Diçitura nga Dhimitër Ligori
(Shkrim publicistik parshikues, herët i publikuar Dje, dhe Sot: me pak përrmisime artistike, në mjetet e informacionit)…
NGA KALOSH ÇELIKU
Përderisa, këthehesha nga Kërçova rrugës për në shtëpi (Shkup), thash me vete: mirë të këthej edhe në “Bit- Pazar”, marr diçka me vete, dihet “hallall”, dhe ushqim për macit ta kalojnë Ditë-Natën.
Posa hyra, dhe: u hudha një shikim çmimeve, Asapak, nuk kishte ndryshime sipas fushatave paralajmëruese parazgjedhore qeveritare, propagandistike para kamerave televizive. Përmëtepër, kishte edhe rritje të paparashikueshme (kujt si t’i teket). Edhe, pse: Qeveria: propagondonte uljen e çmimeve gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare.
Padashtas, aty për aty: mu kujtua kënga popullore shqipatre në lokal Nate, te “Gjuetari”: “Rrushi i Gostivarit”. Këngë, të cilën Unë: sa herë që këthehesha pasmesnate nga Kerçova, rrugës përmes maleve, që sipas rrëfimit të Babait i kishte dëgjuar pasmesnate zërat e të vrarëve gjatë Luftës Dytë Botërore për në Shtëpi: Urraaa, me dorë!
E vizitoja pasmesnate, edhe Unë atë lokal me muzikë nate, në hyrje të Tetovës. Aty, shpesh jehonte edhe zëri i këngëtares mirënjohur popullore shqiptare, Dashurie Dehari, që e këndonte këngën popullore: “Djalin ma ka zënë rakia. Shoqe moj, si ta çoj te shpia”?!
Dhe, pasmesnate: shkrepjeve të armëve brezit, automatikut dhe eureve edhe këngën e radhës popullore: “Rrushi i Gostivarit”. Këngë e cila zgjaste gjithë Natën deri, në Agim. Shkaku, se: këngëtarja pasi i përmendte rend me radhë fshatrat e Gostivarit, dilte në Tetovë. Pastaj në Kërçovë, Dibër Strugë e Kumanovë fushave dhe maleve.
Pasmesnate, e kalonte edhe kufirin me “Rrushin e Gostivarit”, dilte edhe në Kërçovë. Nuk, më kujtohet asaj kohe, a dilte edhe në Shqipëri?! Dikur, pak para Agimit ta pushtojë edhe Shqipërinë.
Pasi i shëtita tezgat e “Bit-Pazarit” në Shkup, dhe u hudha një sy: çmimeve laramane, ndalem pak para një tregëtari “hallall”, dhe i them: sa kushton “Rrushi i Gostivarit?
Më përgjigjet: njëqindepesdhejtë denarë?! Përsëri e pyes, mos ndoshta nuk e kuptova përgjigjen. Ai përsëri: 150 denarë. Është “Rrush i Gostivarit pa fara”. E pabesueshme: rrush pa fara?! Përderisa, rrushi bardhë, dhe ai i ziu në tezgat tjera të “Bit-Pazarit” kushtonin 60 – 70 denarë. I them: Unë, nuk dua rrush pa fara, por me fara!
Një kalimtar rasti, pasi më përshëndet më thotë me ironi: Urdhëro, është rrush me fara për gra, jo për burra.
– Jo, i përgjigjem: Unë, dua rrush me fara për burra!
Sot, “Rrushi i Gostivarit” pa fara, kishte dalë në Turqi…