Diplomacia religjioze ruse dhe instrumentalizimi i islamizmit

0
Skënder Jashari

Në periudhën e fundit, në mbarë botën shihet një trend në rritje i feve dhe efektin transformues të globalizmit gjithashtu që do ndikojnë rëndësishëm prevalencën e terrorizmit global, konflikteve fetare dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë ndërkombtare.[1]

Rusia përmes përdorimit dhe instrumentalizimit të fesë dhe vlerave morale, ka qëllim që t’i tërheq zemrat, mendjet dhe shpirtërat e njerzëve nga vende të ndryshme të mbarë botës dhe veçmas të qytetarëve të Rusisë që janë të minoriteteve të ndryshme etnike, kombëtare, fetare etj. E kjo u pa, sidomos në rastin që Rusia kreu agresion dhe aneksim në Krime më vitin 2014, ku me të shpejtë fitoi peshë koncepti i luftës hibride, ku u përdorën mjetet joushtarake si kryesoret në këtë operacion.[2]

Xhihadi Global Islamik, Organizatat të shumta terroriste Islamike, Vehabizmi, vëllazëria muslimane, Shiizmi, krer të shumtë të vendeve dhe krahinave islamike në Afrikë dhe Azi, tashmë nga Rusia dhe Putini përdoren efektivisht, për qëllime politike, ekonomike, ushtarake të Rusisë dhe Putinit. Për Rusinë dhe Putinin, mjafton që Perëndimi dhe SHBA të kenë sa më shumë kundërshtar.

Prandaj instrumentalizimi i fesë, për qëllime politike ka traditë të pasur dhe të gjatë që evidentohet si në politikën e brendshme dhe të jashtme të Rusisë.[3]

Diplomacia religjioze lejon shtetin që të përdorë disa aspekte të caktuara të simboleve fetare dhe mesazheve në çështjen e politikave të jashtme.[4] Diplomacia religjioze ruse, bazohet në dy shtyllat kryesore, në:

  1. doktrinën ortodokse ruse dhe
  2. doktrinën islamike ruse.

Këto dy doktrina politiko-fetare ortodokse dhe islamike, përdoren si në formësimin e politikës së brendshme të Rusisë ashtu edhe në politikën e jashtme.

Faktori islamik mbetet pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Moskës,[5] e kjo sidomos edhe në nivel ndërkombëtar u bë aktor i politikës ndërkombëtare me përfundimin e sistemit bipolar global.[6] Sundimtarët rus, gjithmonë kanë pasur lojalitetin e komuniteteve muslimane,  e që edhe në ditët e sotme kanë forcuar edhe më shumë raportet e tyre, po ashtu edhe me Kishën Ortodokse Ruse.[7] Roli i islamit në politikën e jashtme ruse, gjithashtu edhe në politikën e brendshme të saj dhe instrumentalizimi i islamizmit për qëllimet e saj, pritet të rritet në vazhdimësi në vitet e ardhshme.[8]

Autoritetet e Rusisë shkaku i kompleksitetit që ka komuniteti musliman rus dhe ngjarjet në botën arabe, e imponon që të marrë riqëndrim karshi islamit, islamit politik, poashtu edhe shkaku i situatës së përkeqësuar ekonomike që mund të përkeqësojnë edhe problemet politike tashmë të  tensionuara në relacionet ndër-etnike në Rusi.[9]

Putini njohu bashkëpunimin me botën arabe, si një nevojë për qëllimet e politikës së tij të jashtme, përfshirë forcimin e raporteve me Iranin, Sirinë dhe vendet e tjera të botës islamike, që mund të shërbejnë si kundërpeshë e ekspansionit të Fuqisë së SHBA-së, edhe pse këto qëndrime sfidohen nga rritja e ksenofobisë në vend dhe racizmit e gjithashtu edhe e qëndrimeve antiemigrantëve.[10]

