Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
Historia e popujve dhe shteteve të rajonit ballkanik, sidomos ajo e krijuar gjatë tri shekujve të fundit, e falsifikuar, shtrembëruar dhe vërshuar nga propaganda rusomadhe, e imponuar me diktat nga regjimet jodemokratike dhe antikombëtare, duhet të rishikohet dhe shkruhet nga e para, në bazë të burimeve historike relevante.
I.
Si ka mundësi që studiuesit, historiografia shqiptare dhe historianët e letërsisë të mos kenë ditur asgjë për rëndësinë e madhe historike e kombëtare të qendrës së fuqishme politike, kulturore, arsimore dhe fetare të Qiprovës (Çiprovecit), gjatë shek. XVII, atëkohë krahinë Qiprovës ishte nën mbrotjen e Principatës (Mbretërisë) së Vllahisë, nga kanë dalë një plejadë e artë e dijetarëve, filozofëve, shkrimtarëve dhe klerikëve të shquar shqiptarë të krishterë (françeskanë), nga më të diturit e kohës në Evropë, të cilët kanë kryer shkolla të larta në qendrat arsimore më prestigjioze jashtë vendit dhe më vonë kanë shërbyer ipeshkëv dhe kryeipeshkëv të Ipeshkvive në Arbëri dhe vendet përreth, në Shkup, Prizren, Ohër, Shkodër, Tivar, Tuzlla, Dubrovnik, Sofje, (Serdika), Pllovdiv (Filibe) dhe vende të tjera, në Galipol (Traki), Arbëri, Dardani, Dalmaci, Bosnje, Vllahi, Moldavi (Besi-Besarabi*), Rasi (Servi), Bullgari, Maqedoni etj., siç kanë qenë Pjetër Budi*, Andre Bogdani, Pjetër Bogdani, Ilias Marini, Llukë Bogdani etj.
* Studiuesit bullgarë edhe Pjetër Budin e përmendin me mbiemra të tjerë, si Pjetër Zllojutriç dhe Pjetër Solinati (Петър Злойутрич, наричан Солинат), dhe japin të dhëna ndryshe për jetën dhe veprën e tij.
II.
Sipas studiuesve bullgarë dorëshkrimi u gjet në Bibliotekën universitare të qytetit Modena të Italisë
Kush është Pjetër Bogdani – autori i librit më të vjetër të Historisë së Bullgarisë
PJETËR BOGDANI – BAKSHEV (BALSHEV-BALSHA)
(1601 – 1674)
Këta autorë kanë thënë se: “Jo Rakovski, siç besojnë historianët, por Pjetër Bogdanë është ideologu i lëvizjes nacionalçlirimtare bullgare. Ai ishte i pari që themeloi dhe drejtoi një organizatë konspirative për një kryengritje bullgare*, të mbështetur nga forcat antiosmane të Evropës Perëndimore.”
III.
Sipas vetë autorëve bullgarë, para Pjetër Bogdanit, së paku 200 vjet të kaluara emri i Bullgarisë ishte fshirë nga harta e botës dhe harruar edhe nga banorët vendës të saj, ndërsa vepra që është njohur deri më sot si Historia e parë e Bullgarisë, është shkruar 120 vjet pas veprës së Pjetër Bogdanit, nga kallugjeri Paisij Hilandarski*, i cili më 1762, sipas autorëve bullgarë dhe sllavë e ka shkruar “librin e parë” të historisë së Bullgarisë, me titull: “Историjа словенобугарска” (Historia e Sllavobullgarisë). Kjo vepër është vlerësuar edhe nga autorë bullgari si plagiat, kopje e përgatitur në manastirin “serb” të Hilandarit, në bazë të shkrimeve nga autorë të tjerë, meqë autori i saj ka qenë me arsimim të ulët, jo si Pjetër Bogdani me dy doktoratura, për filozofi dhe teologji.
*Bëhet fjalë për kryengritjen e njohur të vitit 1688, e cila ka qenë kryengritje e të gjithë banorëve katolikë të rajonit, pa dallim të përkatësisë etnike. Nga autorët shqiptarë njihet si “Kryengritja antiosmane e vitit 1688” ose “Kryengritja e Pjetër Bogdanit”, ndërsa nga studiuesit bullgarë njihet si “Kryengritja e Qiprovës” (Чипровско въстание).
IV.
Nëse bëhet fjalë për ndonjë figurë tjetër me emrin Pjetër Bogdani (Bakshev – Balshev-Balsha, duke e zëvendësuar shkronjën l me k sa për ta kamufluar kuptimin e këtij mbiemri), a është figurë e sajuar, apo është i njëjti Pjetër Bogdani* siç e ka njohur deri më sot historiografia dhe historia e letërsisë shqiptare dhe ajo bëtërore, këtë duhet ta sqarojnë qartë studiuesit bullgarë dhe shqiptarë në të ardhmen, përmes fakteve dhe dëshmive, nga burimeve historike të besueshme.
* “Cuneus prophetarum de Christo salvatore mundi et eius evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. de Prop. Fide alumno, Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi, nunc vero Archiepiscopo Scuporum ac totius regni Serviae Administratore.”
(The Band of the Prophets Concerning Christ, Saviour of the World and his Gospel Truth, edited in Italian and Epirotic and divided into two parts by Pjetër Bogdani of Macedonia, student of the Holy Congregation of the Propaganda Fide, doctor of philosophy and holy theology, formerly Bishop of Shkodra and Administrator of Antivari and now Archbishop of Shkupi and Administrator of all the Kingdom of Serbia.)
(11 prill 2022)
Nuk kane thene kot disa studiues gjermane: “Historia e Ballkanit do te shkruhet si duhet kur te shkruhet prej shqiptareve”, kuptohet pasi te kemi gjetur dhe interpretuar gjithe dokumentacionin e nevojshem.