12.5 C
Tirana
E dielë, 15 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj IBRAHIM KELMENDI – ZJARR DHE ACAR 1968-2018 (Rrëfime reflektuese prapavajtëse) – ekskluzive

IBRAHIM KELMENDI – ZJARR DHE ACAR 1968-2018 (Rrëfime reflektuese prapavajtëse) – ekskluzive

0
Ibrahim Kelmendi - Zjarr dhe acar

IBRAHIM KELMENDI – ZJARR DHE ACAR 1968-2018libri më i fundit i autorit, i cili përmbledh ngjarjet më kryesore, aktivitetet më të rëndësishme, nëpër të cilat kaloi një nga veprimtarët më të dalluar të Lëvizjeve ilegale shqiptare për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe dhe në luftë përt liri!

PARATHËNIE

Intervistuesi Agron Gashi, i Gazetës Demos, para ca ditëve (fillim shtatori 2024) më gudulisi mendjemadhësinë për të evokuar kujtimet.

Në fund të intervistës më shkroi: E pres edhe një libër prej jush për këto tema. Për momentin po mendoj të përfshi kujtime reflektuese, prapavajtëse, për 50-vitet e angazhimit tim, duke filluar nga viti 1968, kur isha 14-vjeçar, nxënës në klasë të parë në shkollë të mesme, deri në vitin 2018. Po shpresoj se do ia dal të jem sa më pak subjektiv.

Po e nis këtë punë më shumë për ta mbush kohën, meqë u bënë dhjetë vite që më mungon komunikimi live me njerëz, për shkak të sëmundjes, sesa që ndiej ndonjë detyrim për t’i informuar e për t’u dhënë llogari bashkatdhetarëve, meqë shumica e madhe e tyre nuk e meritojnë. Qysh në krye të herës po paralajmëroj se do të dominohem nga përcaktimi për të prezantuar komplotet, që i kemi pas nga marionetat e shërbimeve jugosllave, sepse shpesh po dëgjoj e lexoj keqkuptimin:

Emigracioni e kishte të lehtë në Perëndim. Duhet të jesh i painformuar ta pohosh këtë të pavërtetë, sepse shërbimet jugosllave nuk ishin aq idiote, sa ta linin Emigracionin të vepronte në lirinë e tij në Perëndim, pa penetruar në radhë të tij spiunë, madje edhe kriminelë, që ndërmerrnin e nxisnin edhe vrasje e plagosje. Njëherit, dua të konkretizohen “bashkëpunëtorët” e dyshuar të atyre shërbimeve, meqë, në njërën anë themi e shkruajmë se ato shërbime kishin dhjetëra mijëra “bashkëpunëtorë”, ndërsa në anën tjetër, vetëm pse po i demaskoj e diskreditoj 7-8 veta si të dyshuar, po alarmohet mileti hibrid, sikur po i akuzoj të gjithë ish-bashkëveprimtarët e bashkëorganizuar, gjatë viteve 1978-1999.

Fatmirësisht nuk mbaj mend nga koha fëmijërisë, deri rreth moshës 5-vjeçare, sepse do të kisha vuajtur përjetësisht nga traumat, që duhet t’i kem pasur kur në moshë 17-muajshe, në dhjetor 1955 kam rënë në oxhakun e madh me zjarr, ku gatuhej për familjen tonë me mbi 40 anëtarë. Në atë moment ka qenë edhe kazani i varur duke zier rrobat e bezit me fi, siç praktikohej atëherë mënyra e larjes së rrobave nga bezi i bardhë. Babain e kam pas të arrestuar në stacion të policisë në Kliqinë, prandaj me vonesë më kanë dërguar në spital të Pejës. Mbi dy vjet Nana ka drejtuar lutje drejt Allahut të saj të më merrte, meqë i vuante rëndë rënkimet e mia…

Demonstrata e 19 tetorit 1968 në Pejë

Në pyetjen e parë të Agron Gashit, kur dhe si filloi angazhimi juaj politik dhe nacional?, jam përgjigjur: Si 14-vjeçar u surprizova nga fillimi i demonstratës në Pejë. Ishte e shtuna e 19 tetorit 1968. Isha në vitin e parë në Shkollë Normale “Ali Kelmendi”, siç quhej shkolla e mesme 5-vjeçare, e cila kualifikonte mësues për ciklin e ulët shkollor. Vëllau, Zeneli, ishte maturant i të njëjtës shkollë. Ai me rreth 12 shokë, në oborr të shkollës, me flamur kombëtar të ngritur, thërrisnin të bashkohemi për demonstratë.

