Kuvendarët sikur po dëshirojnë të mbytin shtetin në një gotë ujë

0
Kuvendi i Kosovës

Vështrim

Skënder MULLIQI

Temperaturat e verës së gjatë përcëlluese që nuk mbahet mend, kan lënë një pjesë të madhe të qytetarëve mbrenda në shtëpi, për ti ikur valës së madhe të rrezikshme për shëndetin. Kaptinë e veçantë është shpërthimi i zjarreve dhe dëmet që po i shkaktojnë ato. Duke lënë menjanë vendet tjera më kemi Kosovën. Pos vapës se madhe, temperaturat i ka shtuar edhe ngjarjët e quditshme që kan ndodhur kohën e fundit më kuvendarët në Kuvendin e Kosovës. Këtë kthesë politike shumë negative për një shoqëri dhe për një shtet nuk e kan parashikuar as pesimistët më të mëdhenj.

Nuk e di a të qajmë apo të qeshim më këto lojëra politike të tmershme që po luhën, nga ata që nuk ka ndjenja për shtet dhë për komb. Nganjëherë njeriut i duket se gjithçka ka humbur. Është gjithashtu e quditshme kjo heshtje varri e popullit i cili fatin e vetë po e lënë në dorë të hoshtaplerëve të politikës. Optimistët e dinë se historia, ashtu si njeriu, ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe se në një moment do të kishte një ngritje të re të ndjenjës natyrore dhe të fortë shqiptare. Është koha e fundit që këtë “bagëti politike”, e cila ka shkatërruar hapur ose fshehurazi, por në mënyrë efektive qenien shqiptare, të mbuluar me axhenda të mbrapshta politike dhe të natyrave të tjera të dëmshme të largojnë nga jeta politike dhe institucionale.

Kanë zaptuar hapësirën publike, shoqatat e dyshmta civile më një depërtim të madh në institicione dhe media. Populli, ashtu si populli, e ka vuajtur prej kohësh këtë blasfemi të deo shqiptarizmit e këta parlamentarë po i kontribujan në mënyra në ndryshme prishjës së shtetit më të ri në Evropë. Shqiptarët ju kundërvuan armikut shekullor serb, dhe do t’i kundërvëhen edhe tash në kushtet e lirisë gjithë atyre të cilët më dashje ose pa dashje po i kontribojnë në forma të ndryshme prishjës së shtetit të arritur më shumë sakrifica dhe më shumë gjak historikisht dhe në luftën e fundit çlirimatre. Gabohen ato struktuara politike nese mendojnë të nënështrojnë popullin, i cili ndëshmoi se nuk ka fuqi në këtë botë që mund ta mposhtë dhe nënshtroj atë.

Jo për gjithmonë, jo përgjithmonë. Populli nuk mbahet i heshtur më falcifitete dhe rrena. Këta budallenjë të politikës nuk e kuptojnë se janë krijesa të liga, të veshur kat e më koka bosh. Asnjë politikan i menqur nuk do të kishte pru shtetin e vetë në një situatë të tillë katastrofike politike. Kur masakrat serboqetnike ndaj shqiptarëve festohen në Serbi dhe na kërcënojnë për çdo ditë më ndërhyrje ushtarake në veri të vendit edhe më shumë, këta kuvendarë të pa cipë luajnë lojën e djallit midis Kuvendit si organ më i lartë i shtetit. Mjaftë gjatë na shiten mjegull. Këta sikur dëshirojnë të mbytin shtetin e Kosovës në një gotë ujë, nese do tu jepej mundësia!? Por ata kan harruar së pushtetet shkojnë e vijnë e populli mbetet. Dhe, ja këtu është, mos të harrojnë…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.