Milazim Zeqiraj
Dështimet serke në Kuvend janë bërë numra.
Faji është i joni,
se ju këmi dhënë votën tonë për përgjegjësi.
Paqartësia e dështimit, është përgjegjësi përsonale e votës së lirë.
Nga 9.2.25 ti ka një hall e ne kemi më shumë.
Pushteti kërkon dije e guxim politik.
Premtimet nga ti sa për sy e faqe në fushatë,
Ato tani janë fjalë në fushstë e hiq më shumë.
Dorën në zemër, po jetojm sot për nesër,
si shoqëri pa rregulla.
Por po mundëmi me jetu.
Në Kosovë nga 12.6.1999 valvitet flamuri i lirisë,
e nga 17.2.2008 flamuri i Pavarësis.
Për këta politikaj ne si jepim pesë pare.
Pushteti fole e ngroht më qëndru.
Prokuroria, gjygjesia janë dekor i demokracisë.
Gjykata kushtetuse është ligji mbi ligje,
nëse vepron si dua unë,
ka të drejtë, nese jo është e kapur.
Shoqëris Kosovare nuk i intereson
mos zhvillimi ekonomik e korrupcioni.
Me rëndësi nga kush vjen,
Nëse vjen nga Ai që unë e votoj,
është në rregull.
Ne s´kemi luksin më jetu pa shtet e pushtet !
Nuk janë „heronj“ të shoqëris
ata që nuk respektojnë shtetin, pushteti,
prokurorin, kushtetutën e votën e lirë.
Shteti i Kosovës është hyjnor,
ka ardh nga qilli me valle botërore.
Ne nuk jemi vetëm.
Pushtetit kërkon përgjegjësi, për ta udhëheq më nderë.
Për ne Kosova është para,
edhe kur politika dështon.