Pse osmanët edhe sot e quajnë arnavut kaldërëm – Kalldrëmi shqiptar?

0
Kalldrëm shqiptar

Shkruan: Fahri XHARRA

Një vrap i heshtur, vetëm sa dëgjoheshin fërkimet e lehta të këmbëve nëpër gurët e kalldrëmit. Këtë veprim, një pjesë e masës së popullit, sigurisht se e përcillnin dhe shikonin me një shqetësim e frikë.” – kjo fjali rrëqethëse ndoshta ju rikujton diçka ?

Ose kjo tjetra: “Kjo familje kishte shitur tërë pasurinë e vet të fituar ndër shekuj, që të shkojë në një tokë të premtuar, që kurrë atë tokë nuk e kishin parë… Dolën nga shtëpia e tyre dhe morën rrugën nga stacioni i trenit, duke shpresuar se do të shkojnë në një vend që do të gjejnë një jetë më të rehatshme dhe më të sigurt. Sot kjo familje shkelte kalldrëmin e rrugëve të qytetit të Prishtinës, me shpresë se treni do t’i dërgojë në një tokë të premtuar myslimane dhe kapitaliste.“ ( Ilir Hoxha, Malli për atdhe )

Po mirë, sa e sa mijëra nga ne heshtas dhe plotë frikë e kemi shkelur “kalldrëmin” për të ikur e “shpëtuar“ atje tek ata që na lanë në atë gjendje ?

Sidoqoftë, historia e jonë plotë vuajte dhe mallkime, dëshira dhe frikë ishte e përplasur mbi kalldrëmin e rrugëve tona?

Kësaj here kur e kam nxënë diçka që nuk e kam ditur, e ndjeva si detyrë morale ta ndaj me ju:

ARNAVUT KALDIRIM, Les Turcs emploient ce terme pour désigner pavés et trottoirs“ – Thjeshtë: “Kalldrëmi Shqiptar. Turqit, e përdorin këtë këtë thënje kur ndërtojnë ndonjë trotuar apo e shtrojnë ndonjë rrugë me gurë“.

(https://tr.wikipedia.org/wiki/Arnavut_kald%C4%B1r%C4%B1m%C4%B1
https://www.ergagrup.com/arnavut-kaldirim-tasi/
http://mutlupeyzaj.com/9-.html )

Do të më thoshit, se ku qëndron problem dhe se çka po na tregon ? Po ja, se otomanët e mësuan nga shqiptarët se si shtrohet rruga me gurë. Jo me kot e thonë sot e asaj dite “Arnavut kaldërëm”.

Ne në të kaluarën tonë, të lodhur nga pushtimet e ndryshme kemi harruar bile se disa gjëra qytetëruese i kishim bërë ne shumë kohë para të tjerëve dhe shumë kohë para ardhacakëve pushtues.

Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar me gurë për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet; Rrugë e ngushtë (e gjerë, e drejtë, e shtrembër, e mirë, e keqe, e shtruar me gurë) –  Kalldrëm.

Kurse për foton më poshtë, që e kishte të shkruar “Rrugë Romake” – me erdhi t’i them të gjithëve, që nuk e përmendin çështjen tonë. Shkofshi e mos u kthefshi me këto mohimet e juaja të historisë !

Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Fahri Xharra, 12.04.17

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.