“Edhe maçoku luan veç me minj të gjallë”!

0
Petrit Dibrani

Petrit Dibrani

Për të 37-tën herë me radhë, pasqyra më e shëmtuar në Dardaninë tonë, të shpallur Republikë me gjak dhe shumë sakrificë, lojën e ndyrë nga të paskrupullt, injorant e analfabet dhe mediokër deputet, mjerisht do e vazhdojnë….
K’ta të gërditshëm deputet, që t’gjithë të njëjtë, luajnë veçse për interesin e tyre dhe po na kontrollojnë e poshtërojnë, ngase ne s’po reagojmë!

Karakteri i tyre është pasqyra më e shëmtuar, ngase po shpërfaqet me lojën e ndyrë dhe të pambaruar!
Loja e ndyrë nuk është më e çuditshme, sepse k’ta janë mjeshtër të mashtrimeve.

Po luajnë duke e mbajtur peng shtetin dhe shoqërinë, duke u paguar me paga të majme nga buxheti ynë i përbashkët qytetar dhe duke u argëtuar, që veç për veten e tyre, të dalin të fituar….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.