Blendi Fevziu
Ishin madheshtore, me nje pamje magjike mbi Manhatan. Pak dite me vone, nje shqiptaro – amerikan, Bardhyl Quku me ftoi per darke ne restorantin e tyre. Quhej Window of the World, ne katin e 107. U vertita mes ashensoresh e tabelash derisa e gjeta. Ishte ne kullen veriore. Qe muzg dhe pamja erdhi u be edhe me magjepse duke u errur, ndërsa dritat dekoronin qytetin me interesant qe kisha vizituar deri atehere. Bardhyl Quku qe nje personazh i veçante. I kishte zyrat aty, ne njeren nga kullat dhe i pelqente t’i befasonte te ftuarit e tij me pamjen magjepse. Historia qe tregoi me mahniti.
Babai, nje nga kreret e Ballit Kombetar ishte larguar nga shqiperia ne te njejten anije, qe iknin edhe Mithat Frasheri, Abaz Kupi e Ali Kelcyra ne Nentor 1944. Faik Quku e kishte marre familjen me vete. Bashke me Bardhylin 7 vjeçar. Kishte menduar qe ne te mire e ne te keq te ishin bashke. U nisen nga veriu, por u drejtuan ne jug te Italise ku ishin anglo – amerikanet. Pas oresh rruge humben orientimin nga stuhia. Kapiteni ngeli. Pyeti Mithat Frasherin, te marr majtas apo djathtas? Po morem rrugen e drejte, shpetuam, po morem rrugen e gabuar na kapen dhe na vrane komunistet. Po une s’e di cila na shpeton e cila na vret. Ishin menduar pak e kishin vendosur te merrnin djathtas. Ja dolen. Kishte qene rruga e drejte.
– Fati me shpetoi, me tha Bardhyl Quku.
Qe nga ajo dite shkoja shpesh aty. Ngjitesha lart dhe gjeja gjithnje nje tavoline buze vetrates gjigande te xhamit. Me pelqente pafund ai vend. Prinderit e mi punonin shume afer kullave. 2 rruge me tej. Nje dite pashe nje reportazh qe fliste per kullat. Nje nga personazhet ishte nje shqiptar. Quhej Rrok Camaj. Pastronte xhamat e kullave. Me impresonoi kur i tha gazetarit:
– Jam me fat, qe e nis çdo dite punen me kete pamje.
Per here te fundit u ngjita ne kullat me Sokol Ballen dhe Andi Bushatin. Ishte Janar 2001. Nuk me qelloi te kthehesha me.
Me 11 Shtator 2001 po udhetoja nga Tirana ne Rome. Lajmin e sulmeve mbi kullat e mora vesh sapo zbritem. Kalova gjithe diten me shqetesimin nese prinderit ishin ok. Kur fola me ta u qetesova. Te nesermen mora vesh se fati e kishte perkedhelur edhe nje here ne jete Bardhyl Qukun. Punonte ne zyre bashke me dy vajzat e tij. Por siç me tha vete, nje nga vajzat ate mengjes i kishte ndalur te jatin dhe motren per nje kafe dhe u vonuan te shkonin ne zyre. Shpetuan. Rrok Camaj jo. Ishte ngjitur si çdo dite te pastronte xhamat ne pamjen mahnitese por nuk zbriti dot me kurre. Sot emri dhe fotoja e tij jane ne muzeun e kullave binjake.
Tre jave me pas mberrita serish ne Nju Jork. Vitrinat ishin ende me pluhurin e trashe, ndersa nga vendi i kullave dilte tym. Kudo kishte flamure amerikane dhe thirrjet UNITED WE STAND. Ne Kishen e Trinitrise qendronin fotot e personave te humbur. Ato momente nuk e dija qe ajo dite do nderronte shume gjera ne bote. Ose qe bota do ishte shume ndryshe pas 11 Shtatorit 2001