15 C
Tirana
E hënë, 6 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Dritë në natën që s’flet

Dritë në natën që s’flet

0
Safet Sadiku

Poezi

Në hijet e botës që dridhet në heshtje
në hijet e botës, ku shpirti dridhet pa zë
qielli pikon plagë si det i thyer
kriza ecën zbathur mbi tokë të përgjakur
si hije që s’pyet për kufij a emër.

Zëra që dridhen nga një plagë e padukshme
Porosia e kohës si një zog pa krahë
fluturon veç në kujtime të djegura
njerëzimi po i ngjanë një pylli pa rrënjë
po rrëzohet ngadalë në erëra të verbra
në hijet e botës që dridhen si trup pa frymë.

Gjaku i Arbërit rron si zjarr nën hi
nuk shuhet as në stuhi, as në terr të thellë
është këngë që ngrihet nga dhimbja e lashtë
thirrje që çan çdo mur e çdo qiell.

Në këtë krizë globale, ku shpirtrat treten
le të bëhemi dritë në natën që s’flet
se gjaku që rron nuk njeh harrim
ai ndizet si prush kur bota rrëzohet
ai ngrihet në këngë sa herë bota tërbohet
dhe lind përsëri sa herë bota pranon të vdes.

Safet Sadiku (Nga sirtari 199)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.