Në vend të lajmit
Shteti i Kosovës me halle e probleme, thuaja në të gjitha fushat e jetës. Varfëria po na troket te dera e shtëpisë e, matanë sheshit në Prishtinë, po vjen lajmi i shëmtuar me shembje vlerash: Big Brother në Kosovë!
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina, pa gezeta, pa biblioteka nëpër qendrat e Kosovës, pa lexues të librit, të ndarë e të përçarë, nuk e di kush është vëllai, nipi, daja dhe të afërmit tjerë.
Në anën tjetër, jeta tiret me huqet tona me kthim të shpinës dhe, sa më larg njeri-tjetrit, pa dashuri e respekt, të harruar matanë sheshit të jetës…! Dikur, ju kujtohet, kemi qenë afër njeriut të këtij nënqielli, kemi qenë gjithmonë të tijtë!
E sot, po na vijnë vërdallë të veshur në të zezat, shpirti, mendja dhe dashuria për njeriun kanë shkuar matan sheshit, ku, dikush me etikën përtoke po ma plagos shpirtin, do të thoshte poeti Xhevahir Spahiu.
E sot, në Prishtinë është hapur dera e shëmtuar e quajtur si lajm: Big Brother(Vip)Kosova!
Kjo nuk i bën nder kombit, shtetit dhe frymës shqiptare, jo e jo, në Kosovën tonë!
Tetor 2024
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com