Mesazhe miqësie ne Gadishullin Ballkanik nëpërmjet pullës postare

0
Mesazhe miqësie Ballkan

Besnik Fishta

Pullat me motive reciproke mes shteteve pra ato që nderojnë figura, ngjarje ose tradita të përbashkëta mes dy vendeve fqinje, kanë një rol të rëndësishëm te shumefishte. Në rastin e Shqipërisë dhe fqinjëve të saj (Greqi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Itali etj.), ato ndikojnë në disa drejtime. Shërbejnë si: 1) Ura kulture dhe respekti, sepse kur dy shtete nxjerrin pulla me motive të ngjashme (p.sh. kostume popullore, trashëgimi UNESCO, figura historike rajonale), ato tregojnë se trashëgimia kulturore është e ndërlidhur dhe se ekziston respekt për kontributin e njëri-tjetrit. 2) Mjet diplomacie postare, meqenëse pulla postare është një “kartolinë zyrtare” që qarkullon në mbarë botën. Kur në to shfaqen motive të fqinjit, ato shërbejnë si mesazhe paqeje dhe miqësie; mund të shprehemi ndryshe, janë një formë e butë e diplomacisë kulturore. 3) Nxitje e fqinjësisë së mirë, pasi duke theksuar elementet e përbashkëta (p.sh. kostumet, muzika, heronjtë e përbashkët në historinë e Ballkanit), pullat kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe krijimin e një imazhi pozitiv të fqinjit në opinionin publik.

4) Përfitim filatelik dhe turistik, sepse emetimet e përbashkëta apo reciproke janë shumë të kërkuara nga koleksionistët, duke nxitur edhe turizmin kulturor. Në rastin e Shqipërisë, bëhet fjalë për një fqinjësi me shtete që kanë pasur periudha të vështira nacionalizmash, por që sot ndajnë të njëjtin synim strategjik për integrimin në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, bashkëpunimi përmes filatelisë përputhet plotësisht me frymën e re evropiane, e cila nxit dialogun, respektin dhe bashkëpunimin ndërkulturor. Kështu, edhe filatelia ka peshën e saj jo të vogël në forcimin e fqinjësisë së mirë dhe në afrimin drejt vlerave evropiane. Publikut, vecanerisht koleksionisteve u ka terhequr vëmendjen dy emetime ne vitet e fundit, për të cilat do të bëjmë një analizë të thjeshtë për secilën.

Fig.1

Ky imazh është një bllok filatelik nga Posta e Malit të Zi (Pošta Crne Gore), i vitit 2023, me vlerë postare ne sejcilen pulle 0,95 €. Titulli në pullë: GODINA DŽUBLIJETE 2023, I cili do te perkthehej “Viti i xhubletës 2023”. Xhubleta është një veshje tradicionale femërore shumë e lashtë e trevave shqiptare në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri Veriore, e njohur për formën e saj karakteristike në formë zile dhe për ornamentet e pasura. Në vitin 2022, UNESCO e shpalli xhubletën si trashëgimi kulturore jomateriale të mbrojtur. Për këtë arsye, Mali i Zi ka shpallur vitin 2023 si “Viti i xhubletës”. Pamja në pullë paraqet një grua e veshur me xhubletë tradicionale (veshje e zezë me elementë të kuq dhe të bardhë, me përparëse e shall koke). Në qendër të bllokut ka një ornament etnografik i stilizuar, motiv që shpesh gjendet në qëndisjet dhe dekorimet e xhubletës.

Ornamentet anësore të vogla me ngjyra blu dhe të arta janë elemente zbukuruese të frymëzuara nga motivet tradicionale. Autorja e dizajnit kuptohet nese lexohet në fund të majtas, dhe mban emrin Sanja Pijunović, e cila ka qenë projektuesja grafike e pullës. Kjo pullë tejkalon vleren filatelike sepse shfaqet si një akt i njohjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në Mal të Zi. Ne aspektin koleksionues ka rëndësi të veçantë për te apasionuarit e tematikës etnografi / kostume popullore / UNESCO.

Ornamenti i madh në qendër të bllokut filatelik është vendosur aty si motiv simbolik i xhubletës. Ja një interpretim më i hollësishëm: 1) Forma bazë e saj eshtë një figurë simetrike me kthesa që duken si degë ose brirë. Ky motiv e ka origjinën nga ornamentet spirale dhe gjeometrike ilire, që kanë mbijetuar në xhubletë prej shekujsh. Forma e dyfishuar në pasqyrë shpesh lidhet me binomin jetësor: lindja–vdekja, dielli–hëna, femra–mashkulli, duke e paraqitur veshjen si shenjë të vazhdimësisë së jetës. 2) Elementet anësore ne degëzimet që shtrihen në të katër drejtimet sugjerojnë rritjen, pjellorinë dhe lidhjen me natyrën. Në traditën e kostumeve popullore shqiptare, këto motive shërbejnë si mbrojtje simbolike kundër së keqes.

3) Ngjyrat si kremi eshte ngjyrë neutrale që përfaqëson tokën dhe lashtësinë. Blu e qartë në skaje, dhe lidhet me qiellin dhe ujin, pra me pastrimin dhe mbrojtjen hyjnore. Ky kombinim është tipik për shumë ornamente të qëndisura në xhubletë, ku shpesh përdorej e bardha dhe bluja për të kontrastuar me të zezën e stofit. Pra ne teresi, ornamenti në mes është një kod kulturor,ai përfaqëson lidhjen e njeriut me ciklin e natyrës, vazhdimësinë e brezave dhe mbrojtjen shpirtërore, të gjitha të ruajtura në xhubletë.

