Kurti duhet ta priste, kryeministrin Rama në Prishtinë për turin e tij, në kuadër të “Proçesit të Berlinit “. Aq më tepër duhet ta priste, pasi ra “Ballkani i hapur”. Por me një kusht që ky i fundit duhej të riqartësonte tezat e tij për arritjen e marrveshjes Kosovë-Serbi. Ky është problemi kryesor që shqetëson sot shqiptarët. Në këto momente mund të themi se çështja kombëtare është objektiv madhor. Sa merret sot politika me çështjen kombëtare? Ky është problem tjetër…
Kosova, Shqipëria dhe trevat tona në ballkan janë shqiptare dhe duhet t’u përkasin atyre. Amerika dhe BE-ja duhet që në këtë moment historik të korigjojnë padrejtësitë ndaj nesh, dhe t’na përkrahin në rrugëtimin e bashkimit kombëtar. Kjo është historia. Për këtë duhet të punojnë dy kryeministrat tanë, Rama dhe Kurti. Pse jo dhe ai “kryeministri” tjetër Abazoviç… Ky është objektivi kombëtar, dhe jo lloqet, “e lagu” se “lagu”. Atdheu dhe kombi janë të përjetshëm, ndërsa kryeministrat cilidoqofshin ata janë të përkohshëm. Nisur nga ky fakt të dy kryeministrat tanë duhet të ulen me këmbë në tokë dhe të reagojnë të bashkuar duke marrë në konsideratë të plotë vizionin e qeverisë së Kosovës dhe Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi…
Prej vitesh unë po ndjek me shumë vemendje “bisedimet” Kosovë-Serbi. Po me kaq shqetësim po ndjek edhe situatën në veri të Kosovës. Gjendja atje është shumë e tensionuar. Fajtor i vetëm për situatën e krijuar, është presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç. Është ky personi i vetëm i cili nuk dinë të bëjë gjë tjetër, përpos kësaj. Kur themi Vuçiçi, kam parasysh gjithë politikën që ndjekin institucionet në Serbi, të cilat drejtohen nga ai. Kjo nuk më bën përshtypje fare, pasi në të gjitha vendet me sistem totalitar vendos “njëshi”. Nga ana tjetër nuk më bën fare përshtypje edhe qëndrimi i Serbisë.
Ajo është në punën e saj dhe me çdo kusht mendon se mund “kafshojë” përsëri, “kockën e fortë” dhe me shumë vlerë, Mitrovicën. Shto këtu dhe tre komunat e tjera në veri me popullsi me shumicë serbe, t’i shkëpusë nga trupi i Kosovës. Mitroviva nuk duhet të ndahet. Kjo nuk duhet të ndodhë. Këtë nuk do ta lejojnë më shqiptarët. Mëkot shpreson Serbia. Mitrovica dhe veriu janë territore të Kosovës dhe i përkasin asaj… Kurti si burrë shteti duhet ta priste kryeministrin Rama. Mendoj se Kurti duhej ta priste Ramën, në prezencën e presidentes Osmani, dhe kryeparlamentarit, Konjufca. Ndoshta pa protokoll dhe “kokë” më “kokë” ata duhej të binin dakort për mënyrën e zgjidhjes dhe çtensionimin e situatës… Në këtë takim “katërsh”, apo më shumë apo më pak persona, duhej të binin dakort:
1-Për mos pranimin e asociacioni me kompetenca ekzekutive.
2-Për vendosjen e rendi dhe të qetësisë në veriun e Kosovës, përfshi edhe ndihmën e aleatëve.
3-Për situatën e krijuar në veri të Kosovës fajtor është Serbia e Vuçiçi dhe jo Kurti.
4-Për të kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe reagimin si komb në mbrojtje të saj.
5-Për qartësimin e mëtejshëm të situatave të mëpasme, ku: Serbia do t’i krijojë në vijimësi tensione Kosovës; Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën; Serbia të njohë shtetin e Kosovës dhe të bëjë ndryshimin e kushtetutës duke hequr Kosovën nga kushtetuta e saj; Serbia të kërkoj falje për luftën e fundit dhe të bëj dëmshpërblimet e saj; Serbia të heqë dorë nga strukturat paralele dhe bandat në veriun e Kosovës, etj. Këto janë, dhe bëjnë burrat e shtetit. Refuzimi nuk është zgjidhje, aq më tepër kur janë të një gjaku… Jo “cicmiceve”, të vogla dhe pa vlerë… Më la shije po kaq të keqe edhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive tona, nga ana e kryeministrit Rama.
6-Se territorin e Kosovës e mbrojnë forcat ndërkombëtare dhe shqiptarët; se Serbia nuk mund të futet në Kosovë falë NATO-s dhe jo falë “miqësive” apo “raporteve” të mira me politikanë të ndryshëm; se ndërkombëtarët duhet të fajësojnë agresorin dhe jo t’i bëjnë presion viktimës; se thirrja që kërkohet rëndomtë nga ndërkombëtarë “palët të ulin tensionet”, nuk ka shumë vlerë, pasi këtu është vetëm një palë, Serbia. Ajo nxit tensione. Kurti është preteksti jo shkaku i tensioneve.
7-Të bashkohen si politikanë për çështjen kombëtare dhe t’i japin fund përçarjeve miskine të “imponuara” nga Serbia.
8-Të dilet me një qëndrim në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, vendimet duhet të jenë unanime dhe Kosova ka të drejtën të vendos vetë për problemet e saj…
Unë shpresoj se të bashkuar mund ta përballojmë veprimtarinë armiqësore të Serbisë. Armiku nuk mund të bëhet mik… Fatkeqësisht Serbia e tillë ka qenë dhe është. Normalizimi i marrdhënjeve me të do ishte diçka pozitive… Por gjithcka duhet bërë pa inferioritet dhe mbi baza reciprociteti…
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 11.07.2023