Isha në orë të fizkulturës. I pamë nismëtarët e demonstratës sepse gjendeshim në fushën sportive. Arsimtar e kishim Misha Zvicerin, vëllau i famozit Rade. U veshëm përnjëherë. Misha nuk provoi të na pengonte.

Rastisi që klasa jonë të ishte e para, që iu bashkëngjit grupit nismëtar. Nga ata, pos vëllaut Zenel, më se miri e njihja Demë Mulliqin, meqë kisha biseduar disa herë me të, si shok i vëllaut tim. Ata po prisnin të përfundonte ora e mësimit që të niste demonstrata. Mua m’u kujtua një truk: i luta shokët e klasës të shkonin në çdo klasë e të alarmonin se shkolla ka filluar të digjet. Pati efekt sepse për pak minuta dolën të gjithë në oborr. Edhe arsimtarët.

Njëjtë vepruam edhe në Shkollën bujqësore, që ishte mu përballë, me të cilën kishim oborr të përbashkët. U nisëm drejt qendrës së qytetit. Ishte larg rreth 5 km. Për befasinë time të atëhershme dhe të gjithëhershme, policia nuk provoi të na ndalonte. Meqë ishte ditë pazari, shumë veta shkuam në “lamë të drithit” (tregun fshatar) dhe i thirrëm fshatarë e qytetarë të na bashkoheshin, duke u thënë se po protestohet kundër “porozit” (tatimit).

Sheshi në mes hotel Korzës, hotel Metohisë dhe Komunës qe stërmbushur. Mbi kioskën buzë komunës, hipën Demë Mulliqi, Skënder Kuqi e dy veta tjerë. Mbajtën fjalime… Jemi shpërndarë qetësisht, pa ndërhy policia.

Nuk kam pas asnjë informim, kush duhet të kenë qenë organizatorët klandestin, sepse u mjaftova me nismëtarët që i pashë në oborr të Shkollës. Rinia e fshatit Llabjan, Komuna Pejë, gjatë nëntorit 1968 u angazhua me përkushtim për përgatitje për festat e Nëntorit. Në fshat kishin shtëpi kulture. Ishte e njëjtë me të shumë fshatrave tjerë. Ende është aty, tashmë si gërmadhë. Përgatitjet i bënim pa frikë. UDB-ja po riorganizohej në S.Sh. Sh. / SDB [Shërbimi i Sigurimit Shtetëror / Služba Državne Bezbednosti; në vazhdim do përdor vetëm akronimin famoz: UDB.] Njëri nga ata të burgosur “Rankoviqistë” ishte edhe djali i xhaxhait të Nanës time. E quanin Ramë (Idriz) Ibredemaj. E kanë pas burgos edhe kryeshefin e tij serb.

Sëmundja nga agjërimi, 1969

Në vitin e dytë të shkollës së mesme, kur ishte muaji islam ramadan, i osmanizuar në ramazan, isha agjerueshëm. Duhet të kem filluar me agjërim qysh në moshë 7 vjeçare, sepse ndieja krenari që isha djalë i një gjysmëhoxhe autodidakt, analfabet, i cili më kishte indoktrinuar deri në palcë me Islamin që ai e besonte dhe e praktikonte. Tashmë atë lloj Islami po e (dis)kualifikojmë si “islam tradicional”.

Nuk e kujtoj cila ditë ishte, kur kujdestari i klasës Bajram Ahmetxhekaj, mësuesi i fizikës, provoi të na testonte, kush po agjëronte. Ai na ofronte ujë të gjithë nxënësve të klasës. Refuzova të pi. Mbaj mend që disa patën pi nga frika. Ishim pak veta në klasë që agjëronim. Ndodhi që një ditë po agjëroja pa ngrënë syfyr, siç e quanim ushqimin në prag të “lindjes” së Diellit gjatë ramazanit. Nuk guxonim të hanim e pinim deri në “perëndim” të Diellit. Në prag të iftarit, siç quhet ngrënia pas “perëndimit” të Diellit, ndieva aq shumë uri, sa të guxoja t’ia vjedhja një shoqe të klasës mollën që e kishte çantë. Dola në fund të oborrit të shkollës, prapa nevojtoreve, dhe zura ta ha, me shpresë se nuk po më shihte ndokush. Më ndodhi alivanosja.

