Shoqata “Trojet e Arbrit” – Prishtinë dhe Qendra për Hulumtime Shoqërore dhe Historike -Pejë, organizojnë: Akademinë solemne me rastin e vendosjes se bustit të Heroinës së Shqipërisë Etnike Marie Shllaku në Pejë me temën bosht: “Marie Shllaku mbretresha e nacionalizmës shqiptare”. Ftojmë të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje apo ideje që të marrin pjesë në këtë solemnitet kulturor dhe kombëtar.
Akademia do të mbahët në Sallën e Asamblesë Komunale në Pejë më, 2 prill 2024 dhe do të filloj në ora 11:00. Pas përfundimit të Akademisë te gjithë bashkë do të shkojmë për të bërë zbulimin e bustit të Heroinës Marie Shllakut në qendër të Pejës. Zbulimi i bustit do të bëhët në orën 14:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët që me rastin e zbulimit të bustit të Heroinës Marie Shllaku të sjellin lule të fresketa ku do të vendosen pranë bustit ashtu siç ishte edhe amaneti i Heroinës Marie Shllaku se nuk do ti mungojnë lulet Kosovës që ti vendos mbi varrin tim.
Ju mirëpresin:
Nue Oroshi – Kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit“
Afrim Shabi – Drejtor i Qendrës për Hulumtime Shoqërore dhe Historike-Pejë
Video për bustin:
https://www.facebook.com/acokaj/videos/770235391831253