Gani I. Mehmeti
Duke lexuar e rilexuar “Iliadën” e Homerit, njeriut normal i shkon mendja tek popujt e vjetër që zë në gojë Homeri, si nga personazhet ashtu edhe nga vendet që i jep në të.
Dhe, për mua, më duket shumë interesante identifikimi i popullit grek, që nuk përkon me realitetinnë kohën kur u shkrua ILIADA, në të cilin libër nuk jipet as përmendet fare Greqia e as grekët.
“ILIADA” e Homerit, përkthyer nga Gjon Shllaku, botuar nga Ndërmarrja Botuese “GJON BUZUKU” në Prishtinë më 2006.
Duke qenë se me “Iliadën”, me personazhet në të, me popujt dhe vendet që jipen në të, janë marrë shumë, për mua del i pakuptueshëm se si në këto vende paskan jetuar grekët, kur në asnjë varg Homeri nuk ua thot emrin atyre.
Prandaj, tek unë lind pyetja se sa do duhej besuar se në atë kohë kanë jetuar apo ka pasur grek në gjithë Pellazgjinë, më vonë Ilirinë, kupto Ballkanin e sotëm e deri në Azinë e Vogël.
Vallë, përse Homeri shkroi për Pellazgët (faqe 66, vargu 822, faqe 70 – vargjet 1008 e 1009, faqe 210 – vargu 504) dhe jo për grekët? Përse kurseu këtë emër “të shenjtë” sipas të gjithë atyre që u përpoqën ta ngrenë lart këtë “popull” të paqenë vetëm përmes miteve? Ndërsa, në anën tjetër, përse u munduan ta shuajnë një popull të qenë e ndër më të lashtit në Europë, prej të cilit dolën e u formuan popuj të tjerë, duke e populluar vetë Europën, Pellazgët e Ilirët, që ishin në realitet!?
A mos kishte diçka kundër tyre që nuk i ceku fare, nuk e dha emrin e tyre si popull, apo dikush tjetër i krijoi grekët (e vjetër) edhe pse ende nuk ishin e nuk njiheshin si popull në këto hapësira. Si nuk u shkrua për Pellazgët si popull nga historianë, arkeologë e letrarë që u morën me grekët e paqenë e jo me pellazgët e qenë?
Grekët si popull po del se u krijuan nga dikush në vend të pellazgëve, dikush u përpoq t’ua shuante edhe emrin pellazgëve, sikur më vonë Ilirëve dhe tani Shqiptarëve.
Po, unë nuk po mundem ta kupotojë shkakun apo arsyen e përpjekjeve për zhdukjen e tyre?
Si do të zhdukun popullin me emër në këto troje e do të lindin një popull tjetër të paqenë për kohën kur e kemi fjalën?
Merrni vepra të ndryshme ku shkruhet për lashtësinë e popujve. Është tepër shqetësuese e pastaj interesante në mënyrën më të keqe e negative, se po nga ky libër janë përpjekur të nxjerrin popullin grek në të gjitha gjuhët, kur në këtë libër fare nuk janë, pse nuk ka ekzistuar fare populli grek!
E unë çuditem edhe nga historianë, arkeologë, letrarë e tjerë edhe nga vetë shqiptarët, se si nuk u ka rënë në sy ky realitet, se në kohën kur u shkrua Iliada, nuk ekzistonte një popull me emrin GREK[1].
Prandaj shtroj pyetjen, si u formuaka një shtet vetëm në bazë të hamendjes apo të mitologjisë dhe u mohuaka së ekzistuari një popull e një vend që është zënë në gojë në “Iliadën” e Homerit! Po na del më e fortë mitologjia se sa realiteti!
Kur dihet se mitologjia është e krijuar vetëm në formë të rrëfenjave për figura të ndryshme të mbinatyrshme, pra që i ka krijuar njeriu, jo se kanë ekzistuar, në formë të përrallave e jo në bazë të hiostorisë e realitetit, jo se kanë qenë.
Ndërkaq, përveç Pellazgëve, në këtë libër kemi edhe Dardanët, pra që ne i njohim për fis Ilir.
Priami, një personazh me rëndësi, quhet PRIAM DARDANI në faqet 81, 156, 445, ose DARDANIDI, siç quhet ILO DARDANIDI në faqet 213, 220, 226, 495 etj., që i evidentova vetëm sa për të dëshmuar e dokumentuar. Nuk do ta kishte kursyer së shkruari edhe emrin GREK Homeri, sikur të kishte ekzistuar aso kohe.
