Kosovare AI – Psikologji & Shëndet Mendor

0
Kosovare Gjevukaj

Platformë e re online për ankthin, panikun dhe depresionin

Skënder MULLIQI

Në një kohë kur ankthi dhe stresi po prekin çdo moshë, një platformë e re digjitale sjell ndihmë psikologjike të menjëhershme dhe të qasshme 24/7. Psikologia klinike Kosovare Gjevukaj Tolaj ka lansuar platformën “Kosovare AI – Psikologji & Shëndet Mendor”, e cila synon ta bëjë kujdesin emocional më të afërt dhe më të kapshëm për këdo, kudo dhe në çdo kohë. Platforma ndërthur inteligjencën artificiale me përmbajtje profesionale të verifikuar.

Përdoruesit mund të bëjnë pyetje për ankthin, panikun, depresionin, marrëdhëniet apo sfida të tjera emocionale dhe të marrin menjëherë përgjigje të qarta e praktike, të bazuara në shkencë dhe përvojë klinike. Përveç përgjigjeve të personalizuara, përdoruesit kanë në dispozicion teknika praktike për menaxhimin e emocioneve në kohë reale, si frymëmarrja e kontrolluar dhe ushtrimet grounding, si dhe artikuj e materiale ed…

Qëllimi i saj është të ofrojë një formë të ndihmës së parë psikologjike digjitale, e cila i pajis njerëzit me mjetet bazë për të menaxhuar emocionet menjëherë dhe i udhëzon më pas drejt trajtimit më të thelluar kur është e nevojshme. Në një shoqëri ku shëndeti mendor shpesh mbetet tabu, kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të kujdesit emocional dhe rritjes së ndërgjegjësimit.

■ Platforma është e qasshme në:
http://kosovare-ai-psychology-mental-health.webflokosovare-ai-psychology-mental-health.webflo

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.