Me ardhjen e Putinit në pushtet, ai i dha rolë të rëndësishëm Kishës Ortodokse Ruse[11] dhe Islamizmit poashtu edhe nacionalizmit rus.[12] Forcimin e Kishës Ortodokse Ruse nga Putini e konfirmon edhe partiarku i Moskës Kirili,[13] e që thekson se këto vlera ishin karakteristike si tradicionale, konservative,  kundër perëndimore dhe kundër globaliste.[14] Si Kisha Ortodokse Ruse edhe Putini, shenjtëruan vizionin për identitetin kombtar rus dhe të përjashtimit të vlerave të tjera, duke u vetëcilësuar si joaziatik dhe as si jo perëndimorë, kjo  një ideologji e Aleksandër Dugin-it. Kjo ideologji e Aleksandër Duginit, është anti-perëndimore, anti-liberale, totalitare, ideokraci dhe shoqëri tradicionale.[15]

Sociologu dhe filozofi rus i cili ka themelu idenë e euroazisë Aleksandër Dugin, i cili ka ndikim të madh në politikën e jashtme të Rusisë dhe presidentit Putin, kishte deklaruar që i kanë borxhë të madh Serbisë, me ç’rast deklaronte që “serbët janë i vetmi popull në Europë që luftuan kundër imperializmit perëndimor, kur talasokracia perëndimore u vërsul drejt kufijve tanë si furtunë, atëherë serbët u ngritën si mburojë dhe flamur lirie, e që muret e para të Euroazisë u ngritën në Serbi”, pasiqë “serbët në vitin 1999, morën goditje që ishin të destinuara për rusët”. Prandaj theksonte Dugin që “borxhi yn ndaj serbëve është i madh nëse serbët nuk do ta kishin kundërshtuar perëndimin, mendjet brenda Kremlinit nuk do ishin zgjuar me kohë dhe ardhja e Putinit do ishte vonuar” prandaj i premton serbëve kthimin e Kosovës, ku thotë që “Kosovën ua kemi borxh serbëve, për ta bë atë sërish serbe, e që është detyrë historike dhe morale e Rusisës. Ne kemi fushën tonë të Kulikut, serbët kanë fushën e tyre të Kosovës.”

Ndjenja antiperëndimore, mund të vërehet që në Rusi, pas Revolucionit të 1917-ës, nuk u lejuan as protestanizmi e as katolicizmi,[16] derisa pas viteve 1990 dhe 2000 ka rënë liria e besimit, e cila nuk respektohet nga autoritetet ruse.[17] Kurse Putin, kishte deklaruar që krishterizmi ortodoks i tij, është më i afërt me Islamin sesa me katolicizmin, këtë e tha në Malezi, në fjalimin e tij më 2003, që tha se Rusia ishte më e ndërlidhur me botën islamike dhe që Rusia fitoi statusin e vendit vëzhgues në Organizatën për Bashkëpunim Islamik.[18] Gjithashtu edhe në deklarimin e 2013, edhe më shumë Putini e qartësoi  vendin e Islamit në jetën e shoqërisë dhe të shtetit rus.[19]

Prandaj Putini shtoi bashkëpunimin me komunitetin islamik në Rusi, për t’i menaxhuar më mirë grupet e ndryshme të muslimanëve duke krijuar edhe aleanca me ta,[20] derisa duke i vëzhguar në detaje zhvillimet brenda komuniteteve muslimane dhe duke intervenuar kur e shihte të arsyeshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe parandalimit të islamofobisë.[21] Moska kërkon lojalitetin e muslimanëve, por nuk ua përmbush kërkesat e nevojat e tyre për përmisim të kushteve ekonomike dhe sociale, gjë që shumë e më shumë musliman i drejtohen islamit dhe janë të zhgënjyer me politikat e Kremlinit.[22]  Prandaj Kremlini bënë përpjekje që të zhvilloj mënyra për inkorporimin në politikat e reja të popullatave multi-etnike dhe multi-fetare, e në veçanti asaj islame.[23] Gjegjësisht shihen përpjekjet e qeverisë ruse, që të riformoj konceptin e kombit sovjetik të të gjitha komuniteteve të ndryshme etnike, edhe pse nuk ka plan për ndalimin e rritjes së  nacionalizmit rus.[24]

Edhe sot, në ushtrinë ruse, ku ka musliman, e kanë hoxhën e tyre, sidomos në pjesën e Kaukazit verior, apo që imamët lokal janë të autorizuar që të vizitojnë forcat e armatosura dhe të përfaqësojnë në ceremonitë fetare islame të ushtarëve.[25]

