Me falsitete, me mashtrime nuk mbahën gjallë themelet e shtetit sovran dhe të pavarur

0
Skënder Mulliqi

Koment

Mjaft na dëmtuan veprimet e tilla politike në Parlament dhe jashtë tij. U dëmtua reputacioni e institucioneve dhe vlerat themelore të shtetit para syve të botës demokratike. Nese rregullisht heshtim bëhemi bashkëfajtor në fyerjën e shtetit…

Skënder MULLIQI

Kosovës i duhen kufijtë e fortë, sovraniteti dhe integtriteti territorial i tij! Shoqëria jonë nuk ka nevojë për diqka tjetër. A mund të imagjinojmë së çfarë dëmi jemi duke i shkaktuar veti më gjithë këto ndasi politike, dhe më gjithë këto apetite për pushtet? Të paafatit, të korruptuarit dhe të indokrinuarit më ideologjizma të ndryshme, i kan shkaktuar dëme të mëdha vendit. Kështu siq po mendojnë disa po i kontribuojnë shkatërrimit të vendit, si në aspektin politikë, ekonomik, të sigurisë, kulturës dhe familjës. Të mbajmë situatën nën kontroll sa të jetë e mundur duke mbajtur larg pushtetit ata që po i shkaktojnë dëme.

Gjithëçka është shëndrruar në interesa përsonale. Kërkimi i të vërtetës që na duhet më shumë së kurrë nuk është mëkat por virtyt i lartë shtetëror dhe kombëtar. Natyrisht së kjo do të jetë një punë e mundimshme me ndonjë gabim, por gabimet na ofrojnë edhe më shumë me të vërtetën. Na duhet racionalizem kritik. Premisa thelbësore është se shkenca dhe dija nuk përparojnë duke vendosur dogma, por nëpërmjet procesit të përgënjeshtrimit të vazhdueshëm të fenomeneve negative. Në këtë proces, kërkojmë të vërtetën dhe në të njëjtën kohë shkatërrojmë keqkuptimet. Me falsifitete, me mashtrime nuk mbahën gjallë themelet e shtetit sovran dhe të pavarur. Kosovës nuk i duhen njerëzit e padobishem.

Vendit i duhen ndryshime përmbajtësore, jo kozmetike, të cilat na kanë lënë mbrapa në precese. Na duhen kuadro të forta në drejtimin e sistemeve, jo njerëz paranojak e ambicioz për vete. Është e pabesueshme se si shumica po heshtin dhe po lejojnë lojëra të tilla të ndyta politike, që po na dërgojnë në ferr. Regjimet të cilat nuk punojnë mirë për shtet, nuk duhet të mbeshteten privatisht as publikisht. Dashuria ndaj Atdheut duhet të zgjatë përgjithmonë, jo vetem në etapa të caktuara. Mjaft na dëmtuan veprimet e tilla politike në Parlament dhe jashtë tij. U dëmtua reputacioni e institucioneve dhe vlerat themelore të shtetit para syve të botës demokratike. Nëse rregullisht heshtim bëhemi bashkëfajtor në fyerjën e shtetit. Fyerjët e tilla natyrisht se janë të dënueshme me ligjet e vendit tonë apo jo …!?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.