Psycho I dhe Psycho II romane për Halloween

0
Ilir Muharremi - Psycho I dhe Psycho II

Dy romane të shkrimtarit Ilir Muharremi “Psycho I” dhe “Psycho II”, janë vepra që preferohen të lexohen naten e Halloween. Janë romane hororr dhe është i vetmi shkrimtar në shqiptar që shkruan vepra hororr. Në romanin “Psycho I” kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur. Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit.

Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Rastësisht në këtë bar ai në distancë takon një njëri të veshur me shije i cili është edhe në pozitë, por aq bukur i përshtatet kryepersonazhi, saqë e bind të shkojnë bashkë në banesën e tij. Kur hyjnë në banesë, ata llafosen, nxjerrë revolen, nga dëshpërimi kryepersoanzhi tenton ta vras veten, me pahir vret personin tjetër. Kjo është vetëm një inskenim nga ana e tij, sepse ai e vret me qëllim t’ja pres gjymtyrët e trupit. Pas vrasjes ai fillon ta pyet veten: “. A jam kriminel? Natyrisht se jo, vetëm luftova për ekzistencë, të ushqehem. Luanët sulmojnë në tufë, po ashtu edhe ujqit. Kur ngopen shtrihen dhe pushojnë.

Por, unë do ngopem me mish njeriu që është shumë i shijshëm, ngjanë më tepër me mishin e peshkut dhe të derrit. Kombinim i përkryer. Më i shijshëm bëhet kur i shtohet kripë, piper dhe hudhër. Pak edhe pikant, tamam i fitohet shija e mrekullueshme. Mishi i njeriut është shumë i këndshëm, ngjanë edhe me atë të viçit por, jo, nëse viçi është i njomë, mishi i tij është më i shijshëm se i lopës. Ka shijen e veçantë ky mish. Është i butë, shumë i butë si i derrit ose i dhisë. Shumë e preferoj pjesën e muskujve, kofshën ose pulpën e këmbës këto janë më të preferuat e mia. Ta copëtoj më parë, t’i mbështjell mirë copat dhe t’i fus në frigorifer…”

Psycho II është vazhdim i Psycho I. Është botuar nga shtëpia botuese dhe shtypshkronja Berati në Prizren. Ka skena tmerri, dhune, vrasje, ekstreme dhe përtej ekstremit. Autori përdorë një gjuhë të re të shkruarit, gjuha e cila nuk e njeh frenimin. Këtu nuk ka rregulla. Ngjarja në Psycho II ka të bëjë me një personazh i cili vuan nga psikopatia. Ai vret nënën dhe gruan e tij. I torturuar nga e ëma dhe babai ai çregullon personalitetin dhe bëhet shumë i ftohtë ndaj realitetit. Personazhi kryesor nuk është i dashuruar në gruan e tij. Ai dashuron nënën dhe në roman shfaqen skenat intime me nënë e tij. Në këtë pjesë autori është fokusuar edhe në elementet erotike të cilat janë të shprehura me shprehja të pa kursyera dhe gjuha direkte. Andaj, ky roman preferohet që të lexohet nga mosha + 18 vjeçare.

Pas vrasjes ai e imagjion se ende nënën e ka gjallë dhe veshet si ajo. Kompleksi i Edipit dukshëm dominon në pjesën e dytë të këtij romani. Pastaj ngjarja tensionohet kur dyshon në gruan e tij se po e tradhton. E zë me shokun e tij të ngushtë. Vret gruan duke e torturuar dhe zë rob dashnorin e saj të cilit ja pret të gjithë gishtërinjtë dhe ne fund ndodh e papritura.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.