Në zgjedhjet e vitit 2011, në Rusi, protestuan për reforma ndaj politikave të emigrimit dhe zvogëlim të nënshtrimit të Moskës ndaj republikave islamike ruse,[26] edhe pse Putin i kundërshtoi lëvizjet e tilla, i cili theksonte që dëshironte afrimin e tyre( republikave ish-sovjetike) dhe jo largimin e tyre.[27] Ksenofobia ruse ka të bëjë kryesisht me etnitë islamike, e jo me ato jo-islamike si me ukrainasit, bjellorusët, moldavët.[28] Kjo ksenofobi kundër muslimanëve sidomos në mediet sociale, nga grupet e ndryshme nacionaliste, duket shumë që është rritur në dekadën e fundit.[29]

Rusia nuk i pengoi e as nuk i ndaloi terroristët islamik nga Çeçenia dhe Dagestani, që të shkonin në ISIS në Siri dhe Irak,[30] njejtë bëri Serbia, madje kjo i ndihmoi që të udhëtonin më lehtë. Nga Kaukazi verior, në shtetin Islamik dhe në organizatat e tjera terroriste ndërkombëtare kanë shkuar mes 2000-5000 terrorist, që ishin xhihadistët më aktiv, kështu duke ndiku në dobësimin e islamizmit dhe kërcënimeve terroriste islamike brenda Rusisë.[31] Kurse largimi i këtyre terroristëve islamik, kjo nënkuptonte që aktet terroriste që do i kryenin drejtoheshin kundër caqeve perëndimore( pra armikut të Rusisë).

Moska vazhdon  të abuzoj me liderët etnik lokal e veçmas me islamizmin radikal, të cilët janë të lidhur ngushtë me qarqet e sigurisë së Putinit, e të cilët liderë kanë detyra që të eliminojnë lëvizjet rebele në shkëmbim të beneficioneve ekonomike dhe politike si dhe pandëshkueshmërisë. Për të rritur efikasitetin Rusia ka ngritur njësi lokale të luftëtarëve që janë shumë më efikase sesa forcat federale, e që shpesh ato janë të përbëra nga persona të amnestuar dhe me precedencë kriminale.[32] Mjafton të merret rasti i Kadirovit, babain e të cilit pak dekada më parë e vrau Putini, kurse askush më shumë sesa Kadirovi nuk e ka dëmtu çështjen kombëtare të Ҫeçenëve.

Prandaj ekspertët, përfshirë edhe rus( si Nataliya Shishkina), vlerësojnë që Rusia, në një kohë të afërt do të përballet me konflikte ndëretnike më të përgjakshme sesa që ishin pa në Europë në të shkuarën.[33]Qeveria ruse nuk mund më të shmang, a t’i bëjë ballë ndasive por i imponohet të ballafaqohet me sentimentet sociale dhe për këtë qëllim Rusia është duke bë përpjekje për ngritjen e nacionalizmit rus mbi ndasitë etnike, duke i tërhequr edhe etnitë joruse dhe duke bë përpjekje për zvogëlimin e nacionalizmave etnik jorus.[34] Gjithashtu duke përdorur islamikët, për t’i shfarosur në agresionin e saj në Ukrainë, me këtë duke synu arritjen e objektivave që ka me agresionin ndaj Ukrainës, si dhe në aspektin e brendshëm, për të kryer gjenocid kundër islamikëve, që të cilët i sheh si armik potencial i të ardhmes.

Duke qenë se Rusia ka interesim special për Lindjen e Mesme, më 30 shtator 2015,  qeveria ruse aprovoi dislokimin e forcave ushtarake në Siri, për ta ndihmuar regjimin e Asadit për ta ruajt pushtetin dhe për ta luftu ISIS-in,[35] mënyrë kjo edhe për t’i eliminu mijëra terrorist islamik nga Rusia dhe Azia Qendrore që luftonin në ISIS, që mos të kthehen për ta rreziku vendlindjen e tyre dhe stabilitetin e Rusisë.[36] Madje edhe Kisha Ortodokse Ruse avokonte për ndërhyrjen e Rusisë në konfliktin në Siri, me arsyetimin për t’i mbrojtur të krishterët nga ISIS-i dhe grupet e tjera radikale.[37] Prandaj për të arritur qëllimet e saj Rusia në regjionin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë, kërkonte fuqizimin e forcave të qeverisë Siriane dhe aleatëve të saj Hezbollahut dhe Iranit.[38]

