Koment Duhet të kristalizohet situata e krijuar politike, e kjo mund të bëhët me zgjedhje të reja nacionale

0
Kuvendi Kosovë

Koment

Skënder MULLIQI

Në këto 25 vite jo më shumë fat pos lirisë dhe shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kemi parë dhe përjetuar gjithçka. Disa gjera të liga vijnë si suprizë për të tjerat mbrapa. Dhe, në patem pa dyshim shumë “supriza“ të tilla, që nuk e bënë jetën e mirë. Korrupsioni, gjuha e urrejtjes, imazhi i çoroditur mediatik, standardet e ulëta të jetës publike, shkatërrimi i kulturës, të gjitha këto janë sinonime të ndërmarrjes së regjimeve të pas luftës, që mund të përshkruhen si fenomene që na nxinë jetën, dhe nuk lejuan që shoqëria të përparoj sa duhet.

Megjithate shumë kush sot në Kosovë, janë të bindur se është e mundur që të gjitha këto të shënojnë rënje në suaza të normalitetit, më vullnetin e përbashkët. E kjo nuk ka mundësi të bëhët nese nuk ndërhymë në punën jo të mirë të disa partive politike. Pa këtë ndërhyrje tonën që të kemi zbatim të ligjit dhe të demokracisë, nuk do të kemi mundësi më pa që shteti do të funksionojë ashtu siç duhet.

Defektet shoqërore dhe politike nuk luftohen duke i mbuluar ata. Por, gjithçka duhet të bëhët në mënyrë transparente. Bindja mund të vijë nga naiviteti që në të vërtetë nxitet nga politika, ana e saj e keqe, e ligë – ajo nga e cila kemi qenë viktima për dy dekada, e cila hyn në mënyrë të padukshme përmes poreve, përmes mushkërive, ajo që i bëri të pakuptimta të gjitha mekanizmat e pjesëmarrjes politike, shkeli ose shtypi institucionet, demonizoi parlamentarizmin duke u shërbyer më logjikën autoritare në vendimarrje, dhe e paraqiti luftën për pushtet dhe përfitime përsonale si të keqen përfundimtare. Nuk është ngushëllim për ne gjithë kwto dukuri devijante dhe gjithë kjo krizë politike dhe institucionale më të cilat po përballemi tash e disa muaj më radhë.

Vendi nuk mbahet në këmb më përsonazhe groteske, pa programe të zbatueshme ose inekzistene, më fjalamani fëmijesh në institucionin më të lartë të shtetit-Kuvendin e Kosovës.Ky mos seriozitet e ka pru vendin para aktit të kryer të ekzistojmë si shtet apo jo!?Kemi shkuar largë më modele të keqija sikur të ishim diku në vendet e Afrikës. Shumë kuvendarë dhe të tjerë u ngritën mbi politikën parimore, duke na quar më thellë në skllavëri.Kjo logjikë nuk përkon më realitetin, kjo logjikë është logjikë supreme, është logjikw mbi popullin. Të gjithë pa dallim duhet të ngrihemi në këmb e të pyesim së çka po ndodhë dhe çka mund të ndryshoj këtu, cila është më e mira?

Kemi ardhur në një situatë të re politike, që duhet analizuar mirë, se si të veprojmë që proceset e ngecuara të ecin përpara më kohën. Duhet të kristalizohet situata e krijuar politike, e kjo mund të bëhët-me zgjedhje të reja nacionale mendojë unë. Pak ka mbetuar ndonjë solucion tjetër më i mirë. Më në fund të bëhën hapa përpara drejtë shërimit të shoqërisë. Ka shumë hapa përpara nesh, por çelësi dhe më i vështiri është përfunduar – pjesëmarrja në luftën për kthimin e mekanizmave themelorë demokratikë më zgjedhjet e ndershme të radhës që do të mbaheshin.

Ne duhet të tregojmë se populli është plotësisht kundër të gjithë atyre që po tërheqin në anën e kundërt të tyre, e me çdo kusht. Askush nuk duhet të mendojë se mund të këtë një kompromis me të keqën. Të gjithë miqtë dhe armiqtë duhet ta dinë mirë se Kosova nuk ka kthim të proceseve mbrapa. Populli duhet të tregojnë dhe të provojnë edhe një herë vullnetin e tyre për të jetuar të lirë në vendin e tyre, pasi dëshirojmë të shohim ditë më të mira…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.