Kjo që kanë bërë arkeologë e historianë të ndryshëm me Pellazgët e Dardanët tek vepra e Homerit “ILIADA” nuk është shkencore, as njerëzore, por ka një trajtim e qëllim krejt tjetër, që lë të kuptohet se disi u përpoqën ta lënë në harresë popullin e parë të këtyre trevave, ashtu sikur ka tentime edhe sot, ta shfarosin popullin shqiptar, të paktën nga Gadishulli Ilirik.
Edhe sot, në shumë atllase e harta, ku paraqitet bota dhe Europa, është shumë interesante se në to janë dhënë Ilirët, Epiri, Dardanët, Dalmatët e shumë pak ndonjë fis tjetër Ilir, por nuk është shkruar fare për ta, ndërsa u është dhënë hapësirë disa popujve tjerë të egër, pushtues e ardhacakë në këto vise. Kështu është vepruar edhe në historinë e gjeografinë e Europës, ku nuk shkruhet fare për Pellazgët se kanë qenë si popull, për Ilirët e besa edhe për Shqiptarët.
Në sa e sa shtete kemi bustin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, por nuk është përfshirë fare në historitë e ndryshme europiane e botërore lufta e dhe qëndresa e Skënderbeut kundër osmanëve! Se është bërë me qëllim apo pa qëëlim ne nuk e dimë, por ka mbetur tepër nën hije gjithë historia shqiptare prej pellazgëve e deri në ditët e sotme për shqiptarët. Kjo do duhej korrigjohej në të ardhmen, se edhe ne jemi pjesë e botës dhe e Europës. Pa marrë parasysh përpjekjeve të dikujt që të na shuajë edhe historikisht edhe fizikisht në kohën e sotme.
Kam parë të botuara, si tituj, ndoshta me dhjetëra për GREQINË ANTIKE, në gjuhën frënge. Vetëm përciptazi kam vërejtur se të gjithë autorët janë bazuar kryesisht në ILIADËN e ODISENË E HOMERIT! Dhe, sikur Homeri të kishte shkruar këto libra vetëm për grekët, si do të shkruhej më pastaj një numër kaq i madh librash për grekët, kur në Iliadë fare nuk përmenden grekët, as si banorë, as se kanë ekzistuar. Ndërkaq, pellazgët, që janë të përmendur në Iliadë dhe që kanë ekzistuar, injorohen nga të gjithë këta e nuk shkruajnë fare, sikur nuk kanë ekzistuar. Por, del se krejt ajo kulturë, krejt ai civilizim i kohës më shumë ka qenë i pellazgëve se sa i gjithë popujve të tjerë. Mirëpo, nga të gjithë ata që u morën me këtë kohë, pati ikje prej pellazgëve, me të njëjtin qëllim – të heshten, se vetëm përmes heshtjes, mund të harrohet një njeri ose një popull.
Dardanëve u printe princ Ene Ankiziadi,
Që me Ankizin Afrodita e lindi, – faqe 70, vargjet 981 e 982;
S’do mend, këtu shihet qartë se Eneu e tjerë, ishin të lindur nga Ankizi dhe Afërdita, që tjerët e bijnë nga greqishtja, por që është një emër tamam shqip, natyrisht që vie nga Iliro-pellazgjishtja Afër+Dita = Afërdita, pa marrë parasysh se në çfarë varianti shkruhet: Afërdita apo Afrodita. Edhe – afër e edhe –afro, janë shqip, por që duan tjerët të mos lënë asgjë nga ajo kohë e lashtë parashqiptare.
Dhe Ipotou tok me pile kreshnikun,
Bijtë e Pellazgut Leto Tautamidit,
Në krye shtizorëve pellazgjikë u prinin,
Që kishin trojet në Larisë pjellore. – faqe 70, vargjet 1007-1010
Kështu u lutën, por k’saj lutje Zeusi
Vesh nuk i vuri, edhe Priam Dardani…, – faqe 81, vargjet 388 e 389.
Si foli ashtu, u ul. Nga mesi i tyre
At’herë u ngrit Priami Dardanidi
Me hije të rëndë, si Zeusi mendjeepri,
Urtë ligjëroi për mbarësinë e tyre:
“Trojanë dardanë e besëtarë, dëgjomëni!
Çka nga kjo parzëm ju flet zemra ime: – faqe 156, vargjet 420-426.
“Ç’thua o Diomed, bir i Tidë kreshnikut?