Ndihma e shpejtë me pati dërguar në Spital. Pata fatin ta kisha mjek kryesor internistin iluminist Mustafë Ademaj, nga fshati Logjë, Komuna Pejë. Ai më mbajti në spital deri sa mbaroi ramazani, edhe pse më pat shëruar brenda dy-tre ditëve. Mjekimi mrekullues i mjekut Mustafë ishte edukimi iluminist që patën sqarimet e tij kundër religjioneve, sepse aty e tutje fillova të ndërgjegjësohem, gjegjësisht të deislamizohem.

Digresion:
Që ta sqaroj çfarë kuptoj me “islamin tradicional”, mjafton të them se nëse Babait do t’ia kisha recituar Kuranin në shqip, ta zëmë ajetet (versetet) 33:37 dhe 33:50, do të ndodhte hataja. Po i citoj: Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate
bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë nga Allahu!”, e ti e mbajte fshehtë në veten tënde atë që Allahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për të mos pasur besimtarët mëkat në martesë me gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i Allahut është kryer.” [Kuran, 33:37]

Protagonisti Zejdi në këtë ajet është ish-skllavi fëmijë, i blerë në treg të skllevërve nga “profeti” Mohamed, i birësuar pastaj si fëmijë i tij. Mohamedi e kishte martuar Zejdin me vajzën e hallës, Zejneben. Sipas Islamologes arabe Fatime Mernisi, Mohamedi në një moment duhet të jetë shkuar për t’u konsultuar me Zejdin, meqë e kishte caktuar komandant të xhihadistëve. E gjen vetëm Zejnebën duke i la flokët, e zhveshur nga beli e lartë. Maniaku seksual Mohamed i vardiset vajzës së hallës, kushërirës Zejnebe, duke thirr: në emër të Allahut… Për ca kohë Mohamedi dhe Zejnebja praktikojnë kurvëri të fshehtë.

Por, siç thuhet, nuk kanë mund ta fshihnin nga syri i popullit, prandaj Mohamedi e ka sajuar këtë ajet, për ta legalizuar atë të kurvëri me martesë mes Mohamedit dhe kushërirës Zejnebe. “O ti Pejgamber [Mohamded], Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tënd [robëreshat e luftës] dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e të dajës tënd, bijat e tezeve tua, të cilat kanë migruar si ti, dhe gratë besimtare nëse ato ia falin veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me to (…)” [Kurani, 33:50]

Këtë ajet nuk do mund t’ia lexoja Babait deri në fund, meqë do të më vriste, po t’i qëllonte armë pranë. Këto konkretizime tregojnë si është përvijuar islami tradicional, në kohën kur Kurani nuk ishte i shqipëruar dhe mbi 99 % e shqiptarëve kanë qenë analfabetë, ndërsa klerikët që e kuptonin Kuranin në arabisht, nuk ua tregonin besimtarëve analfabetë ajetet amorale.

Libri u botua nga Botime Artini, dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, dhe ka 344 faqe.

