Arben Çokaj
– tregim i shkurtër
Njoha një herë një vajzë të veçantë. Po më tregonte. Në njē hotel në Durrës, ku kjo kishte shkuar me familjarē tē saj, ulet kjo aty poshtë te holli i hotelit. Vijnë aty dy nga ata që mund të quhen gangsterat e lagjes…
Kjo është vajzë e bukur por edhe e fortë fizikisht, me brez të zi në karate.
E ngacmon njëri nga gangsterat e kjo nuk përton, “paske ndërnend me vdekë shpejt”, ia kthen atij. Ai garipi ndihet i kërcënuar… Si kjo kështu, po më shet pordha mua? Dhe i afrohet asaj…
Kjo kapë një vazo qelqi që ishte mbi tavolinë dhe ia futë kokës me gjithë forcë. Garipi shakull përtokē e shkuma për gojet…
Luizi ka gjetë butë, ku me i futë duart e ngazëllehen gjithë injorantët me të e me veprimet e tij, ndërsa shohin trishtimin e Kiarës në fytyrë e pafuqinë e saj për të mbrojtur veten…
S’ka provuar ai një vajzë të fortë, e me karakter, që nuk e shtypë kush si plastelinë, se kishte thënë: O kuku, më kapi struja (rryma)…