Kumrie SHALA
SHPENDËT SHTEGTARË
Dallëndyshe krah-gërshërë,
po ju presim të na vini.
Erdhi pranvera me lule plot,
qerdhet bosh na mbetën koti.
Po ua ruajmë me kujdes,
që të vini sa më shpejt.
Çdo mëngjes të na këndoni,
zemrat tona t’i gëzoni.
Po ju presin folet e reja,
ejani shpejt, se erdhi vera!
Ju, lejlekë me sqep të gjatë,
sillni fat dhe begati.
Ç’po mendoni, pse s’po vini,
folet tuaja t’i rindërtoni?
Fusha, male zbukuroni!
Ejani ju, o shpend shtegtarë,
se pranvera na ka ardhë!
Po ju presim me gëzim,
ta ndriçoni vendin tim!
MËKATI I BAMIRËSISË
Mekatare e bamirësive më emëruan,
“Të jetoja si një varfanjake,
Me lecka të shqyera e flokë të shprishura nga mërzia,
Duke kërkuar lëmoshë për mundin tim të pastër ndër vite”.
“Kujdes,” – më thanë – “mos kalo kufijtë e bamirësisë,
Të një shpirti të dlirë e të pastër!”
Por gusha më çjerr nga mllefi,
Duke ia shtuar vetes dhimbjen,
Deri në krevat të sëmundjes,
Atje ku arrin bekimi im i “mëkateve”.
A thua mëkatare e shpirtit jam,
Apo e bamirësisë së hidhur?
Kur shpirtra shpëtoj,
Të sëmurët shëroj,
E të varfrit gëzoj,
A mund ta marr këtë epitet?
Si mëkatare e bamirësisë, ma thuani!
Edhe atëherë kur i shërbeja bekimit të krizave,
Që të ndaloja flakën e së keqes,
Për të verbuarit e kësaj bote,
Që të mos vërtitej vdekja e hershme,
Që të mos bëhej mëkatare e shuarjes së një shpirti të vogël…
Ma thuani:
Si mund të jetë njeriu mëkatar i këtyre “mëkateve të bamirësisë”?
Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar
Titulli i poezisë “MËKATI I BAMIRËSISË” m’i përkujotojë fjalët që ia tha baba Nikollë Bojaxhiu, bijës së vet – Gonxhës: “- Bija ime, kur të rritesh, bahu bamirëse! Bamirësia asht si nji guralec që ti e hedh në lumë të thellë e ti ma nuk e sheh – por ai aty qëndron dhe kurrë NUK HUMBË!”
*
Të lumtë mendja e të lumtë dora dhe suksese në krijimtari.
I lumtë z. Skender Mulliqi që ta ka dërgua në publikim.
I lumtë z. Arben Çokaj që e ka publikuar në portalin FL, moderatori se cilës është.
IMH