Ibrahim Kelmendi - Zjarr dhe acar

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE……………………………………………………………………………. 9
Demonstrata e 19 tetorit 1968 në Pejë…………………………………………….10
Sëmundja nga agjërimi, 1969……………………………………………………….11
Viti i mbrapshtë shkollorë 1970/71 – ngelja në klasë……………………………12
Emigrimi në Gjermani në verë 1971………………………………………………..14
Studimet gjatë viteve 1973 deri në korrik 1976 në Prishtinë…………………..15
Vdekja e Babait më 1 prill 1974……………………………………………………..16
Emigrimi / arratisja në korrik 1976…………………………………………………17
Regjistrimi në Universitet në Bochum në shkurt 1977…………………………..18
Sprovë përcaktimi……………………………………………………………………..20
Afirmimi politik në Ruhr-Universität………………………………………………..20
Njohja me Hysen Gegën dhe Bardhosh Gërvallën më 1977……………………21
100 Vjetori i Lidhjes së Prizrenit……………………………………………………23
Klubi Shqiptar në Dyseldorf – flamurtar në Emigracion………………………..24
Rroli i kryeUDBashit Shefqet Hashani……………………………………………..25
Klubi në Dyseldorf – vatër e indoktrinimit dhe rekrutimit……………………..26
Formimi i Frontit të Kuq Popullor (FKP), më 1978………………………………27
Bashkëpunimi me Emigracionin politik kroat…………………………………….30
Njohja me Emin Fazlinë, alias Emil Kastriotin, më 1978 ………………………30
Vizita e parë në Bruksel, më 1978…………………………………………………31
Vizitë e parë në Suedi, më 1978…………………………………………………..32
Vizita e parë në Ambasadë shqiptare në Vjenë, nëntor 1977…………………33
“Formimi” i Grupit Komunist nga Riza Salihu në Shtutgart……………………33
Njohja me Rexhep Halimin, më 1978……………………………………………..34
Vizita befasuese e dy diplomatëve shqiptarë…………………………………….34
(Sh)përdorimi nga Ambasada shqiptare në Vjenë………………………………35
Dilema për dorëzim në gusht 1979………………………………………………..36
Vizita e pa planifikuar në Komogllavë, shtator 1979……………………………38
Njohja me Jusuf Gërvallën, dhjetor 1979…………………………………………39
Riza Salihu urdhëron vrasjen e Jusuf Gëvallës…………………………………..39
Zënka aksidentale me Jusufin, qershor 1980…………………………………….41
“Përplasjet” ideopolitike me Jusuf Gërvallën……………………………………..45
Pasojat e komploteve nga Sadik Blakaj…………………………………………..47
Numri i fundit i organit “Bashkimi”, janar 1981…………………………………49
Mars-prill 1981 – befasi e këndshme për Emigracionin………………………..49
Takimi i parë me Kadri Zekën, më 5 prill 1981………………………………….50
Bisedat e para për bashkim…………………………………………………………54
Musa Hoti………………………………………………………………………………55
Ftesa e Jusufit, më 15/16 janar 1982…………………………………………….58
Bashkimi, më 17 Janari 1982………………………………………………………59
Vrasjet tronditëse, më 17 janar 1982…………………………………………….61
Marrja në pyetje nga SoKo në Hajbron, më 18 janar 1982……………………61
Arrestimi i Riza Salihut………………………………………………………………63
Kapja e Familjes Gërvalla nga Sabri Novosella………………………………….63
Vizita në Suedi, shkurtit 1982 …………………………………………………….66
Demonstratat në Bon e Vjenë, 3 e 14 prill 1982………………………………..68
Takimet e para me Xhafer Shatrin, mars 1982………………………………….69
“Arratisja” në USA në qershor 1982………………………………………………71
Imam Isuf Azemi – kryetari i Lidhjes Kosovare në Çikago……………………73
Kongresi i Vatrës, gusht 1982……………………………………………………..74
Vizitë në Ambasadë shqiptare pranë OKB-së, gusht 1982……………………75
Festat e Nëntorit 1982 në NY………………………………………………………75
Komitetit Vëllezërit Gërvalla, korrik 1982……………………………………….77
Vitin e Ri 1983 në burg në Konstanc……………………………………………..77
Formimi i kryesisë së LRSSHJ-së, më 15 mars 1983………………………….78
Qëndrimi veror 1983 në Suedi ……………………………………………………79
Konsulta e LR(S)SHJ-së në Biel (CH), më 9 korrik 1983…………………….111
Roli komplotist i Suzana (Mimunoviqit) Gërvallës…………………………….112
Gjendja në tetor 1983…………………………………………………………….113
Sabri Novosella në Zvicër – armiqësimi me Xhafer Shatrin…………………120
