NGA KALOSH ҪELIKU
Në një emision publik debativ, gjatë një emisioni televiziv ballë për ballë para kamerave televizive, kryetari i PDSH -ës Arben Xhaferi, dha edhe një parashikim për Veten, dhe kryetarin e BDI -së, Ali Ahmetin. Ai mes të tjerave edhe, tha: Unë, në politikë do të përfundoj si Mitat Emini. Ndërsa, Ali Ahmeti si Nevzat Halili.
Parashikim politik, për të cilin unë duke i njohur ngjarjet e Partive Politike Shqiptare para dy viteve (2021), publikova edhe një shkrim publicistik në mjetet e informacionit. Publiku shqiptar, nuk ia vuri veshin parashikimit të Arben Xhaferit. Fatkeqsisht, as Partitë Politike Shqiptare. Shkak, që edhe ndodhen me vite në këtë gjendje të mjerueshme me poste politike dhe pasuri, të kindapuar nëpër kabinete nga Qeveria e “vëllazërim – bashkimit”.
Nuk shkoi shumë kohë, dhe vërtetë Arben Xhaferi përfundoi si Mitat Emini. Papritmas, vdiq nga një sëmundje e dyshimtë politike. Parashikimi i tij për Veten, doli i saktë.
Tashti, siç duket: sipas zhvillimit të ngjarjeve fundit politike, që ndodhin në BDI me daljen në skenën politike të “Grupit Zjarrit”, edhe parashikimi për Ali Ahmetin, do na dalë i saktë. Mund të përfundojë, si Nevzat Halili. Edhe, atë: pa dorëheqjen e Zv. Ministrit Artan Grubi.
Ali Ahmetin, mund ta shpëtojë nga “Grupi i Zjarrit”, vetëm dorëheqja e Artan Grubit…