Tre argumente që shqiptarët arvanitas janë autoktonë në Greqi (Iliro-Pellazgjia e jugut)

0
Iliria

Fondacioni Albana

Në radhë të parë, harta e sjellë ka nevojë për shpjegime, por edhe sepse është pjesë e argumentit.

Për kufirin veriperëndimor, kujtojmë që Straboni përmendte si ilirë breunet dhe geneatet në zemër të alpeve të Europës (kufiri italo-austriak). Herodoti shkruante se Danubi buron nga territoret keltike (Pylli i Zi në Baden), pastaj vijonte në territoret ilirike. Herodoti ka shkruar para dyndjeve keltike, kur keltët njihen prej kultures La Tene (qendra te liqeni Neuchatel në Zvicër), kështu Norikumi (Austria) ka qenë njohur si territor ilir.

Në Itali, kemi Adriatikun ilir, nga venetët, pikentët, frentanët, daunët, mesapët, peuketët, por edhe konët (kaonët) në Bazilikatën e lagur nga deti Jon. Mund të shtohen edhe sikulët dhe elimejtë në Siçili, por për më tepër mund të shihni falas online në Enciklopedinë Treccani, zërin ”Illiri e Illiria”.

Në Ballkan kemi padyshim të përfshirë grupin e njohur si paleoballkanik; ilirët, trakët, dakët, ndërkohë që në enciklopedinë e sipërcituar kemi për veriun, kuadët e fise të tjera të Sudeteve e Danubit deri në Baltik :
a settentrione con i Quadi e altre tribù dei Sudeti e del Danubio fino alle regioni del Baltico” (në veri me Quadi dhe fise të tjera të Sudetëve dhe Danubit deri në rajonet baltike).

Principatat shqiptare

Në jug kemi Greqinë e njohur si Pellazgji, por edhe me fise të tjera iliro-pellazgë të lëvizura më vonë, si dorët në Peloponez, ishuj e Azinë e Vogël, beotët dhe thesalët (shkëputur nga thesprotët) të ardhur nga Epiri e të përhapur në Thesali, Beoti, ishuj e Azinë e Vogël.

Në Azinë e Vogël kujtojmë frigjët e mbretit të famshëm Midas, shkëputur nga brygët ilirë, që banonin nga Adriatiku afër Durrësit në Egjeun afër Selanikut (përmenden edhe brygë në Epir). Po ashtu edhe bitinët trakë, dardanët e trojanët e dardaneleve etj.

Arvanitët në Greqi të shkuar nga Shqipëria apo vendas, anas, autoktone?
Pas shpjegimit të hartës, le të përqendrohemi te arvanitët. Historiografia zyrtare thotë se kanë shkuar atje në shek. XIV ( koha e “Frankokratisë“, sundimi i frankëve/latinëve) si emigrantë dhe për këtë ka dokumente të kohës.

Ka disa probleme me këtë teori, ku 3 më kryesoret janë:
1- dialekti arvanitas është i afërt me dialektin çam, pra fqinjë me atë dialekt, që do të thotë se është dialekt i formuar në territore fqinje me Camërinë, pra aty ku njihet si Greqi
2- në shek XV, autorët e kohës thonë se shumica e popullsisë në Greqi ka qenë arvanitase
3- Arvanitët e quanin gjuhën e banorëve të tjerë të Greqisë si shkljerishte dmth shqerishte, gjuha e shqeve, shkijeve, sllavëve.

Harta e Ilirisë

Pa përjashtuar aspak dokumentet historike, pra që ka pasur padyshim lëvizje shqiptarësh në shek XIV, nga Shqipëria e poshtme, por edhe Kosova sipas disa burimeve, asnjë nga 3 pikat e përmendura nuk gjejnë aspak shpjegim në hipotezën e arvanitasve mërgimtarë.

Le t’i argumentojmë shkurtimisht 3 pikat
1-Në fakt, nqs të gjithë arvanitët do të kishin shkuar në shek. 14, dialekti i tyre do të ishte formuar nga përzierje të dialekteve gege e toske, ose nenvarianteve çamërisht, labërisht, toskërishte veriore e variantet gege, përfshirë ate të Kosovës.