Fig.2

Kjo është një FDC (First Day Cover) një zarf filatelik i veçantë që lëshohet ditën e parë të qarkullimit të një pulle postare. Ai paraqet figurën e Luigj Gurakuqit (1879–1925), një nga personalitetet më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare, atdhetar, intelektual, politikan dhe bashkëpunëtor i afërt i Ismail Qemalit. Pulla është pjesë e një emisioni përkujtimor kushtuar figurave shqiptare. Vula e ditës së parë (First Day Cancel) përmban një siluetë të zezë të Gurakuqit dhe tekstin: “LUIGJ GURAKUQI (1879–1925)”; “СКОПЈЕ 1130, SKOPJE 12.03.2025” Kjo tregon se vula është vendosur në Shkup më 12 mars 2025, ditën e parë të qarkullimit të pullës.

Nderkohe tek portreti në të majtë të zarfit kemi te njëjtin imazh si në pullë, por në version të madh me ngjyra. Poshtë tij është nënshkrimi “Luigj Gurakuqi” dhe shënimi në tri gjuhë: ЛУИЃ ГУРАКУЌИ, Luigj Gurakuqi (1879–1925) dhe shënimi në anë të majtë vertikalisht: “ПОШТА / POSTA / POŠT” dhe viti “2025” qe tregon botuesin (Posta e Maqedonisë së Veriut) dhe vitin e emetimit. Ne konkluzion ky zarf përfaqëson një emision përkujtimor filatelik te vendit fqinje me ne dhe qe shperfaq vlera historike. Edhe pse është lëshuar nga Posta e Maqedonisë së Veriut, përmbajtja i kushtohet një figure kombëtare shqiptare, gjë që tregon respekt për kontributin e Gurakuqit në historinë e Ballkanit dhe për lidhjet kulturore shqiptaro-maqedonase.

Zarfi eshte pjesë e një serie figurash shqiptare të nderuara nga posta maqedonase, si pjesë e përpjekjeve për bashkëpunim kulturor e filatelik rajonal. Emetimi nderon një ndër figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare dhe të shtetformimit shqiptar dhe shpreh vlerësim ndërkombëtar për trashëgiminë shqiptare nderkohe eshte shume i kerkuar për koleksionistët e temës filatelike “Personalitete shqiptare në filateli të huaj.”

Fig.3

Per kuriozitet te lexuesit po tregojme nje emetim tjeter qe vjen nga nje vend tjeter fqinje me ne por qe ka nje ndryshim te qenesishem krahasuar me dy shembujt me siper. Le ta analizojme ne disa plane: Kjo pamje paraqet një fletë filatelike jozyrtare (ose “fantazi filatelike”) kushtuar Kombëtares Shqiptare të Futbollit – EURO 2024. Fleta përbëhet nga 4 pulla të ndara dhe disa elementë dekorativë rreth tyre ku ne pjesen e sipërme kemi një foto grupi te kombëtares shqiptare (lojtarët me fanellën kuqezi), ndoshta nga ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Te katër pullat kane secila vlerën 0,7 € dhe vitin 2024, me mbishkrimin “SERBIAN KRAJINA”.

Ne pullen e pare tregohet imazhi i trajnerit të kombëtares, Sylvinho (Sylvio Mendes Campos); ne pullen e dyte tregohen dy lojtarë shqiptarë duke festuar realizimin e nje goli; dhe ne pulla e trete e te katert imazhet e lojërave gjatë ndeshjeve, që paraqesin përplasje fizike në ajër me kundërshtarët. Në anën e majtë shfaqet EURO 2024, Group B, logoja e FSHF (Federatës Shqiptare të Futbollit ,1930) dhe mbishkrimi ALBANIA. Eshte e qarte qe këto pulla nuk janë të lëshuara nga një autoritet postar zyrtar. Emri “Serbian Krajina” i referohet një rajoni jashte trojeve tona etnike, që nuk ka ekzistencë shtetërore,por dhe as sherbim postar funksional. Kësisoj, këto pulla janë produkte private, pa vlerë postare reale, që përdoren kryesisht për koleksione tematikë.

Në filateli, emetimet e tilla quhen Cinderella stamps (pulla fantazie) ose “Private fantasy issues”, pra, pulla që duken si të vërteta, por nuk janë të miratuara nga asnjë autoritet postar. Megjithate edhe pse jozyrtare, kjo fletë filatelike ka vlerë dokumentare tematike sepse përkujton pjesëmarrjen historike të Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit – EURO 2024, ngjarje që shënon një sukses tonin kombëtar. Ajo prezanton kombëtaren shqiptare si element krenarie kombëtare dhe sportive, shfaq figurën e trajnerit Sylvinho, që ka ndikuar ndjeshëm në ngritjen e nivelit të ekipit, dhe se fundi shpreh ngjyrat, logot dhe imazhet qe nxisin ndjenjën e identitetit dhe bashkimit kombëtar përmes sportit. Por duhet te themi qe në nje mënyrë ndryshe arsyetimi, përdorimi i emrit “Serbian Krajina” mund të sjelle edhe nënkuptime provokuese politike, por nga ana filatelike mbetet thjesht një produkt komercial pa status zyrtar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.