12.5 C
Tirana
E hënë, 17 Mars 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Mos të lejohet që Rusia të bëhet një superfuqi

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Vështrim

Skënder MULLIQI

Shumë kush po e komenton qendrimin e presidentit amerikan Donald Trump, se ai tradhëtoj Ukrainën dhe Evropën, duke i dalë zot një diktatori mizor siq është Valladimir Putin. Ajo çka ndodhi në Zyrën Ovale komenetohet si një vrasje e planifikuar politike e presidentit ukrainas, Zelensky. Ne politikë nuk ndodhë asgjë rastësisht, sikur që edhe Trump paraprakisht tha për Zelenskin “Shiko si është vëshur”, deri të ajo së Zelenski po tregon mos respect ndaj SHBA-ve, edhe pse ai menjëherë pas largimit nga Amerika, dha deklarata pozitive duke e falëndëruar për përkrahjën e dhënë në luftë më Rusinë.

Pa dyshim së takimi Trump – Zelensky që nuk shkojë aspak mirë, mund të kishte reperkusione të rënda duke rreshqitur gjithëqka në humnerë. Ishte edhe Vance ai që ishte i ashpër ndaj Zelenskyt, i cili përfaqëson një shtet prej 40 milionë banorësh, dhe i cili më gjithë forcën falë edhe botës perëndimore po reziston ndaj Rusisë bërthamore të diktatorit, Vladimir Putin. Presidenti ukrainas të jemi real përkunder trysnisë së madhe të ushtruar nga Amerika për interesa të saja ekonomiko-tregtare, pranoj planin e armpushimit më Rusinë. Arsyeja e vetme pse hordhitë e Putinit kanë pasur iniciativën për një vit është se Ukraina – jo vetëm që nuk mori gjithçka që i nevojitej objektivisht, por as edhe një pjesë të asaj që ishte premtuar.

Në të vërtetë, përparimi jashtëzakonisht i ngadalshëm i Rusisë është dëshmi se çekuilibri mund të ndryshohet lehtësisht nëse ndihma do të ishte pak më shumë.Ukraina nuk u pushuta shpejtë siq ka menduar Putin, por ka tre vjet që po zgjatë lufta.Udhëheqësit dhe zyrtarët evropianë janë befasuar nga rënia e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën në javët e fundit, pas gati tre vitesh mbështetje. Shumë ende nuk mund ta kuptojnë pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmoi kaq furishëm Zelenskyn dhe i bëri lëshime kryesore Putinit para se ai të fillonte bisedimet. Është shumë e vërtetë ajo që tha Makron, se “Rusia është shtet që po bën agresion, dhe një popull i sulmuar që është Ukraina”.

Luftën e drejtë të Ukrainës e përmbajtën edhe Anglia dhe Gjermania si shtetet krysore të BE-së. Presidenti amerikan po mendon dhe po nxiton të bëjë paqe me rusët, duke menduar së ajo luftë nuk i shërbën më asnjë qëllimi për Amerikën. Ndërsa në nanë tjetër është shumë e qartë se eropianet kan faj edhe vet, së kan mbetur më logjikën burokratike të shekullit të kaluar, pa treguar invencion për të ardhmen e Kontinentit të Vjetër. Njerëzit që duan të jetojnë në të tashmën duhet të gjejnë menyra dhe forma të reja për të hedhur një hap drejtë së ardhmës që tashmë është këtu. Perandoria Ruse u shëmb, por e cila po dëshiron ringritjën e saj duke i pushtuar ish republikat e Bashkimit Sovjetik më gjerë.

Një politikë të tillë në Ballkan po zbaton edhe Serbia e Aleksander Vuçiqit, për të formuar një mini-Jugosallavi më territoret e huaja. Prandaj më duket së lufta në Ukrainë është shumë e rëndsishme për të ndalë hegjemoninë ruse për të rivendos Perandorinë.Rusia nuk ishte dashur të lejohet të bëhët super fuqi nga Amerika dhe Evropa, por natyrisht kjo arrihet më qendrime unike, e jo të ndasive politike siq edhe po jemi dëshmitar ti shohim.

Rendi i ri botëror nuk mund të jetë i favorshem për botën perëndimore nese favorozohet një shtet siq është Rusia më pretendime territoriale. Nëse i lejohet legjitimimi i pushtimit të territoreve më vitale në Ukrainë, do të ishte legjitimim i dhunës brutale ndaj një populli dhe një shteti të pavaruar dhe sovran. Vetëm Lavdia e Luftës nuk i hyn në funksion aspak popullit ukrainas që dhanë deri më tash shumë viktima, por edhe të gjithë popujve të tjerë liridashës në botë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit