Njerëzit e mëdhej e tregojnë veten në kohë të vështira. Në këto momente nga gjiri i popullit dalin edhe herojtë e vet. Ato marrin situatën në dorë dhe bëhen interpretët më të mirë të tij. Kështu ndodhi edhe me Presidentin e Ukrainës, Zelensky. Askush nuk e besoi në fillim se ky do të organizonte një qëndresë dinjitoze përballë një armiku të madh dhe jo të barabartë me të. Ai në funksionin e presidentit të Ukrainës e mori situatën në dorë dhe e shpëtoi Ukrainën dhe popullin nga asgjësimi i shpejtë i saj… Vendi u shkel nga ushtria e fuqishme e “carit” rus, Putinit. Sot është dita e tetë e luftës në Ukrainë. Pasojat luftës të shkaktuara nga ushtria ruse janë të rënda dhe shumë tragjike.
Bombardime të tmerrshme, qytete të rrënuara, godina të shkatërruara, mbi një milion njerëz të larguar nga Ukraina. Mbi 600 ukrainas të vrarë midis tyre shumë fëmijë, civilë dhe njerëz të pafajshëm. Nga luftimet, raketimet dhe bombardimet, disa qytete dhe objeket janë në flakë. Pamje dhe panoramë rrënqethëse! Po përse gjithë kjo tragjedi? Kundër kujt drejtohet kjo? A u mor në fillim seriozisht Putini? Natyrisht u bënë shumë përpjekje diplomatike nga liderët botëror për ndaljen e luftës por pa rezultat.
Fatkeqësisht Putini nuk u ndal me diplomaci dhe vazhdoj luftën në Ukrainë. Lufta u drejtua kundra Ukrainës dhe popullit paqedashës të saj. Luftën e ideoi, organizoi dhe po e drejton vetë Putini. Ai dëshiron të “rikthejë” Perandorinë e Madhe Ruse apo BRSS-në. Për “realizimin” e kësaj ai nuk kursen asgjë… Nuk kursen dhe popullin e njëgjaku me rusët, ukrainasit… Kësaj radhe ai bëri llogaritë gabim dhe shpresoj se shpejt do ti vijë edhe disfata.
Kjo varet nga mbështetja e mëtejshme e Fuqive të Mëdha ndaj Ukrainës…
Mendoj se humbja e Putinit në këtë luftë, pavarësisht kohës që do ndodhë është e sigurtë, pasi:
▪︎ Lufta e Rusisë është e padrejtë, grabitqare, pushtuese.
▪︎ Nuk u mbështet nga bashkësia ndërkombëtare por u dënua prej saj.
▪︎ Putini u braktis nga shumë aleat të tij.
▪︎ Ndeshi me organizimin, mobilizimin, rezistencën dhe qëndresën heroike të popullit të ukrainës dhe udheqësve të saj.
▪︎ Ushtria ruse, pavarësish epërsive ushtarake në të gjitha aspektet, është mbërthyer nga paniku .
▪︎ Lufta e Putinit në Ukrainë nuk mbështetet nga populli rus, intelektualët, opozita dhe shumica e njerëzve atje.
▪︎ Sistemi despotik i tij, është inferior ndaj demokracinë, ndaj duhet t’ia lëshoj vendin asaj.
Agresori gjatë këtyre tetë ditëve në Ukrainë ka pësuar humbje të mëdha. Humbje të mëdha në forca ushtarake. Numri i të vrarëve në radhët e ushtrisë armike është i madh, mbi 6000 forca. Ka humbje të jashtëzakonshme në shkatërrimin e armëve dhe mjeteve luftarake.
E gjithë kjo falë luftës së drejtë të Ukrainës, rezistencës së saj ushtarake, mobilizimit të popullit dhe optimizmit e besimit të lartë në fitore. Ukraina gjatë kësaj luftë zbulojë dhe fitojë heroin e gjallë të saj, presidentin Zelensky. Ai i doli zot vendit me qëndresën unike, motivimin dhe drejtimin e luftës. Jo vetëm kaq pasi ai i dha leksione edhe perëndimit… lndividët në kohë vështira bëjnë diferencën dhe vihen në krye të kombit të vet… Pavarësisht se si do të rrokullisen ngjarjet, presidenti po e udhëheq mrekullueshëm popullin e tij. Shpresoj që delegacioni ukrainas të mos lëshojë pe në bisedimet e sotme me rusët, që ende janë në vazhdim…
Falë qëndresës dhe “leksioneve” të dhëna:
▪︎ OKB-ja miratoi me 141 vota pro rezolutën për ndalimin e luftës nga Rusia dhe tërheqjen e ushtrisë së saj.
▪︎ Perëndimi më në fund u bë bashkë, foli me një zë kundër Putinit, dhe përshkallëzojë më shumë sanksionet ndaj tij.
▪︎ Embargo e vendosur në të gjithë sektorët e ekonomisë po funksionon më mirë, dhe nga dita në ditë ajo po e dobëson Rusinë.
Lind pyetja: – Si do të zhvilloheshin ngjarjet nëqoftëse Ukraina nuk do të bënte rezistencë? Çdo të ndodhte nëse ajo do të kapitullonte shpejt ashtu siç e kishte planifikuar, Putini? Rreziku edhe tani është evident. Putini dështojë atje me planin e tij rrufe të kapitullimit. Kjo qe një fitore e madhe për Ukrainën. Përse jo, edhe për perëndimin? Rreziku qëndron ende për atje për Evropën, dhe aq më shumë për Ballkanin… Ndaj Evropa dhe Perëndimi duhet të ndërhyjë! Ne të vërtetë luftimet janë përqëndruar në Ukrainë… Në rast se perëndimi nuk do të marrë masa të tjera për Ukrainën, “ujkut” rus do ti shtohet “oreksi”. Prehë e tij, druaj se, do të jetë Ballkani… Dora e zgjatur e Putinit në Ballkan është Serbia dhe Vuçiçi.
Fakti që Serbia votoj pro Rezolutës së OKB-së për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës është për tu vlerësuar. A mund të destabilizohet rajoni? Nuk duhet besur Vuçiçi. Ai mbetet një rrezik për paqën dhe politikën në Ballkan. Kosova është A-ja dhe ZH-ja për Të. Të tjerat janë demagogji.
Unë dëshiroj dhe shpresoj të mos jenë kështu! Duke e vënë “gishtin” tek “dhëmballa” që dhemb, mendoj:
▪︎ Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës, duhet të miratojnë rezolutat përkatëse, mbi dënimin e krimeve dhe gjenocidin të Serbisë mbi popullsinë e Kosovës gjatë luftës së vitit 1998-1999.
▪︎ Të vendoset reciprocitet i plotë i Kosovës me Serbinë.
▪︎ T’i kërkohet NATO-s antarësimi sa më i shpejtë i Kosovës në gjirin e saj.
▪︎ Në kuadër të NATO-s të forcohet edhe më shumë ushtria dhe mbrojtja e vendit.
Ibrahim Kabili
Tiranë më 03.03.2022