26.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Maj 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Mediokritetet që kanë hyrë në jetën politike më dhëmbë të mprehtë!!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Vështrim

Skënder MULLIQI

Kur shumë njerëz nuk pranojnë, politikanët pranojnë. Po shohim që 25 vite së cilët janë njerëzit tanë të politikës. Nuk është kuptuar apo më mirë më thënë nuk është dëshiruar të kuptohet së politika është profesion fisnik, që kërkon njerëz të përgjegjshëm politikisht dhe moralisht. Shumica e atyre që veshen petkun e politikanit pas luftës nuk kishin as njohuritë elementare për politikëbërje. Nga aninimuset u bënë emer. Askush nuk ju afrohet të gjuri nga mëndjemadhësia si atribut i vobeksisë së dijës.

Politikën e kuptuan si karrierë dhe si sukses. Nëse për të gjithë të tjerët është e nevojshme puna e pandalshme, talenti dhe kujdesi, për politikanët ishte e nevojshme pushteti për të përfituar dhe për t’u pasuruar në mënyrë marramendëse. Madje në marshimin e tyre politikë nuk zgjodhen metoda dhe mjete për të mbetur sa më gjatë në skenën politike. Logjika e shumicës prej tyre po funkcinon sa më e keqe gjendja, aq më mirë për ta. Për ate edhe shumë budallenjë të politikës po tërheqin në anën e vet më të drejtë apo pa të drejtë. Ata u treguan mediokritet pa mbulesë ambicioz.

Dhe, pikërishtë për këtë patem defekte të mëdha në të gjitha sistemet. Ata shkëlqyeshem po notojnë në flliqësirat e tyre. Kjo ju shkon. Kur nuk ju shkon diqka për shtati i frikësojnë të tjerët. Lexues të nderuar natyrisht së në këtë kategori politikanesh, nuk futen të gjithë, por një pjesë dermuese e tyre. Për ate edhe që shumë kohë që është më keq, kanë zgjedhur Kuvendin e Kosovës si arenë për maskarada politike. Zënkat e ndërsjella po i bëjnë për t’i mbuluar marritë e mëdha dhe të vogla, duke ju qitur hi syve opinionit të gjerë publik. Por, tashmë shumë janë shpërfaqur më mërrezitë dhe paftyrësitë e tyre.

Klasa dështuese për 20 vjet në politikë nuk e ka harruar zanatin e vjetër që të krijojë kriza politike dhe kriza institucionale. Edhe kjo çka po shohim së fundi në Kuvend është vazhdimësi e politikave miope më shumë për pushtet, së të gjitha llogaritë i kanë të përfitimet. Nuk lejojnë formimin e organeve të reja të shtetit pa i pasur votat e sovranit. Rrejnë dhe mashtrojnë duke të shikuar në sy.Dihet së në kushte normale shumë prej tyre nuk e kan vendin aty. Kanë mbetur jashtë ajka e njerëzve të aftë intelektualisht dhe politikisht.Ata nuk jetojnë për politikë, politika është jeta e tyre.

Ata kan hy në jetën politike më dhëmbë të mprehtë. Mjaft gjatë kan arritur që më rrena dhe manipulime të bëjnë karrierë. Tipat e tillë të politikës në asnjë vend tjetër demokratik nuk do të kishin vend. Këta janë mediokritete më tesha të ngushta për trupin e tyre. Oratorinë politike e kan mësuar përmendesh. Dhe, më duket mua së njeri ndër problemet që kanë është mos arsimimi i duhur i tyre. Problem e kanë mos leximin së paku të një libri, pos statuseve në rrjete sociale. Kjo tregon për fondin e fjalëve të varfëra. Me shumë flasin së çka kanë ndëgjuar, se sa kanë lexuar. Po shihet së nuk e kanë dert për paftyrësinë e tyre edhe kur bëhët fjalë për madhorët siq është shteti dhe kombi. Këta po përfitojnë, por që shumë shtrejtë po i kushtojë Kosovës dhe popullit të saj…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit