Arben Çokaj
Donald J. Trump ka botuar disa libra, që janë bestseller të New York Times, dhe janë shitur me miliona kopje. Libri në fjalë, të cilin Trump e përdor edhe në politikë, Arti i marrëveshjes, është ndër librat më të mirë të tij, ku ai kapitull pas kapitulli sqaron zhvillimin e biznesit të tij dhe sukseset në biznes, me qindra miliona dollarë investime e qindra miliona dollarë fitime, falë aftësisë së tij për të negociuar mirë, për të bindur të tjerët dhe për të bërë biznes.
Donald J. Trump është një njeri i punës dhe prandaj, duke shkrirë zgjuarsinë e tij natyrale, me punën e madhe, ka arritur të krijojë një perandori dhe të kthehet në biznesmenin ikonë amerikan, i cili ka patur mjaft sukses në biznes, në jetë dhe një përvojë të madhe jetësore.
Trump nuk është intelektual i mirëfilltë, është një biznesmen i suksesshëm, me integritet, i zgjuar dhe me instikte mbijetuese. Është pak narcist, dhe ka dëshirë të lavdërohet, por në fund të fundit, puna flet vetë dhe e meriton.
Hillary e Bill Clinton e nënvleftësuan Trumpin në vitin 2016, kur doli si kandidat për President. Ngaqë e njihja me kohë Trumpin, si figurë publike dhe pashë fushatën e tij, ku ai ishte i shkathët dhe u afronte njerëzve atë që ata donin, thashë 6 muaj para, se Trump fiton kundër Hillaryt. Trump di si ta bëjë turmën për vete, sheshet i mbushen plot se kanë besim te ai, dhe prandaj liberalët e quajnë atë edhe populist.
Trump është tani në mandatin e dytë të sij si Presidenti i 47-të i SHBA-ve – njeriu më i fuqishëm në botë. por më shumë shet pordha Rama, se Trump. E thënë më ndryshe, Trump ka narcizëm të dobishëm, punon për t’u dukur, por bën mirë dhe ka dëshirë të mbahet mend si njeri i mirë e i paqes, ndërsa Rama është kryeministri më i korruptuar i vendit më të varfër në Europë dhe më i kequshqyeri, e me çmimet më të larta në Europë e rajon, dhe del e udhëton përditë me avion charter etj. duke shitur pordha, sa në Angli, Gjermani, Spanjë etj. por jo në Amerikë, se atje ia ka mbyllur derën Trump.
Mua do të më vinte turp, po të isha në vend të Ramës e të shisja pordha siç bën ai, kur ka një vend, që ku ta prekësh dhemb. Por Rama si sociopat, nuk e ka fort problem këtë e të ghithë ata që i ngjajnë atij, shkojnë pas tij, dhe po i zhgërryejnë pasuritë e këtij vendi si me qenë vend afrikan, dhe shesin pordhapërditë mbi varfërinë e fatkeqësinë e këtij vendi e populli. Turpi i mbuloftë.
Por nisur nga ky vlerësim disi sipërfaqësor i figurave politike, ka shqiptarë, edhe diplomatë e filozofë, që mendojnë se janë më të zgjuar e më të zotë se Trump, dhe se i dinë punët më mirë se ai. Por kurrë nuk do i kenë paratë e tij (s’ju duhen), famën e tij (s’ju duhet) dhe nuk do bëhen President i SHBA-ve (E ç’ju duhet ky post?!). Dje më tha një filozof i njohur shqiptar, se Trump është trap. Po pra, ashtu u duket. Se Trump flet hapur. Po nuk qe Zog, Enver, Ramiz, Sali apo Ramë, ai nuk bën.
Sikur ne shqiptarët të kishim liderë të pikuar nga qielli, e jo këta sharlatanë të përmendur më sipër, edhe do i lejonim vetes të shprehemi në mënyrë pezhorative për Trumpin. Por si popull duhet të mësojmë shumë, edhe nga Trujmp, që ka ndalë deri tani pa e bërë vitin në detyrë 8 koflikte e luftëra në botë dhe po përpiqet të ndalë edhe konfliktin Rusi-Ukrainë, por Putin, duke dëgjuar këra shqiptarë që e marrin Trumipin për trap, nuk po i pranon kushtet e paqes.
Mendoj se libri ia vlen të lexohet, për ta njohur Trumpin më mirë dhe mënyrën se si bën biznes e negocion, dhe e sigurtë se pas leximit, nuk besoj se do e quajë dikush trap, pasi e kupton se Trump vetëm trap nuk është.
Shkarko librin online:
Donal J. Trump – Arti i Marrëveshjes (EPUB)
https://cokaj.al/produkti/donal-j-trump-arti-i-marreveshjes-epub/
Donal J. Trump – Arti i Marrëveshjes (PDF)
https://cokaj.al/produkti/donal-j-trump-arti-i-marreveshjes/
ÇFARË THONË PËR LIBRIN?
- “LOJËRAT E MARRËVESHJEVE JANË SPORTI I TIJ… E pëlqeni ose e urreni atë – thjesht mos e injoroni. … Cary Grant kishte theksin e tij; Clark Gable mustaqet e tij si laps. Donald Trump ka paratë dhe pushtetin e tij, dhe ashtu si heronjtë e tjerë romantikë, ai e di se çfarë bën me to… ne jemi të zhytur në romancë.”
– Chicago Sun-Times - “FASHINUESE… PËRQAFON PLOTËSISHT… përcjell sjelljen madhështore të Trump aq gjallërisht sa vëmendja e lexuesit merret menjëherë dhe plotësisht.”
– Boston Herald - “NJË AUTOBIOGRAFI DHE UDHËZUES SI TË FLASËSH, BUJARE, E PLOTË ME SHPËRBLIM. Siç e përcakton Trump arritjen e marrëveshjeve – diçka që ai e do qartë më shumë se çdo gjë tjetër në botë – një nga faktorët më të rëndësishëm është aftësia e tij për të ofruar mallra. Dhe ai e bën këtë edhe te “Arti i Marrëveshjes”.
– New York Post - “BURRI KA SHIJE… Duhet lexuar sepse Trump është një nga Per-sonazhet e Mëdhenj, që ndihmojnë në përcaktimin e stilit të veçantë urban të Nju Jorkut.”
– The New York Times Book Review - “NJË RRËFIM BINDËS i një burri, që përdori atë që mblodhi nga i ati, për t’u bërë një nga burrat më të pasur dhe shumë të dukshëm në vend.”
– Chattanooga News-Free Press“TRUMPI I PAZBUKURUAR – AMBICIOZ DHE I PAFRIKË. - E gjeta interesante deri në fund.”
– MIKE WALLACE, CBS News - “NJË NGA LIBRAT MË TË RREGULLT TË BIZNESIT, QË KAM LEXUAR NDONJËHERË. Një vështrim i pakujdesshëm në mendjen e një sipërmarrësi brilant. Donald Trump është i drejtpërdrejtë, i paturp, çuditërisht i modës së vjetër në disa vende dhe gjithmonë origjinal.”
– Milwaukee Journal - “PROZË ME RITËM TË SHPEJTË RRETH NJË TË ARDHURI JO TË PAQARTË.
Dëshironi të bëni një marrëveshje? Apo të bëheni një manjat i madh i pasurive të patundshme? Nëse po, ja një manual nga një mjeshtër tregtie me rrota dhe sipërmarrës i përsosur i pasurive të patundshme, që mund t’ju japë disa ide.”
– Virginian-Pilot dhe Ledger-Star - “DONALD TRUMP ËSHTË NJË KRIJUES I MARRËVESHJEVE. AI ËSHTË KRIJUES MARRËVESHJESH NË TË GJITHË MËNYRËN SE SI LUANËT JANË MISHANGËRËS DHE UJI ËSHTË I LAGËSHT.”
– San Diego Union“ - KUJTIMET SE SI TË BËHENI NJË MIDAS MODERN.”
– The Boston Globe - “LEXOHET SI NJË LLOGARI PA NDALIM…. Bota që zbulon – bota e ‘krijimit të marrëveshjeve’ dhe lëvizjes së kazinove dhe hoteleve – kaq shumë copa në një bord Monopol është çuditërisht joshëse.”
