“AMANETI” I NANËS

0
Kalosh Çeliku - garip

NGA KALOSH ҪELIKU

Papritmas, perderisa e pres djalin në parking, vjen një i panjohur në rolin e lypësit. Ose, rrufjanit. Dhe, më thotë: a, ke të më japësh dhjetë denarë! I them: përse?! Ҫka të duhen?!
– Për ta fshirë bythën. Përgjigjet.
– Jo, i përgjigjem: nuk i kam dhjetë denarë. Ja, njëqind denarë të ma fshish ti Kryengritësin…

Në jetën time përsëgjalli, vetëm tre lypësve u kam dhënë lëmoshë, në Shkup: Burrit me një fëmij në krah, Eprorit ushtarak boshnjak me amanetin e Nanës: këngës tij “patriotike”, që e këndonte nëpër “Bit-Pazar” me gjeste erotike: ma ka lane, ma ka lane Nana amanet. Dhe, Pasardhësit të Zef Serembes, i cili flinte rrugëve dhe parqeve të Shkupit.

Përçudi, përderisa e takoja shpesh sokaqeve të “Bit-Pazarit”, një ditë i afrova para.
– Jo, mu përgjigjë Pasardhësi i Zef Serembes. Nuk kam nevojë për para. Nuk i mori paratë.
Kuroriziteti për këtë personazh të çuditshëm të librave të mi artistik si shkrimtar, kur Shkupi ishte i mbushur me lypës rruge, më shtyri të gjurmoj pak për prejardhjen e tij në Shkup. Edhe, i erdha një ditë në gjurmë: personazhi im karakteristik i librave të mi vinte nga Kosova.

Herët, si i ri ishte dashuruar në një vajzë, e cila pas dy marrëveshjeve historike të dhunshme mes Serbisë dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve (1938 dhe 1953), ishte shpërngulur me familjen në Turqi. Dhe, Shkupi me plotë xhami, atij i dukej si Stambolli. E kërkonte të dashurën e vet, në Shkup. Shkak, që unë te romani “Qyteti i qyqeve” (1997), e pagëzova si Pasardhësi i Zef Serembes. Vëllezërit, nga Kosova vinin dhe e merrnin nga Shkupi, ai përsëri ikte nga Kosova në Shkup. Shkupi, me xhami i dukej si Stambolli.

Personazhin tjetër të librave mi artistik: Burrin me një fëmij në krah, e njoha nën Rrap me mikun tim Fadil Bekteshi. I cili, më tha: e sheh atë burrin me fëmijë në krah. Po, iu përgjigjia. E takoj shpesh rrugëve të Shkupit me fëmijë në krah, duke kërkuar para se ka mbetur në rrugë për t’u kthyer në Tetovë. Edhe, atë: njëqindë denarë. As më shumë, as më pak, Edhe, unë i jap para.

Miku im i Penës, më thotë: me atë kam qenë në një qeli në burgun e Idrizovës. U habita. Ai atë ditë, nuk erdhi të më kërkojë para për rrugë. Me siguri, e ka njohur shokun e burgut me të cilin unë pija verë të bardhë me Dy shtama nën Rrap. Ditë, edhe kur do të më bindë takimi im me Burrin me fëmijë në krah, në Kërçovë:

– A, ke të më japësh njëqindë denarë, kam mbetur në rrugë?
– Jo, i thash. Nuk kam. Shkaku, se: ti përditë me fëmijë në krah mbetesh rrugëve të qyteteve në Maqedoninë Veriut.

Që, nga ajo ditë në Kërçovë, nuk e kam parë Burrin me fëmijë në krah në Shkup. Kutadi, unë, mund të ketë ikur në Turqi. Ose, nuk është ende gjallë. Nuk e takoj në Shkup, as Pasardhësin e Zef Serembes. Edhe, pse: ndoshta përditë e takoj atë fëmiun e tij në krah, duke vazhduar profesionin e babait.

Përçudi, ende, e takoj sokaqeve të “Bit-Pazarit”, në Shkup: Eprorin ushtarak “rrugaç” me këngën e tij “patriotike” me duar e këmbë: Ma ka lane, ma ka lane, ma ka lane Nana amanet…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.