N’është se Hektori të quan burrë të dobët,
S’kanë për t’i zënë kurrë besë dardanë e teukër
As gratë e trojsve, trimave me shqyta,
Se para kohe n’dhe ua kalle burrat.” – faqe 164, vargjet 176 – 180.
Trojanve atëherë rreptë u vikati Hektori:
Trojanë e liqë e kordhëtarë dardanas
Tregohuni burra o miq, mos e harroni
Forcën dhe trimërinë, se ma ndjen zemra
Neve fitoren dhe lavdi të madhe
Do na jep Zeusi, kurse akejve dërmën. – faqe 165, vargjet 200 – 204
“Me hile e rrena s`do t`u bëj bisht pyetjeve.
Në breg të detit kanë zënë vend karianët
Dhe ata peonët harklakuar lelegët,
Kaokonët diva me pellazgë; më tutje… – faqe 210, vargjet 501 – 504
Nga varri I t’lashtit Ilo Dardanidit – faqe 220, vargu 213
Fshehur pas shtylle t`varrit, që trojanët
Ia ndreqën atit të lashtë Il Dardanit – faqe 226, vargjet 468 e 469
Mbret i pellazgëve e i dodonëve, o Zeus,
Ti që nga larg sundon edhe Dodonën
Me akuj dimrit, ku rrojnë priftrinjtë Selas, – faqe 326, vargjet 293 – 295
«Trojanë e liqë e kordhëtarë dardanas,
Tregohi burra e trimërinë e zjarrtë – faqe 351, vargjet 220 e 221
Dhe Hipotou, biri i pellazgut Leto
Për këmbe e hiqte mes përleshjes s’egër – faqe 354, vrgjet 343 e 344
Do të vajtojnë belhollat dardanide – faqe 378, vargu 427
Zeusi, që vrenjt e kthiell, së pari lindi
Prijsin Dardan, që themeloi Dardanien,
Pse Ilioni i shenjtë, qyteti i vdektarëve,
Në fushë të Trojës ngritur ende s’ishte,
Dhe njerëzit rronin ndër lugina t’Idës
Me tokë t’uritur prej burimesh t’shumta.
Pastaj Dardani bëri Eriktonin,
Mbret pasanik si askush mbi faqe t’dheut.
Për të kullosnin ndër luadhe e kneta
Plot tri mijë pela që për mëza mburreshin. – faqe 406, vargjet 258-267
Ti shpëtojë vdekjes, mos t’i shuhet fara
E i zhduket emri fisit të Dardanit,
Që me shpirt Zeusi e deshi mbi gjithë djemat – faqe 409, vargjet 367 – 369
Tok me Dardanin, të dy bij të Biantit, – faqe 413, vargu 557
“Vëlla i dashur, të dy bashkë t’ia ndalim
Turrin ktij burri që do shemb së shpejti
Kalanë mbretërore të Priam Dardanit,
Se për qëndresë sot trojasve s’u bën zemra. – faqe 424, vargjet 377 – 380
As dhe sikur yt atë Priam Dardani
Të më jape ar sa të peshon tërë trupi – faqe 445, vargjet 458 e 459
Kur u shtrua sofra, i zgjatën duart nga gjella.
Dhe, kur urinë me heje e pije e thyen,
Priam Dardani, i mrekullkuar vështronte
Akil Pelidin burrë azgan të pashëm
Me hije zoti. N`anë tjetër edhe Akili
Me habi vrente Priam Dardanin,
Fytyrë fisnike e me ligjërime t’urta. – faqe 45, vargjet , 467-773
E kanë thënë edhe të tjerët, e, po e them edhe unë se, në Iliadë ngjarja zhvillohet mes Dardanëve të ardhur nga Pellazgët dhe me Zeusin (kupto : ZOTIN, G. M.)e tyre dhe kundërshtarëve të tyre siç, janë Akejt e Danajt. Pra, aq sa të flitet e të shkruhet për « Grekët » e paqenë në këtë vepër, më shumë do duhej të shkruhej për Pellazgët e Dardanët. Mirëpo, shpirtngushtësia e popujve të tjerë, që me çdo kusht deshën të zhdukun Pellazgë e Dardanë, krijuan një popull tjetër, që në një mënyrë deshën të lënë nën hije popullin më të vjetër në Ilirik e ndoshta edhe në Europë, sepse, shumë nga arkeologë, historianë e gjuhëtarë, Europën e bijnë të populluar nga vetë fiset Pellazge – Ilire – Arbërore – Shqiptare, trojet e të cilëve sot janë copëtuar nga popuj ardhacakë e vërtet shumë-shumë barbarë, siç janë grekët, serbët e malazezët, të gjithë të vendosur në trojet Pellazgo-ilire, kur ata as që kishin bërë emër, pse nuk ekzistonin fare mbi rruzullin tokësor.
