë lëshime nga sjelljet e tij edhe me Rusinë po edhe me Kosovën.

Me Kosovën ai ka luajtur me ndërkombëtarët si ndërmjetësues. Vuçiqi është për zbatimin e e Marrëveshjeve në fjalë, aty ku është asociacioni, por jo edhe pikat tjera. Pra, nuk mund të bëhet asociacioni pa e pranuar më parë Kosovën e pavarur në kufijt territorial kah i ka sot Kosova, jo kah dëshiron Vçiqi.

“Neve na duhet zgjidhje kompromisi, dhe ishim afër. S’deshën ata kjo të bëhet. Tani jemi larg zgjidhjes së kompromisit, tashmë as nuk flasim. S’duan ta themelojnë Asociacionin, që e kanë obligim nga Marrëveshje e Parë. Gjendja është e vështirë, por do të bëjmë ç’mos për mbatjen e paqes”, tha Vuçiq.

Ai vetëm e thotë ishim afër, dhe nëse dikush nuk ka dashur zgjidhje, Vuçiqi është ai që nuk ka dashur. Ai përmend kompromisin, por nuk tregon se kush duhet e çka duhet të jetë kompromisi. Vuçiqi nuk ka qenë asnjëjherë për zgjidhje.

Ai vazhdimisht ka refuzuar kategorisht njohjen e Pavarësisë së Kosovës. E, pa njohjen e Pavarësisë së Kosovës, nuk ka  normalizim të marrëdhënieve. Këtë e di Vuçiqi, përkundër që përpiqet të akuzojë palën tjetër.

Gabimi është bërë me hyrje në dialog me Serbinë. Gabimi tjetër u bë me fusnotën, me të cilën nuk definohej statusi i Kosovës, e Pavarur.

Tani, Serbia laun, jo vetëm me Kosovën, por me ndërmjetësiuesit dhe me gjithë bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA.

Me Serbinë nuk ka lojë, ajo është tinëzare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.