“GUXO” drejt shpërbërjes përfundimtare!

0
40
Vjosa Osmani - samit Tir - media

Shkruan: Florim Zeqa, 07.08.2024

Në kohën kur po thellohet hendeku mes kryeministrit dhe presitentes, “guximtarët” ndodhen ses dy zjarreve. Kurse pozicionimi i kryetares së parë të partisë GUXO, znj. Gërvalla-Schwarz përkrah Albin Kurtit, i ka ndarë në dysh “guximtarët”!

“Guximtarët mes dy zjarreve përvëluese!

Përçarja mes kryeministrit dhe presidentes merr përmasa alarmante pas skandalit diplomatik në Aeroportin e Shkupit! Perplasjet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet krerëve të shtetit dita-ditës po thellohen akoma më shumë.

Përplasjen ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës, përkatësisht e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani nuk mund t’i fsheh më askush.

Përplasja e madhe mes presidentes dhe kryeministrit, e cila tashmë është duke u rritur si një ortek bore, do të shkaktojë përplasje shkatërrimtare brenda partnerëve qeverisës.

Ndarja mes dy personaliteteve të kundërta është normale, pasi të dytë, Albini dhe Vjosa vijnë nga shkolla të ndryshme politike. Albini i shkollës staliniste, ndërsa Vjosa e shkollës rugoviane, andaj këta dy nuk mund të ecin drejt në të njëjtit binarë, por mdarja e rrugëve mes Vjosa Osmanit me Donika Gërvallën-Shwarz do ta çojë subjektin e vogël GUXO drejt shpërbërjes përfundimtare.

Edhe pse presidentja Osmani e cila po e proklamon rrugën rugoviane ende nuk po e merr guximin e shkëputjes përfundimtare me Albin Kurtin, rivalin numër 1 të filozofisë politike rugoviane.

Për fatin tonë të keq, në anën tjetër e kemi kryeministrin Kurti i cili po vazhdon me lojën përçarëse me orientim kah lindja, duke na i humbur miqët tradicional evro-perëndimor dhe duke e dërguar vendin drejt izolimit më të madh ndërkombëtar të Kosovës nga ekzistenca si shtet i pavarur dhe sovran.

Për të mirën e vendit dhe qytetarëve, këto dy rrugë duhet të ndahen përfundimisht, në mënyrë që Vjosa të kthehet në shtëpinë e vet politike dhe të vazhdojë nga aty rrugëtimin politik që e kishte nisur dekada më parë.

Humbja e aleatëve, e frikshme për të ardhmen e vendit

Si pasojë e mos koordinimit të kryeministrit Albin Kurtit me aleatët, shteti i Kosovës ka përfunduar nën sanksione të BE-së. Kurse si pasoj e përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-të, jemi larguar nga vemendja e aleatit më të fuqishëm dhe më strategjik të vendit tonë.

Kjo situatë e ka trimëruar tejë mase fqinjin tonë verior, Serbinë, e cila është duke vazhduar e papenguar nga askush me agresionin e saj politik kundër shtetit tonë, siq ishte rasti me pengimin anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Kjo nuk është e keqja e vetme, përveq tjerash, në mungesë të një diplomacie efikase kemi mungesë të njohjeve të reja dhe dobësim të pozicionit politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare, e cila e ka stopuar rrugën e anëtarësimit në BE.

Duket qartë, se hendeku mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk do të kalohet lehtë dhe pa pasoja shkaku i kundërthënjeve ideolgjike. Tashmë Vjosa ka filluar ta kuptojë rreshtimin e gabuar politik për kënaqjen e egos personale katër vite më parë!

Në kohën kur po thellohet hendeku mes kryeministrit dhe presitentes, “guximtarët” ndodhen mes dy zjarreve. Pozicionimi i kryetares së parë të partisë GUXO, znj. Gërvalla-Swarz perkrah Albin Kurtit i ka ndarë në dysh “guximtarët”, të cilët do të digjen në të dyja anët e medaljes së partisë në embrion!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.