Rusia më së miri e tregoi përdorimin e luftës sektare islamike të Sirisë( shi-ite kundër sunite), për qëllimet e saj, e që duket se të njejtën praktikë në vazhdimësi e ka përdorur edhe kundër muslimanëve brenda Rusisë, duke i përçarë; e herë duke mbështetur një sekt; pastaj një grup të atij sekti kundër grupit tjetër; nga njëra anë duke nxitur radikalizmin dhe ekstremizmin islamik që të futë konflikt brenda islamik, brenda sektit, brenda grupit, e duke kaluar herë në njërën anë e herë në anën tjetër për t’i shkatërruar më shumë e më mirë. Kjo vërehet që në njërën anë përpjeket Kremlini që ta bëjë islamin si një nga religjionet tradicionale ruse( në këtë mënyrë për të tërhequr vendet, organizatat islamike të jashtme, duke u shtirur si miqësor dhe aleat i tyre), që ta mbrojë shteti, por në të njejtën kohë i etiketon muslimanët e Kaukazit (nënkupto muslimanët etnik) si regjione militante islamike, derisa lidhjet historike të Rusisë më islamizmin, si pjesë organike të botës islame duke e cilësuar edhe Rusinë, e bënë me qëllim të rivendosjes së statusit të fuqisë së madhe në Azi dhe Lindje të Mesme.[39] Sa që edhe në rastin e konfliktit të Sirisë, pasiqë shumica e muslimanëve të Rusisë janë suni, e që ishin kundër intervenimit të Rusisë në Siri në mbështetje të regjimit të Asadit që ishte anti-suni, por që kishin frikë të protestonin shkaku që mund të persekutoheshin nga autoritetet ruse,[40] edhe pse në përgjithësi më shumë ishin pro intervenimit sesa kundër tij.[41]

Derisa terroristët islamik Rusia, që i eliminon si rasti i terroristëve nga Republika Kabardino-Balkaria të cilët ishin vrarë në operacion kundërterrorist në Shën Petersburg, apo rasti i terroristëve çeçen me sopata që kishin sulmu një postbllok të policisë në regjionin e Moskës, duke i akuzuar për lidhje me Shtetin Islamik edhe pse akuzat e tilla ishin të pabazuara.[42] E nga rasti i Agresionit të Terror-rusisë kundër Ukrainës, shihet sesi kryen gjenocid( të cilin as muslimanët e Federatës Ruse, e as jashtë saj nuk e kuptojnë e nuk e cilësojnë si të tillë) duke i përdorur, këta musliman për agresionin në Ukrainë.

Më: 25.05.2024

Skender Jashari i burgosur politik nga  EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] A Globalized God, Scott M. Thomas, Foreign Affairs, 01/11/2010.

[2] Russia and ‘hybrid warfare’,  Bettina Renz, Contemporary Politics, 22:3, faqe  283-300.

[3] Religion in Russia’s Foreign Policy, Alicia Curanovic, New Eastern Europe,  04/08/2013.

[4] Po aty.

[5] Islam in Russia: Challenge or Opportunity? Juan Carlos, Análisis GESI, 34/2016.

[6] The Islam Factor in Russia’s Foreign Policy, Alexei Malashenko,  Russia in Global  Affairs, Vol.5, No. 3, 2007.

[7] Sultans and tsars. Russia has always had an ambivalent relationship with Islam, The Economists, 25/11/2015.

[8] Islam in Russia: Challenge or Opportunity?, Juan Carlos Antúnez, Global Strategy, 06/11/2016.

[9] Islam in Russia. Changes in the Kremlin’s Rhetoric,  Alexei Malashenko, Russia in Global Affairs, 23/09/2014.

[10] Moscow and the Mosque, Robert D.  Crews, Foreign Affairs, 06/02/2014; Putin’s Khanate, , Robert D.  Crews, Foreign Affairs, 07/04/2014.

