Kolec P. Traboini
( Megjithëse i mohuar nga Akademia mediokre e Shkencave në Tiranë,
që drejtohet nga ish ministri i Diktaturës Komuniste )
**1- Krenaria e tij si shqiptar**,
e cila e shoqëroi deri në fund të jetës e prej të cilës nuk hezitoi e nuk hoqi dorë kurrë sado presion dhe luftë që i bënin.
**2- Guximi për të thënë të vërtetën**,
për të mbrojtur kulturën gjuhën e traditat shqiptare ndër arvanitasit e Greqisë.
**3- Dashuria e madhe për atdheun e të parëve **
dhe popullin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe kudo ku ata ndodheshin në botë.
**4- Udhëheqës i madh i arvanitasve,**
veprimtar i palodhur në gjithçka që i shërbente indentitetit arvanitas; organizator i veprimtarive për mbajtjen gjallë të kulturës e traditave të popullit të vet.
**5- Përkushtimi i jashtëzakonshëm për ngritjen e dinjitetit të shqiptarëve të Greqisë **
për të cilën la çdo gjë, dhe profesionin e avokatit, dhe u mor tërësisht me kërkime e studime në fushën e kulturës popullore dhe historisë.
**6- Studiues që solli vepra voluminoze që bëjnë histori, **
mjaftojmë të kujtojmë “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, botuar mbi 14 herë dhe që konsiderohet si bibla e arvanitasve, vepër që ka hyrë në çdo shtëpi shqiptare dhe me fakte historike të ngjall krenarinë e të qenit shqiptar. Edhe “Gjuha e perëndive” është një vepër studimore që sjell argumente se gjuha shqipe është vazhdimësi e gjuhës ilire dhe si një gjuhë të cilën e flisnin perënditë e Olimpit, çfarë e bën krenar çdo shqiptar në botë.
**7- Publicist i madh, mbrojtës i patundur i kauzës së shqiptarëve në Ballkan,**
mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, për të cilën shkroi dhe veprën “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” Athinë 1995, përkthyer edhe në shqip.
**8- Njeriu i paqes.**
Megjithëse luftëtar i madh i kauzës së kulturës dhe dinjitetit të popullit të vet, ai dëshironte që mes dy popujve më të vjetër në Ballkan të kishte miqësi e mirëkuptim, sepse vetë popujt kurrë nuk janë burime luftrash, ata më së shumti e pësojnë prej politikës së mbrapshtë të kastave e qarqeve ekstremiste.
**9- Sakrifikoi gjithçka për kauzën në të cilën besonte,**
pa kursyer asgjë, madje edhe jetën e tij, sepse gjithmonë jetoi nën kërcënime deri me vdekje, por kurrë nuk u zmbraps e kurrë nuk u mposht.
**10- Figura e tij madhore, krenaria e tij për prejardhjen shqiptare,**
është sot një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët e Greqisë, por edhe në mbarë botën.
Nga libri “Aristidh Kola”, K. P. Traboini 2014
Faleminderi i nderuar Kolec P.Traboini, per sa keni trajtuar per figuren e te RRALLIT *TRIBUN e MARITIR i Shqiptarizmes, Te ndierin Aristidh Kola, sjelle ato *10 CILESITE e TIJ* si *NDERI i KOMBIT* nderuar pas ndaries nga jeta… Une, sot-86 vjeçar, patur fatin ne Vite emigracioni, te pas 90-tes e sidomos 97-tes, qe mora mbresa direkt, nga njohia me te madhin Aristidh KOLA, mes Athines sa ne Tirane, (mua, pas atij viti masaker te 97tes, kthyer ne Atdhe, me *FSHESEN* e Qeverise se kohes, te shtetit Grek), me Aristidhin, krah nesh si vellai me vellane, deri ne Tirane, kam bere aktivitete atdhetare, krah kryetarin e pare te *Shoqates Shqiptare ne Athine* – atdhetarin – Albert Zholin, si shkruani Ju, bashkekohes i atyre viteve te renda perjetuar, emigrantet Shqiptare ne Greqine fqinje.
Faleminderit i nderuar dhe do sygjerroja, per RIVLERESIM te asaj FIGURE te Aristidh Koles nga shteti yne.
I perjetshem EMRI dhe VEPRA e Tij. *Pasuesi veteran* 86 vjecar me ne krah *Pasuesit veteraneve* te Torontos!