Pushtimi i Ukrainës nga Federata Ruse dhe kërcënimet me luftë ndaj Kosovës nga Serbia, “Rusia e vogël e Ballkanit”

0
Pajisje ushtarake

Ushtarët ukrainas ngarkojnë raketa Javelin në bordin e automjeteve ushtarake në aeroportin jashtë Kievit më 11 shkurt. Ukraina po përdor raketat kundër tankeve ruse. Fotografi: Efrem Lukatsky / AP / NTB

Bajram Kabashi

Agim Çeku, ish ministër i Mbrojtjes së Kosovës:
Çka ka nevojë gjyqtarja me marrë pjesë në takime me Vuçiq, normal që shteti duhet me vepru. Disa policë të Kosovës kanë shku dhe i kanë raportu atij – kjo nuk është e pranueshme dhe gjithë këtë ai [Vulin] e sheh si sulm ndaj serbëve”.

* * *

Vërtetë duhet pasur kujdes maksimal, kur në 23 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve policore e ushtarake të Serbisë, ish Ministri i Informatave të Serbisë së Milosheviq, tash Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, fillon ta luaj rolin e viktimës, që do të thotë thjeshtë të kërcënimit të hapur me luftë dhe pushtim të Kosovës.

Tash erdhëm aty ku është dashur ta dinim qyshkur, se nuk duhet të ketë pakica të privilegjuara në një vend (e aq më pak të krenohemi me “privilegjimet” e tilla), por vetë qytetarë të barabartë me të tjerët. Pseudoanalistët që çirren studiove televizive nuk duan ta kuptojnë se kur gjyqtarët dhe policët e një vendi, raportojnë në Këshillin për Siguri të vendit tjetër, ata në realitet e tregojnë hapur lojalitetin e tyre.

Trupa ushtarake

Banorët e Marupolit të rrethuar e të shkatërruar, duke pritur në radhë për ushqime e ujë.

Këtu përfundon çdo lloj nevoje për të debatuar për veprimet e tyre, pasi kanë bërë qëllimisht akt tradhëtie ndaj Kosovës, integritetit territorial të vendit dhe Kushtetutës së vendit.

Të detyruar nga Vuçiq apo jme vullnetin e tyre, kjo nuk është më me rëndesi.
Prandaj, Kosova duhet të jetë maksimalisht e rrept me gjyqtarët dhe policët e tillë. Në rastet e tilla nuk guxon të bëhet asnjë lëshim, pasi Serbia kësaj radhe ka provokuar më së ashpëri e qëllimisht.

Ata duhet mbajtur në mend për veprimet e tyre antishtetërore ndaj Kosovës.
Nëse udhëheqësit e Serbisë thonë: “Bisedat dhe Marrëveshjet e Brukselit morën fund…”, ne duhet të themi “punë e madhe”, pasi Kosova duhet të zhvilloj biseda të frymës europiane e jo aso të imponuara serbo-ruse.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe boshnjakët-shqiptarët e Sanxhakut në Serbi, nuk janë “më të këqinj e më me pa vlerë, sesa serbët e Kosovës”.

Ata janë e duhet ti kenë të drejtat e njejta, siç i kanë pakicat në mbarë Europën. Kosova duhet të tregohet tejet e vëmendshme se Serbia mund të sulmoi në çastin kur urdhërohet nga Rusia.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.