Pikërisht nga këtu edhe kanë urrejtjen dhe xhelozinë kaq të madhe ndaj shqiptarëve, se asnjëherë njeriu nuk mban mërinë ndaj një të mbeturi, ndaj të cilit duhet treguar përkujdesje e mëshirë, por ndaj të fortëve, të ndershmëve, të dijshmëve, të pasurve mbahet xhelozia, urrejtja e zhvillohet edhe lufta për ta mposhtur e zhdukur atë.
Gadishulli ilirik është me tokë mjaft pjellore dhe me klimë të favorshme për të lashta, shija e të cilave dallon nga vise tjera. Një dardhë a mollë a çkado tjetër, ashtu edhe perimet, shijen e ëmbëlsinë që e kanë në këto troje, nuk del ta kenë në vendet e tjera. Prandaj, secili do të dëshironte të jetonte në këtë gadishull. Kjo pasuri, kjo shije fitohet nga dheu dhe nga dielli e klima që u jep fryteve, pemëve, perimeve e të lashtave të tjera.
Edhe në shumë harta të tjera, nuk na del fare emri “Greqi” deri vonë. Atje ka Iliri, ka Dardani, ka Dalmaci, ka Epir, ka edhe emra fisesh tjerë të Ilirëve, por jo edhe Greqi.
Nuk e kuptoj përse një admirim kaq i madh ndaj grekëve, që u dhanë emrin ende para se të lindnin, aq sa mbetet e pakuptueshme edhe përse nuk u shkrua atëherë për ata që ishin, për ata që kishin lindur e ishin rritur e zgjëruar në mbarë GADISHULLIN ILIRIK E MË LARG – PELLAZGËT e pastaj ILIRËT, që lanë shenja jete e gjallërie në ato troje, ku janë edhe sot, ani pse të tkurrur, të shtyrë në një cep të Ilirikut, ku edhe këta pak trashëgimtarë të drejtpërdrejtë përpiqen t`i zhdukun! Kjo është shqetësuese dhe e tmerrshme.
Nuk mundem të paraqesë këtu të gjitha argumentet. Për këtë, mund të shihet edhe libri “ILIRËT DHE ILIRIA TE AUTORËT ANTIKË”, “RILINDJA”, Prishtinë, 1979 prej 590 faqesh të madhësisë B-5.
Vërejtja ime tek popujt e tjerë është se si ata shkruan me dhjetëra libra për Greqinë, ku, përveç që nuk shkruajtën ndonjë libër për PELLAZGËT E ILIRINË,ata as i morën në gojë si banorë të dikurshëm në këtë Gadishull. Dhe, gajithçka që është paraqitur nga zbulimet, ia lanë vetëm Greqisë, kur dihet se në ato vise kishin jetuar e vepruar edhe popuj të tjerë, siç ishin Pellazgët e Ilirët më përpara grekëve. Pra, autorë të vjetër nuk i kanë lënë anash Pellazgët dhe Ilirët, ndërsa këta autorët e rinj, po.
Shihet se, edhe në bazë të territorit që ka Iliria në hartë, ajo është shumë më e madhe se Greqia sipas atyre që e krijuan, pra meritonte dhe meriton të shkruhet e të njihet edhe nga të tjerët, për të cilët është “e panjohur” sot.
Shihet se nuk ekziston ende Greqia! Greqia nuk është helene.
Helenë janë popujt tjerë më përpara Greqisë.
Prandaj, me të drejtë shkruan Sajmir Lolja në FJALA E LIRË, më 15 Prill 2022: ILIADA, ODISEJA, ENEADA, PRRALLA TË KLONUARA KEQ, me të cilin pajtohem plotësisht, se, sikur sot e para shumë kohësh, që luftohen shqiptarët fizikisht me qëllim deri në zhdukje, ashtu luftohet për heshtjen e ekzitimit të Pellazgëve e Ilirëve në Gadishullin Ilirik, si popujt më të hershëm.
[1] Akejtë (vargu 2). Në kohën e krijimit të “liadës” nuk ishte ende i njohur emri “grek”. Prandaj me emër “akej” që ishte kryesisht emri i banorëve të Peloponezit, quheshin në përgjithësi grekët. Marrë në “Iliada”, botuar nga Buzuku, Prishtinë, më 2006, faqe 501, përkthyer prej Gjon Shllakut.