Koment
Skënder MULLIQI
Vërtetë ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës kan shfaqur të gjitha dobësitë tona për shtet, duke shtruar pyetjën logjike se çfarë njerëzish jemi? Sikur nuk jemi të interesuar të shohim së çfarë shtrihet tutje përtej së nesërmes. Ne duhet të bëhëm bashkë ne telashe, e shpesh na pelqën të mos jemi bashkë. Sikur këtyre njerëzve të politikë të pas luftës, nuk u interesoj asgjë pos vetës. Nuk u ndien të shqetësuar fare së si do të jetë fati i shtetit dhe fati i kombit. Po të kthehet vendi përmbys nuk po merzitën! Ata kan frikë nga ndryshimet sepse ato ju sjellin dëm. Ata po tallën më veprat fisnike të kombit të brezave të tërë.
E keqja, mizorja, e palevizshmja, e fshehura, manipulimi, keqepërdorimi, të gjitha janë midis tyre. Dhe, ky lloj i njerëzve nuk i përkasin askujt veq vetës. Dhe, nuk është qudi së për këto vite shumica kan mbetur të varfër, ku thuhet së ekziston një shifer, se 25 përqind jetojnë skajshmërisht dobët. Po bëhëmi popull i pa lumtur, së lumturinë tonë po e vjedhin hajdutët e politikës. Po e humbasim fytyrën tonë më ka krejt para botës së civilizuar. Valet e hisorisë po thyhen mbi ne. Nuk po jemi në gjendje të krijojmë virtyte nga fatkeqësia, nuk po bëhemi të zgjuar për sfida, apo më mirë më thënë kuvendarët e pa moral politikë, po na i kthejne proceset mbrapa. Këta po veprojnë si të çmendur? Të pafat?
Po tregohen ndër të tjera njerëz të ndërlikuar, në mendje dhe në trup. Historia më e re sikur po bënë shaka me ne, kur kemi rastin historik të dominojmë si komb në Ballkan. Po harrojmë së më çka u përballëm historikisht, më armikun e përhershem serbosllavë në rajon. Po ndalojmë në gjysëm të rrugës, të shtangur. Nuk mund të shkojmë askund me ata që rastisi koha të janë në ballë të politikës për 20 vit. Një lum i cili nuk ka rrjedhë as grykë nuk pihet. Nuk po kthehemi mbrapa për ta kujtuar historinë tonë dhe luftën e fundit çlirimtare, e sigurishte se nuk kemi ku të shkojmë përapara. Na po përqmojmë vëllëzerit, po përqmojmë edhe miqët e botës demokratike që na ndihmuan të formojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan. Dhe, pse nuk bashkohemi se nuk na intereson?
Dhe, kur nuk na intereson, japim shëmbullin e keq, të pandërshmërisë tonë. Këto janë marrëzitë tona ? Nuk po përballemi më të vërtetën dhe realitetin. Po jetohet në iluzione se vetvetiu bëhët mirë pa ia ba asnjë trohë hymzetin, se nuk ka kush. Këta kuvendarë duhet të përballen më ligjin, nese vërtetë pretendojmë të jemi shtet i prosperuar, ligjor dhe demkokratik. Është koha e fundit që përgjegjësit për gjendjen e krijuar politike në Kuvendin e Kosovës, të japin llogari. Përndyshe kjo do të bëhët praktikë e keqe për të vazhduar me poshterësitë politike edhe në të ardhmën…