Enver Hadri………………………………………………………………………….122
Klubi “Isa Boletini” në Shtutgart, janar 1984………………………………….126
Kriminaliteti në Dyseldorf, më 7 prillit 1984……………………………………127
Mbet për ta sfiduar edhe komplotistin e 3-të: Xhafer Shatrin……………….128
Shërbimet jugosllave nuk dorëzoheshin…………………………………………128
Penetrimi i Xhavit Halitit……………………………………………………………129
Konsolidimi i Lëvizjes të sapoçliruar nga komplotistët………………………..131
Përvijimi i kapjes (pseudo)enveriste të LPRK-së……………………………….131
Sprovat e Lëvizjes në vitin 1989………………………………………………….132
Propozim që shkaktoi tronditje në Mbledhjen e parë………………………….134
Vizita e parë në Shqipëri – zhgënjyese…………………………………………..135
Krimet UDB-eske të Hajdinë Sejdisë dhe Xhavit Halitit……………………….138
Themelimi i ndërmarrjes botuese në Tiranë…………………………………….139
Mitingu në Tiranë, mars 1992 ………………………………………………….,,.140
Arratisja nga Shqipëria, gusht 1992……………………………………………..140
Rikthimi në “normalitet” …………………………………………………………..142
Kuvendi i 3-të, më 3-4 tetor 1991……………………………………………….142
Adem Demaçi, mars 1993…………………………………………………………144
Grindja mes Ramadan Shalës dhe Adem Demaçit…………………………….145
Mledhja konsultative në Kollare të Kërçovës……………………………………146
Mbledhja e 4-të, më 26-27 korrik 1993…………………………………………150
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshme, dhjetor 1993……………………………151
Greva e urisë në Bon, maj 1996………………………………………………….151
Mbledhja e Kryesisë, më 17 nëntor 1994……………………………………….152
Përplasja me Kryesinë e KP të LPK-së…………………………………………..152
Vizita në Tiranë në fund të dhjetorit 1996………………………………………154
Kërkesa e Fehmi Lladrovcit për me iu bashkëngjit ……………………………155
UÇK-së në vjeshtë 1996……………………………………………………………155
Vrasjet dhe burgosjet / zhbërja e Shtabit Qendror, janar 1997……………..156
Rrebelimi në Shqipëri, mars 1997………………………………………………..156
Epopeja në Prekaz, më 5-6 mars 1998………………………………………….158
Fatos Klosi dhe Vera Bekteshi……………………………………………………..159
Bekim Shyti, 11 mars 1998………………………………………………………..160
Marsi 1998……………………………………………………………………………162
300.000 DM të “plaçkitura”………………………………………………………..163
Truku mashtrues: “luftën e kemi nis me huazime”……………………………164
Komunikatat nr. 45 dhe 46, më 9 e 16 mars 1998……………………………165
Takimi i ushtarakëve me Bujar Bukoshin, më 17 mars 1998………………..166
Vetorganizimi i Vegjëlisë çlirimtare nën akronimin UÇK………………………167
Sabotimet e konkretizuara nga Azem Syla……………………………………..167
Konflikti me Ramush Haradinajn, mars 1998…………………………………..168
Ardhja e rreth 1400 kryengritësve në Tropojë, më 4 prill 1998……………..169
Takimi i Qerim Kelmendit me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin,…………….171
në fund të marsit 1998, në Tiranë………………………………………………..171
Raporti i Ilir Konushevcit me Xhavit Halitin dhe Azem Sylën…………………172
Kërcënimi i Xhavit Halitit ndaj Kryesisë, prill 1998…………………………….173
3000 kallashët që patën hidhëruar Xhavitin dhe Azemin, prill 1998………..174
Kthimi në Gjermani në fund të prillit 1998………………………………………174
Kuvendi / Mbledhja e 6-të e LPK-së, më 2-3 maj 1998……………………….175
Vrasja e Ilir Konushevcit më 9 maj 1998 rriti armiqësinë ……………………177
kundër bandës së Xhavit Halitit…………………………………………………..177
Mbledhja e Këshillit të përgjithshëm (KP), më 23 maj 1998…………………177
Marrëveshja në Osllo, më 22-23 maj 1998……………………………………..184
Më 11 qershor 1998 Jakup Krasniqi gënjeu: “u themelua …………………..185
shtabi i përgjithshëm i UÇK-së”……………………………………………………185
Në korrik 1998 dështon puçi i bandës së Xhavitit …………………………….186
për ta kap Fondin në Gjermani……………………………………………………186
Zhbllokimi i mjeteve financiare në Zvicër, qershor 1998……………………..191
Rexh Xhakli…………………………………………………………………………..192