Dialekti i tyre do të ishte diçka e ngjashme me arbërishten në Italinë e jugut (më shumë kompleks të folurash, por jo dialekt i qartë), por nuk do të ishte një dialekt i qartë, aq më teper nje variant dialektor që ngjan me çamërishten, pra i formuar nga shqipja që flitej në fqinjësi me çamërishten.

2- Problemi bëhet shumë serioz kur shohim se nga disa dhjetëra mjë emigrantë që supozohet të kenë shkuar në shek 14, të kemi në shekullin 15, arvanitët si shumicë popullsie në Greqi (300 mijë nga 450 mijë banorët e Peloponezit thotë një autor frëng).
Po ashtu, arvanitasit si emigrantë nuk ishin as pakicë sunduese, që t’u kenë imponuar gjuhën shqipe dhe identitetin popullatave të tjera në Greqi.

3- Nqs arvanitasit do të kishin shkuar në shek 14, nuk do të kishte asnjë arsye pse gjuhën e folur në Greqinë e asaj kohe, ta quanin shkljerishte, gjuha e sllaveve, sepse dihet që sllavët e dyndur në Greqi në shek 7, u asimiluan prej greqishtes kishtare kur u kthyen nga paganë sllavë në të krishterë (duke filluar nga shek. 9., kur Roma e Lindjes, Romania apo Bizanti, ripushtoi Greqinë).

United States of Albania

Nqs do të kishin lëvizur nga Shqipëria, do ta dinin fare mirë dallimin e shkljerishtes me greqishten, gjë e vështirë kur je autokton dhe popullata e katundit fqinj, që dikur fliste shkljerisht, fillon e ndryshon gjuhën dhe si gjuhë e huaj, ngelet po shkljerisht (kujtojmë psh që frëngjishtja në fillim ishte gjuha e frankëve, dialekt gjerman, më vonë frankët u latinizuan dhe gjuha e frankëve/frëngjve u bë frëngjishtja latine).

Pra, këto 3 probleme krejt të pazgjidhura dhe të pazgjidhshme brenda hipotezës sunduese akademike, kanë nevojë për zgjidhje.

Zgjidhjen e jep qartazi argumenti se shqiptarët arvanitas kanë qenë në Greqi, para shekullit 14, por që kanë qenë në Greqi edhe në kohën e dyndjeve sllave, ndërsa në shek 14 atje kanë shkuar disa dhjetëra mijë shqiptarë të dialekteve të ndryshme.
Kështu, shpjegohet pse ishin shumica e popullsisë në shek 15, sepse kanë qenë shumica edhe më herët.

Po kështu shpjegohet që flisnin një dialekt të shqipes më të afërt me çamërishten ( që mund të ketë qenë folur edhe në Etoli-Akarnaninë e Bua Shpatës) dhe shqiptarët e dialekteve të ndryshme që shkuan në shekullin 14, si pakica humbën dialektet e tyre. Kështu ndodh zakonisht me kalimin e brezave kur një shqiptar i një dialekti lëviz në territore ku flitet një dialekt tjetër.

Shqiptarët si shumicë popullsie në Greqi para shek 14, shpjegojnë edhe pse greqishten mesjetare e quanin shkljerishte, gjuha sllave. Kur sllavët janë dyndur në Greqi, popullata shqiptare atje ka quajtur gjuhën e tyre shkljerishte për shumë shekuj dhe duke mos pasur fqinj sllavë, gjuhën greke e quajtën po shkljerishte, në kuptimin e gjuhës së huaj apo thjesht joshqip.

Duke qenë se nuk njihen dyndje shqiptare në Greqi apo me saktë lëvizje shqipfolësish në Iliro-Pellazgjinë e Jugut, prej kohes së dorëve, thesalëve e beotëve, atëherë arvanitasit duhet të kenë qenë shumica e popullsisë edhe në kohën e Greqisë së lashte, me greqishten që ishte gjuha e shkruar, e cila përdorej prej pakicës sunduese (ndoshta edhe si gjuhë e dytë për popullatën pellazgo-ilire, si kemi përdorur gjithnjë gjuhët e pushtuesve si gjuhë e dytë).

Pra, si përfundim, e vetmja teori që zgjidh gjithë problemet është kjo; arvanitasit kanë qenë shumicë në Greqi, para lëvizjeve shqiptare të shek 14 dhe kanë qenë bashkëkohës me sllavët në shekullin 7, por dhe para tyre.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.