Albin thuaje të vërtetën për Asociacionin, a kaloi “Zajednica”!?

0
Kurti - Vuçiq - Borrel - Lajçak - takim

Shkruan: Florim Zeqa, 01.03.2023

Nëse i referohemi deklaratës së Albin Kurtit: “Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për ta nënshkruar. Është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam, unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht se do të duhej të rezultonte me nënshkrim, mirëpo, ishte pala serbe, e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”, atëherë, secili qytetarë i Kosovës ka të drejtë t’i parashtrojë pyetjen Albin Kurtit, për çka u pajtuat me Vuqiçin!?

Pajtimi, nënshkrim “De Facto” i Albin Kurtit për Asociacionin

Marrëveshja për të cilën është pajtuar Albin Kurti, i mundëson Serbisë që të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca të një autonomie politike dhe territoriale dhe fuqizimin akoma më të madh të statusit të Kishës Ortodokse Serbe përtej Planit të Ahtisarit, duke e shndërruar në “shtet në shtet” sikur Vatikani në Itali.

Marrëveshja për të cilën është pajtuar Albin Kurti me Vuqiçin nuk është as njohje reciproke dhe as njohje e pavarësisë nga ana e Sërbisë, por është dakordim për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në veri (pika 10 e marrëveshjes).

Edhe pse nuk është fajtor për themelimin e Asociacionit, tentativa e Albinit për t’na e paraqitur marëveshjen si një njohje de fakto nga Serbia është vetëm një mashtrim perfid, prapa të cilit fshihet “Zajednica”.

Edhe pa nënshkruar, dakordimi për planin franko-gjerman nga ana e kryeministrit të Kosovës e nënkupton nënshkrimin “De facto” për Asociacionin e Komunave Serbe, gjë të cilën e ka pëlqyer Albin Kurti, në mënyrë që të mos bëhet nënshkrues “De Jure” i kësaj Zajednice siq e nënshkruan ish dy kryeministrat (Thaçi dhe Mustafa).

E keqja është se, pas këtij dakordimi as që do ta pyes kush më Albin Kurtin për themelimin e “Zajednicës”. Ajo tashmë është në dorën e Serbisë, sikurse janë në dorën e saj edhe anekset tjera të marrëveshjes, për zbatimin e të cilave Kosova do të pres kohë të gjatë derisa të “piqen” kushtet në Serbi, përderisa Asociacioni do të themelohet pa ndonjë vonesë të madhe, pa marrë Kosova asgjë në këmbim.

Asociacioni “Acqua passata” (punë e kryer)

Pas marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel, Qeveria e Kosovës, edhe pse me legjitimitetin më të lartë qytetarë nga paslufta, e ka humbur pushtetin moral tek qytetarët e Kosovës, pasi ky është kulmi i mashtrimit të nga ana e kryeministrit Kurti, i cili në pushtet erdhi me kartën “Zajednica nuk kalon”, të cilën e pranoi pas hezitim dhe pa asnjë kusht të vetëm për të qëndruar në pushtet në gjysëm shtet!

Mirëpo, për fatin e keq të vendit tonë, edhe Albini e ndjeku rrugën e pararendësve të tij politik, duke i qëndruar besnik pushtetit dhe jo shtetit, duke i qëndruar besnik egos personale e jo premtimeve të dhëna para qytetarëve të vendit!

Albini i zhgënjejë të gjithë, por edhe mua si analist i pavarur politik, nga i cili, më parë e ka pritur dorëheqjen sesa dorëzimin, më parë e kam pritur ‘fundin e botës’ sesa pranimin e “Zajednicës” nga Albin Kurti!

Albin, pas mashtrimit epokal që ju bëre qtyetarëve të vendit, ua ke borgj që t’ua thuash të vërtetën pse e pranove “Zajednicën”, nuk munde ta parandalosh apo të pëlqeu pajtimi për të!?

Dy të vërteta nuk ekzistojnë!

Bëhu një herë serioz në jetën tënde, thuaje publikisht të vërtetën, ngase edhe ashtu qytetarët janë lodhur me mashtrime dhe kauza të rrejshme për pushtet të politikanëve!

Fole apo nuk fole ti, e nënshkrove apo jo, e bëre apo jo aktin moral (të dorëheqjes) para qytetarëve të vendit, Borrelli dhe Escobari e thanë të vërtetën, është arritur pajtueshmëri dypalëshe për zbatimin e marrëveshjeve paraprake sipas planit Franko-Gjerman (pika 10), duke e ripërseritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim, është pjesë edhe e propozimit evropian dhe se tashmë pyetja është se sa shpejt do të ndodh.

Në fakt kjo marrëveshje i ka të dy anët e medaljes. Në njërën anë plani franko-gjerman duket si ndëshkim ndërkombëtar ndaj Kosovës, por në anën tjetër, në pikën e parë të këtij plani është edhe pika më ambicioze për kosovarët në të cilën theksohet se dy palët pajtohen që do t’i njohin në mënyrë reciproke dokumentet e tyre përkatëse, simbolet kombëtare, duke përfshirë këtu pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Për (mos) zbatimin e marrëveshjes së dakorduar, përgjegjëse janë palët negociuese përfshirë ndërmjetësuesit ndërkombëtar, gjegjësisht përfaqësuesit e BE-së dhe emisari amerikan.

Albin Kurti me pranimin e marrëveshjes pa asnjë kusht, njëjtë sikur pararendësit e tij, iu vuri thikë pas shpine të gjithë atyre që i dhanë votën dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës në veçanti, të cilët nuk permenden gjëkundi në këtë marrëveshje.

Andaj, nuk do të jetë e largët dita kur do të zyrtarizohet “Zajednica” me ose pa nënshkrimin e Albin Kurtit, ngase atë nuk do ta pyet më kush për këtë punë. Shtirrja e Albin Kurtit se “nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia”, janë justifikime të kriposura, të cilat më tepër i ngjajnë proverbit popullor; “Vrapon Dhelpra pas kokrrave të Dashit”! Të mësohemi t’i vlerësojmë politikanët sipas veprave e jo sipas fjalëve!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.