[11] (Un)Holy Alliance: Vladimir Putin, The Russian Orthodox Church And Russian Exceptionalism, Paul Coyer, Forbes,21/05/2015.

[12] Putin’s Patriarch,  George  Soroka, Foreign Affairs, 11/02/2016.

[13] Russian Prayers, Jonathan Gorvett,Foreign Affairs, 14/07/2016.

[14] Influence of the Russian Orthodox Church on the Russia’s Foreign Policy, Galina Petrenko, 4th ECPR Graduate Student Conference Jacobs University Bremmen,  4-6/07/2012.

[15] https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/, faqe 2(qasur: 25.05.2024).

[16] “Trends in Religious Policy”, Eastern Europe, Russia and Central Asia, Michael  Bourdeaux, Taylor and Francis, (2003), faqe 47-48.

[17] “Advancing Freedom of Belief in Russia”,  Lawrence  Uzzell, (2000),  In Vanden Heuvel, William (ed.), The Future of Freedom in Russia, Templeton Foundation Press, faqe 168; “Religious Freedom in Russia: The Putin Years”,  Zoe  Knox,  In Steinberg, Mark D.; Wanner, Catherine (eds.),  Religion, Morality, and Community in Post-Soviet Societies,  Indiana University Press, (2008), faqe 282-283.

[18] Sultans and tsars, Russia has always had an ambivalent relationship with Islam, The Economists, 25/11/2015.

[19] https://eng.globalaffairs.ru/articles/islam-in-russia/ (qasur: 25.05.2024).

[20] Moscow and the Mosque, Robert D. Crews, Foreign Affairs, 06/02/2014.

[21] Russia’s Muslim Strategy, Walter Laqueur, 01/11/2009.

[22] https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/, faqe 5-6(qasur: 25.05.2024).

[23] Reassessing the Russian Identity, Part 4: Putin’s Evolving Russia, Stratfor, 29/11/2012.

[24] Russia: Few Options to Redress Ethnic Tensions, Stratfor, 07/08/2013.

[25] Russia, Elmira  Akhmetova, In Yearbook of Muslims in Europe, Volume 2,  Edited by Nielsen, Jørgen, Akgönül, Samim, Alibašić, Ahmet and Racius, Egdunas, BRILL, 2010, faqe 435-456.

[26] Russia: Few Options to Redress Ethnic Tensions, Stratfor, August 7, 2013.

[27] https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/ faqe 10 (qasur: 25.05.2024).

[28] Russia: Few Options to Redress Ethnic Tensions, Stratfor, 07/08/2013.

[29] How Islam Will Change Russia, Marlene Laruelle, The Jamestown Foundation, 13/09/2016.

[30] The North Caucasus Insurgency and Syria: An Exported Jihad?, The International Crisis Group, 16/03/2016.

[31] https://carnegiemoscow.org/commentary/64520 (qasur: 25.05.2024).

[32] How Islam Will Change Russia, Marlene Laruelle, The Jamestown Foundation, 13/09/2016.

[33] https://rusrand.ru/events/pravitelstvo-mozhet-otkazatsja-ot-materialnogo-stimulirovanija-rozhdaemosti?utm_source=politobzor.net (qasur: 25.05.2024).

[34] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 11(qasur: 25.05.2024).

[35] Putin’s Patriarch, George  Soroka, Foreign Affairs, 11/02/2016.

[36] The Revival of the Russian Military, Dmitri  Trenin, Foreign Affairs, 18/04/2016.

[37] Putin’s Patriarch, George Soroka, Foreign Affairs, 11/02/2016.

[38] The Revival of the Russian Military, Dmitri Trenin, Foreign Affairs, 18/04/2016.

[39] Moscow and the Mosque, Robert D. Crews, Foreign Affairs, 06/02/2014.

[40] Russia’s Muslims divided over Syria Airstrikes, Olga Ivshina,  BBC News, 07/10/2015.

[41] Are Russia’s 20 million Muslims seething about Putin bombing Syria? Egor Lazarev dhe  Anna Biryukova, The Washington Post, 07/03/2016.

[42] https://carnegiemoscow.org/commentary/64520 (qasur: 25.05.2024).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.