Koment
Skënder MULLIQI
Rënja e murit të Berlinit kishte shënuar përfundimin e Luftës se Ftoftë, por që la shumë pyetje të hapuara mbrapa. Në vend që muret mos të ndërtohen kurrë, nuk doli ashtu.Edhe koha që po jetojmë sot e ka një formë të Luftës së Ftoftë? Bota gjithmonë është përballur më luftën ndërmjet sistemeve dhe mënyrës së të menduarit. Kemi në botë luftëra regjionale dhe lufta më përmasa globale.
Shumë luftëra bëhën për shkak të interesit ekonomik, ku kan gishtë Fuqitë e Mëdha. Ish presidenti amerikan, Ronald Regan në vitin 1987-Lufta e Yjeve, së bashku më Mihael Gorbaqvin e Bashkimit Sovjetik paralajmëruan përfundimin e epokës së Luftës se Ftoftë, dhe rrënimin e Murit të Berlinit, ku Amerika kishte mbetur superfuqi. Një veprim i tillë i politikës të Reganit e kishte bërë ate të këtë simpati të mëdha jo vetëm në Amerikë.
Në atë kohë presidenti i tashëm Donald Trump shquhej si njeri i suksseshem i biznesit.Dhe, edhe sjellja kontraverse tij në politikë shumë është e lidhur më botën e biznesit. Amerika nuk do të ishte e tillë çfarë është, mos të ishte shumë e drejtëpërdrejtë, e hapuar, nganjëhere brutale dhe korrekte. Edhe liritë elementare njerëzore dhe demokracia kan karakteristika të tilla. Në Amerikë nuk është vetëm Trump, që ka përdoruar diplomaci të ashpër dhe kërcenuese. Ishte edhe Riqard Hollbruk i shquar me “bullodozher diplomacinë”, i cili bashkëbiseduesve ju ka folur më zë të lartë, jo në mënyren e mirë, ju ka rrahë krahet, ka sharë duke pi viski deri sa nuk e ka arritur rezultatin e pritur.
Ai më diplomacinë e tij në misionin paqësor të luftës në ish-Jugosllavi, kishte sjellje të ashpër veqmas ndaj Millosheviqit, si fajtorit kryesor të luftës, por edhe ndaj Tugjmanit dhe Izebegoviqit.Një qëndrim të tillë diciplinues e kishte edhe Trump në Zyrën Ovale, ndaj ukrainasit, Zelensky. Ky është më shumë kurs i politikave pragmatike të administratës së sotme amerikane ndaj botës. Presidenti amerikan bëri disa qendrime politike ndaj Evropes dhe veprimit që të ndalë luftën në Ukrainë dhe në Gaza, pastaj vuri tarifat doganore në nivel global.n Këtë qendrim e zbuti pak sa duke e afatizuar më 90 ditë, në përjashtim të Kinës, ku rriti tarifat për 125 përqind.
Duket së ditët kur është shfrytëzuar Amerika kan përfunduar. Primare në politikën amerikane janë marrdhënjet ekonomike tregtare, më shumë se ato politike. Se sa do të rezultojnë efikase politikat e reja në nivel global të presidentit amerikan, Donald Trump, për rendin e ri botëror që po krijohet, do të tregoj koha…