Gani i. Mehmeti
Kështu po na del sipas njërës nga gjashtë pikët e kërkuara nga kryetarët e katër komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës.
Këta kërkuan të sigurohen nga KFOR-i! Kjo është një parollë e shpikur nga kryetari i Serbisë, Vuçiq, por jo se serbët e Kosovës janë të rrezikuar nga diksuh, e aq më pak nga shqiptarët. Serbët e Kosovës kanë të drejtat më të mëdha që mund të ketë një pakicë në të gjitha shtetet në botë. Këta janë lazdruar, këta kërkojnë diçka tjetër, të ndërsyer nga kryetari i Serbisë, i cili është kundër Pavarësisë së Kosovës dhe e lufton këtë me çdo mjet. Ai vet ka thënë se nuk do e njohë Pavarësinë e Kosovës, ndërsa, përmes serbëve në Kosovë, ai përpiqet ta destabilizojë Kosaovën dhe mbarë Ballkanin.
Mua më çudit fakti se si ndërmjetësuesit evropianë dhe, kësaj radhe edhe të SHBA, nuk e shohin këtë dhe nuk ia thonë në sy Vuçiqit dhe serbëve të Kosovës, se, nëse dikush është i rrezikuar, atëherë, shqiptarët janë ata, dhe, pikërisht nga serbët, qoftë nga ata të Kosovës, qoftë nga vetë Serbia me kryetarin e saj Vuçiq. Ata janë duke rrezikuar, jo vetëm shqiptarët, por mbarë Ballkanin e ndoshta më larg.
Vuçiqi dhe serbët në përgjithësi, nuk mund të pajtojnë të jenë të barabartë me shqiptiarët, ata janë mësuar të jenë sundues, ndërsa shqiptarët t’i kenë shërbëtorë e shfrytëzues, për çka edhe shqiptarët kanë luftuar për të drejtat e tyre.
Pse shqiptarët duan të jenë të barabartë me popujt e tjerë – ky është rreziku i serbëve. Ata mendojnë sërish të bëhen kolonizatorë të Kosaovës, sërish mendojnë ta pushtojnë Kosovën, madje edhe me praninë e KFOR-it dhe të NATO-s në Kosovë.
Prandaj, që të pajtojnë serbët të jenë të barabartë me shqiptarët, nuk është dashur të hyhet fare në bisedime, të paktën me Serbinë. Përse Serbia të flasë për serbët e Kosovës, kur këta kanë më shumë të drejta se sa shqiptarët. Serbët, vetëm pse dine të amkohen, tjerët nuk duhet t’i dëgjojnë. Kur është sulmuar ndonjëri nga serbët në Kosovë prej pas luftës, kur Serbia bëri gjenocid në Kosovë? Pastaj, nuk janë duke u ankuar serbët e Kosovës, por Serbia po ankohet për ta, në emër të tyre!
Deri sa këtu është NATO, është KFOR-i, janë ndërmjetësit e BE, të SHBA dhe ambasadorët e shteteve tjera që përcjellin të gjitha ngjarjet, deri sa nuk ka pasur sulme ndaj serbëve asnjëherë, përse Serbia të flasë për ta, kur vetë Serbia është e interesuar të destabilizojë Kosovën, jo për serbët, por për të mohuar e për të mos e pranuar Republikën e Kosovës.
Sikur Serbia të ishte kaq e drejtë, kaq e interesuar për të drejtat e pakicave, ajo nuk do ua mohonte shqiptarëve në Serbi të gjitha të drejtat! Serbia dëshiron vetëm vet të marrë, jo të japë edhe tjerëve të drejtat. Ajo është destabilizuese, prandaj është armatosur. Serbia, të jemi të qartë, nuk është armatosur për ta sulmuar askë tjetër, vetëm shqiptarët, ndoshta edhe boshnjakët. Ajo nuk guxon të sulmopjë asnjë shtet fqinj tjetër.
Shqiptarët i ka gjetur të ligj, pse këta edhe vetë janë të përçarë, janë të paarmatosur, janë pa përkrhajen e madhe, siç e kanë serbët Rusinë, e cila u ka ndihmnuar e përkrahur që nga koha e e formimit të Serbisë në pashallëkun e Beogradit, prandaj mendjonë në pushtime të tokave shqiptare. Iu duhet Trepça, iou duhet bregdeti…
Pra, nuk janë serbët të rrezikuar nga askush. Ata askush nuk i ndjek, nuk i frikëson, nuk i vret… Ata nuk pajtojnë me kaq territor të pushtuar nga shqiptarët që nga vitet 1877/1878, kur i ndoqën shqiptarët nga trojet e tyre prej Nishit e deri në Kosovë. Ata do të jenë të kënaqur vetëm kur të mos ketë shqiptarë më!
Serbëve duhet t’u bëhet e qartë se Kosova është e pavarur dhe pikë, ashtu siç tha kryetari i Gjermanisë javë a muaj më parë. Ashtu siç i thanë edhe disa nga amerikanët ditë më parë në Beograd.