– New Woman - “NËSE QËLLIMI JUAJ ËSHTË TË BËNI NJË MILION, LEXONI KËTË LIBËR.”
– Times Picayune, New Orleans - “MBURRAVEC… ÇARMATOSËS DJALOSHAR… PLOTËSISHT TËRHEQËS… ofron një vështrim nga brenda në aspektet e financimit, zhvillimit dhe ndërtimit të pasurive të patundshme të mëdha në New York.”
– Publishers Weekly - “TRUMP SHKRUAN SINQERISHT DHE NDONJËHERË ME VRAZHDËSI PËR BOTËN E TIJ TË MARRËVESHJEVE TË LARTA. Rezultati është një vështrim magjepsës i një njeriu energjik, që ia atribuon suksesin e tij punës së palodhur, artit të bindjes dhe imagjinatës krijuese.”
– Worcester (MA) Sunday Telegram - “HISTORIA E JETËS SË TIJ IA VLEN TË SHKRUHET DHE TË LEXOHET.”
– Tulsa World - “NJË RRËFIM TËRHEQËS PËR JETËN SI NJË AGJENT I LIGËS SË MADHE… I sinqertë (deri në pikën e sinqeritetit), Trump ofron njohuri, si dhe inteligjencë, mbi atë që duhet për të pasur sukses në biznesin e madh.”
– Kirkus Reviews - “OFRON NJË MBUSHËS PËR ATA QË DO TË NDIQNIN RRUGËN E TIJ DREJT MAJËS… Jeta e Trump është provë dramatike, se shpërblimet janë aty, për ata që guxojnë.”
– Berkshire Eagle - “AI ËSHTË I FUNDIT I NJË RACE UNIKE PËR KËTË DEKADË – NJË ANËTAR SUPERYLL I BOTËS SË BIZNESIT. Trump: Arti i Marrëveshjes mund të jetë i vlefshëm vetëm për njohuritë që jep mbi jetën në ligën e madhe.”
– Toledo Blade - “NJË VËSHTRIM I SINQERTË SE SI I BËN TË GJITHA KY FOSHNJË I MREKULLUESHËM I ZHVILLIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”
– Cosmopolitan - “NJË LEXIM FËRGËLLUES… Ai përmend emra, shkruan zerot dhe zbulon plotësisht artin e bërjes së marrëveshjeve.”
– South Bend Tribune - “TRUMP BËN MARRËVESHJE FITIMTARI… IA VLEN TË LEXOHET.”
– Wilmington Evening Journal - “MANJATI I RI MË SHKËLQYES I AMERIKËS ZBULON PLANIN E TIJ TË SUKSESSHËM TË LOJËS… [dhe] edhe ata që kanë pak interes për pasuritë e paluajtshme, politikën e Nju Jorkut apo formulat e pasurimit, do të duhet të pranojnë se ky libër është argëtues për t’u lexuar.”
– San Antonio Express and News - “UDHËZUESI MË I RREGULLT… PËR TË BËRË NJË MILIARD – QË DO TË LEXONI NDONJËHERË.”
– The Washington Times
SQARIM NË FUND TË LIBRIT
DONALD J. TRUMP është vetë përkufizimi i historisë së suksesit amerikan, duke vendosur vazhdimisht standarde të përsosmërisë, ndërsa zgjeron interesat e tij në pasuri të paluajtshme, lojëra, sporte dhe argëtim.
Përveç bashkëpunimit të tyre në The Apprentice, Trump dhe NBC janë gjithashtu partnerë në pronësinë dhe të drejtat e transmetimit, për tre konkurset më të mëdha të bukurisë në botë.
Trump është autori më i shitur i New York Times me Think Like a Billionaire, How to Get Rich, Surviving at the Top, The Art of the Comeback dhe The America We Deserve. Këto libra janë shitur miliona kopje.
Një filantrop i zjarrtë, Trump është i përfshirë në organizata të shumta qytetare dhe bamirëse. Në qershor të vitit 2000, ai mori nderin e tij më të madh, të dhënë nga Federata UJA: Ai u emërua Vizionari i Shekullit i Hoteleve dhe Pasurive të Paluajtshme.











