BE DHE OLAF SCHOLZ IU ”DORËZUAN” VUÇIQIT

0
48
Scholz - Vucic

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Nenshkrimi i marrëveshjes së BE permës kancelarit Scholz me Serbinë është një marevshje e turpit, anti-Kosovës/
/Kancelari Scholz është një vogëlsirë, ne krahasim me të madhen ish-kancelaren Angela Merkël kur e grushtonte tavolinën kur ishte në pyetje Kosova/

Gjatë gjithë këtyre tri dekadave të bisedave te deshtuara të BE perms emisarve te tyre Borell e Lajçak e te tjerëve para tyre, ishin vetem një blof politik qe ne labirinthet e dialogut e futen Kosovën si shtet sovran pa nodnjë arsye e për me shumë për interest politike te neofashisteve serb ne pushtet në Serbi. Dialogu i cili po zgjatë qe 12 vite ishte veç një farce politike sespe BE por edhe SHBA perms emisarve te tyre i nenshtroheshin interesave dhe kërkesave abnormal te Serbisë ne dem t’Kosovës. Emisaret e BE dhe të SHBA ne këtë dialog përgdheleshin dhe përqafoheshin me Vuçiqin, kurse nga ana tjetër benin presion te pa paraparë qe Kosova te nenshkruaj diçka te pranueshme ne dobi te Serbisë siç është Asociacioni “thembër e Akilit” ne dialog i papranushëm për Kosovë anipse ate e kishin nenshkruam me heret dofarë servlilesh pa menduar fare se poi a fusin thikën pas shpine Kosoves. Dhe ky ishte një rreth vicioz nga i cili nuk dilet kollaj.
Por përgjatë këtyre tri dekadave qe kur Kosova e fitoi pavaresinë për dhe rreth saj u bën politika te turpshme te BE ndaj Kosovës ashtu siç e ka bërë për gadi 120 vjetë ne te kaluarën duke e përçmuar, sakatuar dhe debuar popullin e sajë nga trojet e veta.

Pra, sjellja e BE ndaj Kosovës gjithëmonë ishte e turpshme, e qellimshme dhe injoruese për kërkesat dhe qellimet realiste te Kosovës si shtet me i ri në këto hapesira te Ballkanit. Kurse nga ana tjetër i merrte për bazë kerkesat e pabaza dhe djallëzore te cilat ne esencë kishin jo pozitën sociale dhe etnike te serbeve në Kosovë por diçka me tepër etja e saj për teritorin e Kosovës, siç shpesh deklaronte kryeqetniku serb Vuçiq se “ne nuk dalim nga Kosova pa marrë diçka”, e ajo diçka dihet se çka marrjën e pjeseve me vitale te egzistence se Kosovës, veriun e Kosovës. Por kjo nuk do te ndodhë ne saje te qendrese se kryeministrit te sajë Albin Kurti dhe presidences se hekurtë znj. Vjosa Osmani. Mirepo, vlen te theksohet se politika sidomos kjo ne terrenet e Ballkanit e prier nga politika djallezore e BE nuk është një politikë realiste, por është një politikë e interesave individuale dhe grupore dhe se nuk thuhet kot se gjitheherë politikat e brishëta i mundin dhe ithyen interesat ekonomike.

Se politikën e mund ekonomia e tregon edhe rasti i këtyre diteve i BE karshi Serbisë?!
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ne emër te BE ishte këto ditë ne vizitë ne Serbi, te cilin me shumë se miqesishtë dhe me plot entuziazëm e priti presidenti i Serbisë Vuçiq ne aeroportin “Nikolla Tesla” ne Beograd. Gjermania ne emër te BE dhe Serbia e nenshkruan një memorandum ne lidhje më partneritein strategjik për lenden e parë për nxjerrën e litiumit ne minierën me te madhe ne Evropë, e cila Serbisë vetem ne vitin 2023, i sollin një bruto produkt ne vlrë mbi 75 miliard dollarë. Lenda litium është e rënesishme për prodhimin e baterive elektrike. Lidhur me këtë, qeveria e Serbisë kishte nenshkruar licencën për Rio Tinto, për zhvillimin dhe avancimin e minieres me te madhe ne Evropë, lidhur me eksploatimin e këtij minerali te çmueshëm.

Siç po shihet Serbisë i “ra shi n’kollomoq”, siç thotë populli dhe ajo maksimalisht ne këto pështjellim te pista politike ne Evropë do te përpiqet qe këtë ta këtë si një avantazhë gjepolitik. Këtë më së miri e ilustron edhe deklarata e kryeministrit serb te qeverisë pro ruse me ministra ”non grata” përmbrenda, i cili pa fije turpi deklaroi se: “Litiumi përfaqeson një mundëesi gjeopolitike për Serbinë. Nese ka nevojë te madhe (lexo Evropa) duhet te përdorim këtë edhe në çeshtjën e Kosovës dhe ruajtjën e Republika Srpska”.

Kjo është një deklarat e turpit ne essence çetniko-fashiste e krerve te Serbisë sepse edhe për mes kësaj marevëshje te neshkuar me Evropën do te kënë mundësi te mundin, nenshtrojn Kosovën ne dobi te apetiteve te Serbisë. Pra, kjo është ajo Evropa e dikurshme e pandryshuar me shekuj kur janë ne pyetje shqiptaret e në këta rast Kosova, e cila për lidërët e mykur te bërë baltë te korruptuar të Evropes Kosova nuk paraqet gadi asgje në krahasim me Sernbinë.

Ky veprim i BE permës kancelarit Gjerman tergon se sa e “vlerëshme” është Kosova në krahasim me Serbin e cila me këtë marevshje qe ne essence është edhe marevshje anti-Kosovë nëe krahasim me Serbia gjakatare, çetniko-neofashiste e cila historikisht I ka te përlyera duart me gjak te popujve te vegjeë ne Ballkan e ne veçanti ndaj popullit shqiptar. Prandaj BE ogurzez edhe më këtë rast e tregoi fytyrën e vetë dyfytyrëshme ndaj Kosovës e sidomos në këto moment te rendesishme kur ajo nuk mundi te përmbyllë raportet shqiptaro-serbe.

Kjo vizitë e Olaff Scholtz është komenuar edhe në Kosovë e cila nuk është pritë mire.Kjo tregon se interest ekonomike te BE janë me te medha se ato politike, edhe kur është rasti i Kosvës te cilët kanë hartuar se virëzllimat politike mund te qojnë Ballkanin ne konflikte.
Por nuk mund pa e përmend se kundërshtari me i denjë i kësaj marevshje BE-Serbi ishte miku ynë ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i cili vlerësoi sot se ishte një ditë e keqe për “mjedisin, demokracin dhe Kosovën”. BE me këtë rast nuk u soll mire ne menyrë korrekte kur po lejon investitorët e huaj te rremijnë ne Serbi, ne Ballkanin i cili ende është ne rremujë politike ku mund te kërcet e pelcet nga te gjitha anët.

Ky gjest i BE është edhe një thikë pas shpine Kosovës kur haptas i del zot Serbisë e jo Kosovës.
E tillë është Evropa, e tillë ka qenë gjithëmonë, e tillë do te jetë edhe ne te ardhmen, por për ta luftuar këtë te keqe shekullore te Evropes duhet te jemi te fuqishëm e te bashkuar ne qellime dhe interesa te përbashkëta, sespe nuk thuhet kot se një popull i unifikuar dhe i bashkuar nuk mund ta thyej askush. Fatkeqesisht, tani për tani nuk jemi askund te tokë te bukës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.