KONCERT PARA DIELLIT dhe DASMA NË MALE – poezi

0
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica

Poezi

KONCERT PARA DIELLIT

Nexhmije Pagarusha
Nexhmije Pagarusha

(Nexhmije Pagarusha)

Erdhi në përmendore
në Pagarushtë të Llapushës
në koncertin para diellit
me vokalin në pentagramë
e bukura e dheut-
Në Pagarushë të Llapushës
ka ardhur Nexhmija
e veshur me kostumin shqiptar
në koncertin para diellit
baresha do të tuboi lule
për djalmeninë e tokës-
Nexhmija ka porosi të motit
në koncertin e luleve
do të këndoj falas
për Pagarushën time
për Llapushën time!
Ne koncertin para diellit
kënga do të rritë lulet
kënga do të marrë frymë
në udhët e jetës
baresha i merr perdore
te bukurat e dheut
kur bëhen nuse në Llapushë
Nexhmija ka koncertin
e përjetshëm të bareshës
koncertin e kujtimeve
koncertin para diellit!

Shtator, 2025

DASMA NË MALE

Fehmi e Xhevë Lladrovci
Fehmi e Xhevë Lladrovci

(Fehmi dhe Xhevë Lladrovci)

Po vijnë krushqit
në male krejt dasmorë
nusja nga arka e pajes
mori pushkën me amblemë
shtrengoi duart me diellin
shpaloi amanetin e maleve
hasmit i doli përpara
toka është e imja-
lisat e Drenicës shtrojerë
nusja në ballë me krushqit
asnjëherë më e bukur
e veshur me duvakun UÇK
përballlë vdekjes me burrin
përballe maleve të Drenicës.

Shtator, 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.