Rama lidërve europianë: “Anëtarësimi në BE është ‘jetë a vdekje për shqiptarët’…”

0
1
Rama - jetë a vdekje

Arben Çokaj

I mori kaq shumë kohë për ta kuptuar dhe për ta bërë të veten aq sa për ta deklaruar këtë publikisht, se në sjelljen e tij politike ka pak gjë europiane, fatkeqësisht, për të mos thënë aspak. Një lider autoritar e me dhëmbë të shtërguar, hajn në masë, rrenaxhi i klasit të parë, që nuk pyet asnjë për gjërat me rëndësi, që i interesojnë këtij populli; një njeri që tërhiqet nga brekushet e deri vonë falte iftarin me të shoqen hoxheshë bektashie (nuk e di a e ka çuar gruan në haxh), që në fund doli me idenë e përjetshme të një shteti islamik bektashi brenda Tiranës, nuk ka të bëjë fare, asgjë me vlerat europiane.

Rama: “Objektet fetare si xhamia e Tiranës”, i tha Erdoganit, “janë të përjetshme, kurse ne, përveç teje, jemi të përkohshëm në këtë botë…” Këtu i foli atij pavetëdija, për lythën e madhe të kulturës otomane në Tiranë, në përpjekjen e tij për të hyrë në histori, ai po hyn në fakt si një nga vizatimet e pakuptueshme psikotike, karikaturat e tij…

Por të gjitha këto e më shumë se kaq, janë elemente që ky i përdor si elemente, që i duhen për të kapur e mbajtur pushtetin absolut, me duar të forta e të ndyra. Rama mund të jetë shumë i dëmshëm për këtë vend, se idetë e tij të përjetësisë, janë të rrerzikshme. Ai synon të mbetet në histori, dhe nuk ka rëndësi, për mirë apo për keq. Kështu që ai krijon plagë për këtë popull, se është tepër i papërgjegjshëm dhe venturies. Synon të ngjajë me Skënderbenë, ndërsa lëshon mjekrën për t’i ngjasuar Ismail Qemalit, edhe ai një hajn, që për hir të gruas greke, ose shqiptare të Greqisë sipas Elenës, nuk bëri përpjeklje fare për marrjen e Selanikut, ashtu si thonë edhe se Isa Boletini ia dha Sanxhakun Serbisë…

Pra, Rama hyn te ata lidera shqiptarë (vllehë), jo-europianë në sjelljen e tyre politike, të cilët të vjedhin e të shesin për 5 aspra. Që nuk e marrin pushtetin për ta bërë e transformuar këtë vend për mirë, por për famë e lavdi për veten e tyre, dhe nuk pyesin fare për interesat themelore të këtij vendi, për ekzistencën e tij. I hyri me Hashimin një aventure të pustë, për të shitur veriun e Kosovës te Serbia, ashtu si shitën Çakorrin te Mali i Zi. Më pati habitë gazetarja Arbana Xharra kur u bë me PDK-në, u ndikua prej tyre sa thoshte: “Ne na interesojnë ato vizat, (për liberalizimin e vizave me BE-në), se Çakorri disa kodra e male janë, çfarë po na duhen?!” Por ajo kishte hall të ikte në Amerikë, ashtu siç bëri, pasi ua hodhi në tokë rrushat dy të bijve minorenë, ndërsa shante islamin e Turqinë.

Kjo ambivalencë e fuqishme kokë-dhimbjeje e liderve shqiptarë dhe njerëzve të njohur, i tregon ata pa kurriz, pa qëndrime, e pa karakter. Të marrin në qafë me deklarata, e janë në fakt lapera. Por është mirë që të gjithë nuk janë ashtu, edhe pse kemi shumë pak nga ata lidera të qëndrueshëm, se shumica lëkunden si purteka. Mirë që erdhi Albini në Kosovë dhe e çliroi Ramën nga Vuçiqi, se ia kishte parë Kosova sherrin aq shumë, e në mënyrë të pakthyeshme. Vuçiqi kujtonte se Rama ka ndikim në Kosovë – dhe kishte në fakt me si-vëllain Hashimin, dhe po e përdorte për ta hedhur Kosovën gradualisht në prehërin e Serbisë. Por Albini e kuptoi psikikën e kësaj loje politike të ndyrë dhe ua ndali hovin, e injoroi Ramën plotësisht, se ishte injorant, e kështu Vuçiqi nuk mundi ta përdorte më – vetëm si letër higjenike…

Edhe aty ku ndërton Rama, si në Vlorë psh. apo në Durrës, paratë e të keqes, që ai i bën me korrupsion etj. nuk japin suksesin e tyre maksimal, shkaktojnë fatkeqësi të mëdha. Vlora u përmbyt psh., si dikur Shkodra – Venediku i Jozefinës, është ende herët të shihet se çfarër mund të ndodhë në Durrës, pasi të bëhet ‘Durrës Marina’ apo transformimi i qytetit nën pretendimin e investimeve nga Al-Amar, që në fakt janë investime të Ramës e miqve të tij hajna në qeverinë shqiptare. Po presim të vijë në Shkoder si deputet, e ndoshta, po fitoi do i hedhë do para edhe në Shkodër, por uroj të mos na ndjekë në Shkoder ndonjë fatkeqësi si në raste të tjera, se me Ramën ‘dardha e ka bishtin prapa’, prandaj do të jetë fatkeqësi, nëse ai e fiton edhe një mandat.

Rama duhet të ikë, më mirë, se bën dëm më shumë se punë të mira tashmë për këtë vend, por bashkë me të, ose para tij, duhet të ikin edhe Saliu 80 vjeçar dhe Meta, si politikanë palaço e të dështuar, që e kapën peng këtë vend tash 34 vjet në këtë tranzicion pambarim.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.