Kriminaliteti i Remzi Ejupit / Eurokoha…………………………………………..193
Pritja nga Presidenti Rexhep Mejdani, gusht 1998…………………………….193
Shkuarja në Kinë, në gusht 1998…………………………………………………195
Vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqit në Tiranë, më 21 shtator 1998…………196
Emrëimi i kolonelit Halil Bicaj nga “kryeministri”
Bujar Bukoshi, BINGO për UÇK dhe Luftën çlirimtare………………………….197
Konferenca në Rambuje (Francë), më 6-23 shkurt dhe 18 mars 1999……..198
Telefonat satelitor të UÇK-së……………………………………………………….204
Nënshkrimi në Paris, më 18 mars 1998………………………………………….205
Beteja në Koshare, nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999…………………….206
Kongresi i SPD-së për përmbysje të kancelarit Schrëder, maj 1999………..207
Samiti ndërkombëtar për Kosovën në Gjermani, më 8 qershor 1999………207
Blic bastisjet nga BKA më 15 qershor 1999…………………………………….209
“Qeveria e përkohshme” – njollë e zezë e përhershme……………………….210
Kuvendi i 7-të e LPK-së në Prizren, më 27 qershor 1999…………………….213
Komploti edhe ndaj partisë PBD, e formuar më 4 korrik 1999………………215
Ilir Meta……………………………………………………………………………….216
Kthimi në Gjermani në vitin 2003………………………………………………..217
Angazhimi në Maqedoni nga nëntori 2004 deri prill 2014……………………218
Plagosja e Momçillo Trajkoviqit në Prishtinë, më 2 nëntor 1999……………220
Selatin Novosella – kodosh i UDB-së?…………………………………………..221
Nisja për pajtim me popullin serb, 2007………………………………………..222
“Sfidat e radhës / Kosova: rruga e mundimshme
drejt Shtetit” – përpjekje për platformë për ta bërë Shtetin (2008)………225
Romani “Atentatet”, botuar në vitin 2007………………………………………230
Zhgënjimi i parë nga Albin Kurti, shkurt 2007…………………………………232
Revanshizmi i Hashim Thaçit në viti 2011………………………………………232
Sabotimet e KM Thaçi në vitin 2008……………………………………………..234
Oliver Schmitt………………………………………………………………………..241
Greva e urisë, qershor 2013……………………………………………………….242
Angazhimi për studim të Islamin………………………………………………….243
Sabri Novosella………………………………………………………………………256
Xhavit Haliti…………………………………………………………………………..259
Reagim ndaj intervistës së Xhavit Halitit…………………………………………259
TV-Klan/Opinion – Xhavit Haliti: Roli im në formimin …………………………284
e bërthamave të rezistencës në Kosovë, më 11.05.2000…………………….284
Fragmente nga intervista që Xhavit Haliti e ka dhënë………………………..288
më 14.01.2023 në GazetaDemos:……………………………………………….288
Vazhdimi i dytë i intervistës së Xhavit Halitit, …………………………………293
GazetaDemos, më 20.01.2023:…………………………………………………..293
PRESSING – Xhavit Haliti, më 16.08.2021:……………………………………..295
PDK përgjatë 24 viteve të saj, Xhavit Haliti, në tv T7 (më 16.10.2023)…..296
Kojshia Show – Fatmir Zymberi & Xhavit Haliti, më 25.06.2023:……………299
Rubikon – Xhavit Haliti, më 24.05.2018:………………………………………..300
ATV / Xhavit Haliti tregon çfarë raporte kishte …………………………………305
me Adem Jasharin, më 07.03.2023:……………………………………………..305
Xhavit Haliti, Rrëfimi për atentatet, ATV, më 20.09.2022:……………………306
Zona B, Klan Kosova, Xhavit Haliti, më 22.12.2015:………………………….308
Popullore: mos e vet se t’tregon vet …………………………………………….312
Xhavit Haliti për Ilir Konushevcin:………………………………………………..324
Xhavit Haliti-genjeshtra per maskaren e Izbices……………………………….328
Interviste “problematike”…………………………………………………………..329
Edhe Bardhyl Mahmuti i pa informuar për zhvillimet në LPK ………………..335
dhe UÇK (nga 1994 deri në maj 1998)…………………………………………..335
Koloneli Dilaver Goxhaj – dezinformime për Adem Demaçin:………………..338
Xhavit Haliti rrëfen – UÇK-ja, përçarjet e shqiptarëve, spiunët……………….338
ZEN T7, më 01.08.2024…………………………………………………………….339
Sërish Xhavit Haliti – sepse i paguan daljet në televizione?…………………..341

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.