Politika dhe antipolitika?!

0
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Ne fillim të tekstit po parashtroj pyetjen, sa e zbatuam politikën e mirëfilltë karshi anitipolitikës? Anitipolitika është kunder angazhimit të mirëfilltë politik. Politikat e mira nuk bëhën në rrjete sociale, por bëhën praktikisht në institucione të shtetit. Politika gjithashtu nuk i takon hapësirave të zbrazëta, jo reale. Pra pushteti politik, nese nuk merremi me të, do të merret detyrimisht ajo më ne. Jeta që e bëjmë ne lidhet më jetën politike. Politika është profesion fisnik e cila mund të avanson rrjedhat zhvillimore dhe të avanson demokracinë. Antipolitika është regresive që i takon më shumë regjimeve autokratike, të cilat regjime janë të shkëputura më popullin dhe interesat e tij.

Duhet pranuar faktin se në Kosovën e lirë dhe të pavarur nuk patem shumë politika të mira, sa patem antipolitika nga mos dija apo edhe veprimeve të qëllimshme. Për këto 20 vite të pushteteve te kaluara patem, gjithë farë lojërash politike jo në shërbim të duhur të qytetarëve sigurisht, sa në shërbim të atyre të cilët udhëhoqën më shtetin. Patëm në skenën politike njerëz të njejtë të dalë boje, së shkelën disa lehtë e disa shumë rëndë në dwrasa të kalbura, të përsonifikuar më shumë si të korrptuar se sa të ndershem.

Vota u shfrytëzua për qëllime përsonale se sa për interesin e përgjithshem, që rezultojë më stagnim të proceseve të theksuara më varfëri të skajshme, dhe më largime masive nga Kosova. U deprimuan të rinjët të cilët pak u anagazhuan në proceset shoqërore politike të vendit, nga politikat jo parimore, nga politikat hileqare dhe partiake. Sikur erdhe në shprehje thënja morbide, “Gjithaqka për pushtet, pushtet për asgjë!” U grumbulluan në krye të shtetit dhe nëpër institucionat e saj, oportunistet, shërbëtoret e njerëzve të tjerë, frikacakët e keqpërdoruesit. E futën nën kontroll të rreptë çdo pore të shtetit.

Natyrisht së këtu futën në funksion edhe mjetet e tyre të propagandës. U përjashtuan njerëzit e karaktereve të forta që i kërkon sistemi shumëpartiak pluralist dhe demomokracia liberale. Ndjekës të politikave të mbrapshta patem më bollëk, që i stagnuan apo i kthyen mbrapa proceset. Patem njerëz të ndëgjueshem të cilët më shumë u interesuan për interesat e fuqive kryesore se sa interesat e popullit shqiptarë. Të huajt nuk e qmojnë servilizmin, por i qmojë të gjithë ata të cilët i ruajnë dhe i mbrojnë më fanatizëm vlerat e veta shtetërore dhe kombëtare. Në një atmosferë të tillë njerëzit humbin besimin të demokracia, humbin besim edhe në drejtuesit e shtetit.

Në çdo sistem, njerëzit mund të jenë viktima të pushtetarëve autoritarë, të paaftë dhe të korruptuar. Politikanët e pas luftës në Kosovë, nuk i korrigjuan gabimet e tyre dhe as që shfaqën pendimin për politikat jo funksionale sa duhet. Nese një problem zgjidhet ne bazë të ndjenjave apo interesave të tjera mundësia për të bërë gabim apo përseritur gabimin rritët. Edhe patriotizmi dhe patriotët janë të rëndësishem, por ato bëhën- Politikë kur udhëhiqën nga arsya. Një patriotizëm privat nuk është politikë.

Shpërthimet dhe shfryrjet e ndjeshme, patriotike, emocionet dhe ndjenjat, nxitjet dhe inatet e pavetëdijshme ose të vetëdijshme, nuk kanë asnjë lidhje me politikën reale të bazuar në arsye, pra në vullnet dhe pjekuri. Në shfaqjën e krizave populli bëhët gjithnjë skeptik për të ardhmen e vet. Anitipolitika përdorë përgjithësimin duke ju referuar fakteve, si veprimet korruptive të një ose më shumë politikanëve, ai i paraqet ata si dëshmi se të gjithë politikanët sillen në këtë mënyrë, se janë të gjithë të korruptuar njësoj.Një politikan i korruptuar është lajm i fundit, një politikan i ndershem nuk është lajm, se askujt nuk i intereson.

Pra, anitipolitika përjashton përsonat e lirë, të përgjegjshem dhe me karakter. Bartësit e antipolitikës duan ta bëjnë popullin ta urrejë politikën. Prandaj e paraqesin si diçka të keqe, të pistë, me të cilën nuk duhet të merret një njeri i ndershëm. Ata do të donin që ne të vazhdojmë të ndjejmë keqardhje për veten dhe të urrejmë armiqtë tanë, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç i kemi imagjinuar. Kjo e gëzon antipolitikën dhe antipolitikanët…! Kosovës nuk i duhen antipolitikanët. Klasa e re politike në pushtet po premton gjithnjë e më shumë se kemi të bëjmë më politika angazhuese, për popullin dhe për shtetin e ri të Kosovës…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.