Qelitë memece
Notonin të zymta
Të rënduara nga gjaku dhe pasha e rinisë
E bashkë me to notonin
Ëndrrat dhe shpresat e tua Zija.
E di mire e i njoh
Tërë gjeneratat e tua
Që linden e u rritën
Me një dëshirë të madhe
Të shihnin njëherë Diellin e Lirisë!
Të këndonin një këngë
E t’i mbyllnin Sytë!
Nën këtë qiell,të ngarkuar me re
Mes mjegullës së kohërave,
Mes ujrave të turbullta
Ku në çdo hap vdekja përgjon!
Eh…!
Sa shpejt kaluan
Kufijt e imagjinatës!
Morën udhë e hodhën shtat
Ëndrrat e tua Zija,
E u kthyen
Në gjerdane të Lirisë!
Isuf B.Bajrami “Fushë e Trimërive”,Gjilan 1995 Fq.26-27.
Kushtuar dëshmorit të kombit Zija Shemsiut
Zija Shemsiu u lind më 1 korrik 1950 në Përlepnicë. Vdekja e tij ndodhi në një qeli të burgut qendror në Beogradit! Kjo vdekje ndodhi pas torturave të shumta dhe çnjerëzore, në mënyrën më mizore duarlidhur natën në mes 1 e 2 majit 1985.
Zijahu u varros më 5 maj 1985 në varrezat e fshatit të tij të lindjes Përlepnicë!
Dërgoi për publikim, Isuf Bajrami, gazetar