Në media është bërë virale sulmi i komedianit “kosovar” Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët.
Ai është shprehur se shqiptarët janë xhelozë për kosovarët, se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina.
E gjithë ky diskutim del herë pas here dhe duket se vjen si një teatër i stisur absurd, pasi nuk ka asnjë përmbajtje në shumicën e popullsisë në të gjithë anët e kufirit.
Pakica e zëshme e provincialëve që sulmojnë kush Kosovën e kush Shqipërinë, nuk është aspak e rastësishme.
Po Pse gjithë kjo urrejtje kundër Shqipërisë?
Unë Kreshniku jam shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë.
Video në TikTok e Osman Azemit, ku bën si superior ndaj Shqipërisë, në emër të Kosovës:
https://www.tiktok.com/@user566966233886/video/7407844239972781345
Gjysmën e gjakut e kam në Kosovë dhe gjysmën në Shqipëri dhe po ju them me bindje që këto 50 vite urrejtja e jugut ndaj veriut apo anasjelltas ka pas gjithmnë prapavijë politike.
Ata që premtuan në Prishtine bashkim të Kosovës me Shqipërinë mashtruan popullin dhe sot kanë dalë me teorine e kombit superior Kosovar me argumentat se Shqipëria nuk ka:
– Dua Lipa
– Rita Ora
– Granit Xhaka
Në fakt këta nuk i ka as Kosova por Anglia, Amerika dhe Zvicera.
Askush nuk mund të garantojë sot se cila do ishte karriera e Dua, Rita dhe Xhaka nëse do jetonin në Kosovë.
Gjithsesi duke qenë se unë jam krenar si shqiptar dhe jo si kosovar për këto tre yje po rendis disa fakte, që tregojnë se Shqipëria s’është më poshtë se Kosova dhe nuk urrehet nga shqiptaret e Kosovës por vetëm nga disa idiotë.
Nivelet relativisht janë të barabarta por:
1- Nga statistikat 30% e “kosovarve” duan të jetojnë në Shqipëri dhe vetem 1% e “shqiptarve” duan të jetojnë në Kosovë.
2- 90% e diasporës blejnë shtëpi në Shqipëri dhe jo në Kosovë.
3- Në universitetet europiane numri studenteve nga Shqiperia është dyfish më i lartë se shqiptarve të Kosovës.
4- Integrimi social i shqiptarëve në Europe është më i shpejt se “kosovaret” pavarsisht faktit qe shqiptaret e Shqipërisë dolën nga izlolimi drejt perëndimit 40 vjet më vonë se “kosovarët” që lëviznin lirisht me pasaportat e Jogosllavisë.
5- Rinia dhe pleqte e Shqiperisë flasin më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri se ata e Kosovës. (Pa llogaritur serbishten)
6- Ka më shumë studentë nga Kosova në Shqipëri sesa nga Shqiperia në Kosovë.
7- 99% e artistëve dhe sportistve nga Kosova ëndërrojne flamurin kuqezi, që të përfaqsojnë Shqipërinë, dhe 0% nga Shqipëria që duan të përfaqsojnë Kosovën.
Sigurisht që Kosova ka qindra talente më shumë në disa sporte të tjera si trashëgimi e zhvillimit sportiv në Jugosllavi: Futboll, basketboll, handball, volejboll, xhudo etj. por kjo ka të bëjë me prioritetet e sistemeve të kaluara.
– Ismail Kadare ishte shqiptar dhe asnjehere Ne nuk thamë që ai nuk është Kosovar
– Inva Mula është soprano e Shqipërisë dhe jo e Kosovës
– Dy vëllezrit Belushi në Holliwood njihen si shqiptarë dhe asnjëherë Ne nuk u thamë se ata janë Korçarë e s’janë kosovarë.
Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, tre vellezrit Frashëri, Çajupi, Ismali Qemali, Gjergj Kastrioti dhe qindra legjenda nuk ishin “kosovarë”, por ishin shqiptarë.
Mira Murati, Eva Max, John Cena, etj. janë shqiptarë të Shqipërisë në Ameruikë e jo kosovarë…
Kjo garë e nxitur nga Berogradi ka gjetur terren në Kosovë nga ata që premtuan bashkim por po bëjnë largim.
Kush propagandon kombin kosovar, nuk është shqiptar.
Unë Kreshniku me gjak nga Kosova, jam krenar që u rrita në Shqipëri dhe e them me plot gojën,
S’ka Kosovë pa Shqipëri.
Kosova s’është krahinë, por ka qënë dhe do mbetet zemra e Shqipërisë!
(Shkroi: Kreshnik Spahiu)