Me “Shetit.com” udhëtim të sigurtë drejt vendlindjes dhe anasjelltas

0
399
Shetit.com

Shkruan: Florim Zeqa, 15.05.2023

“Shetit.com” është kompania e parë shqiptare e transportit publik të udhëtarëve, me traditën më të gjatë të bartjes së mërgimtarëve nga Italia në vendlindje dhe anasjelltas. Tre dekada më parë, në vitin 1993, z. Sadri Bytyqi me kompaninë “Saba Tours” e ka filluar aktivitetin e tij afarist ne Itali. Sot emri i z. Sadri Bytyqi dhe kompanisë me emër të ri “Shetit.com” janë të njohur në mbarë mërgatën shqiptare në Itali dhe më gjërë.

Me numrin 1 të udhëtimeve ndërkombëtare

Gjatë udhëtimit me “Shetit.com” një udhëtarë u shprehë pikërisht në këtë mënyrë, po citoj; “Jeni njëshi i udhëtimeve drejt vendlindjes dhe anasjelltas, faleminderit për udhëtimin e rehatshëm dhe të sigurtë, për shërbimet e duhura dhe cilësore që po na i ofroni”.

Me “Shetit.com” udhëtarët i kanë të gjitha shërbimet e nevojshme, siq janë, lidhja e internetit, toaleti funksional dhe ambienti i pastër, pijet e freskëta dhe ushqimet e lehta e deri tek pushimet gjatë udhëtimet sipas kërkesave të udhëtarëve.

Satisfaksioni më i madh ndaj kompanisë “Shetit.com” janë kënaqësia dhe rehatia e udhëtarëve gjatë rrugëtimit. “Nuk ka kënaqësi më të madhe për ne sesa ajo, kur udhëtarët ndjehen të kënaqur me shërbimet që ju ofrojmë gjatë udhëtimit”, shprehet pronari i kompanisë, z. Sadri Bytyqi.

Besimi reciprok i krijuar mes kompanisë “Shetit.com” dhe udhëtarëve është produkt i nisjes në kohën e duhur, korrektësia dhe saktësia, trajtimit njerëzor i udhëtarëve gjatë tërë udhëtimit e deri në momentin e arritjes në destinacion, siguria personale dhe bagazhit të udhëtarëve, gjëra të cilat mungojnë në disa prej kompanive të tjera të udhëtimeve.

Sadri Bytyqi 1, Sadri Bytyqi 2 dhe Driton Rrahmani

Këta janë tre emrat mbi supet e të cilëve peshon përgjegjësia dhe siguria ndaj udhëtarëve. I pari është Sadri Bytyqi, pronari i kompanisë, kurse dy të tjerët janë vozitësit më përvojë, njëri prej tyre më përvojën më të gjatë në këtë kompani, Sadri Bytyqi apo siq e quajnë udhëtarët “Sadria 2”, i cili edhe pse në moshë, më përvojën e tij prej katër dekadash në vozitje e dëshmojë se është mbret i rrugës. Vërtetë ishin fascionuese rrëfimet e tij gjatë vozitjes 40 vjeçare në udhëtimet ndërkombëtare.

Edhe vozitësi tjetër, djaloshi nga Llapi, Driton Rrahmani me eksperiencën dhe kujdesin gjatë vozitjes më la mbresa të pashlyera për koncentrimin maksimal dhe sigurinë e plotë në vozitje.

Thënë më pak fjalë, me “Shetit.com”, pushimi i mërgimtarëve për në vendlindje fillon në momentin e hypjes në autobus.

Tri dekada në shërbim të bashkatdhetarëve

Edhe pse në moshën 64 vjeçare, drejtuesi i kompanis, z. Sadri Bytyqi është vital dhe i pa lodhshëm, komunikues dhe i afërt me udhëtarët, me vullnet të madh për punë dhe përkushtim maksimal, me trajtim të barabart ndaj secilit udhëtar në autobusin e tij.

Sadri Bytyqi 30 vite më parë e fillojë aktivitetin afarist përmes kompanisë së udhëtimeve me emrin “Saba Tours”, duke u rritur dhe ngritur në vijimësi në një kompani namëmadhe siq është sot “Shetit.com”. E gjithë kjo falë sinqeritetit, seriozitetit, saktësisë dhe besnikërisë, sigurisë dhe komoditetit që ndjejnë udhëtarët në autobusët e “Shetit.com”.

Shërbimet cilësore dhe efikase, në kohën dhe vendin e duhur, pra ndalesat në stacione të rregullta e jo rrugicave e vendeve të panjohura për udhëtarët, ka bërë që “Shetit.com” të jetë kompania më e preferuar dhe më e kërkuar e mërgimtarëve në tërë pjesën veriore të Italisë.

Pronari dhe drejtuesi i kompanisë “Shetit.com”, z. Sadri Bytyqi është një personalitet i veçantë, i urtë dhe i matur, fjalë pak e punë shumë, i madh dhe i pa krahasueshëm nga të tjerët.

Rritja dhe ngritja e kompanisë “Shetit.com” është rezultat i sukseseve të parreshtura, pa asnjë problem të vetëm me udhëtarë dhe pa asnjë aksident gjatë veprimtarisë 30 vjeçare. Sllogani i kompanisë “Pushimi fillon nga udhëtimi” është realitet i dëshmuar në vepër. Mërgimtarët të cilët dëshirojnë të arrijnë më shpejtë dhe më sigurtë në vendlindje dhe anasjelltas, e kanë zgjedhjen e duhur, e ajo është “Shetit.com”. Tradita e mirë vazhdon…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.