16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

A po e kërcënon Kosovën për interesat serbe në rajon, më shumë BE-ja se Serbia?!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Se rolin e Serbisë për interesat serbe ka marrë struktura e BE-së, flasin ngjarjet e fundit rreth Kosovës dhe për Kosovën, por edhe në rajon?! Pas çdo shtrirje të sovranitetit të Prishtinës zyrtare në veri, të bazuar në kushtetutën dhe ligjet të pranuara edhe nga BE-ja, po vijnë reagime të ashpëra politike nga BE-ja per interesat serbe ne rajon, më shumë se nga Serbia. Vuqiqi shpesh në kërëcënimet për pushtimin e Kosovës koncentronte në kufij forca të mëdha ushtarake. Sidomos kohën e fundit kemi një situatë pak më ndryshe edhe politike.Kur organet e Republikës të Kosovës, po largojnë nga objektet institucionet ilegale të Serbisë, dhe paralajmerimet për hapjën e urës mbi lumin Iber, Vuqiqi më shumë po përqon mesazhe te ndërkombëtaret dhe udhëtojë për një forum ndërkombëtar në Çeki.

Rrjedhën më ndryshe të ngjarjeve politike, po e karakterizojnë tash kërëcimimet që po vijnë më shumë nga BE-ja por edhe Amerika. Erdhen zëra të fortë së Kosova duhet të ndalon në shtrirjën e drejtë të sovranitetitit edhe më ndalim e hapjës së urës, në veriun më shumicë serbe, e cila enklavë u kontrollua pikërishtë nga strukturat kriminale paralele serbe më direktiva të Vuqiqit, duke e mbajtë gjendje permenente destabilizuese, siç i kishim gjuajtjet dhe shpërthimet më bomba, rrahjet e shqiptarëve në urë, nga bandat “Rojat e urës” maltretimet e ndryshme duke iu ndaluar atyre që mos të shkojn ë në shtëpit dhe pronat e tyre në veri të Mitrovicës.

Pastaj, patem një seri aktësh mbi pjestarët e Policisë të Kosovës, djegie veturashë ku disa edhe u lënduan më armë zjarri së bashku më shumë pjestarë të forcave të KFOR-it.  Reagimet e faktorit ndërkombëtar ishin shumë të zbehta. Të gjithë kësaj situate tensionuese po ju prinë bandat terroriste të strukturave paralele të udhëhequra nga Lista Serbe, për fat të keq pjesë e intitucioneve të Kosovës më 20 vende te rezervuara për minoritete në Kuvend, që faktorit ndërkombëtar po ju duken pak të drejta. Serbia mori aksionin e madh tjetër terroristë në Banjskë të Leposaviqit, në krye më nënkrytarinë e Listës dhe terroristin, Millan Radojqiq për të ndarë më luftë veriun e Mitrovicës nga jugu, e që sponsor i aktit tragjik ku humbi jeten një pjestar i Policicë të Kosovës dhe një u plagosë, ishte kryeterroristi Aleksander Vuqiq.

Dhe, për qudi të gjitha këto akte dhe aktit në Banjskë i brutalitetet serbomadh, ju fakturua Kosovës, duke u ndëshkuar nga BE-ja më masa ekonomike dhe politike, të cilat masa është pritur të hiqen, sikurse është pritur të hiqet edhe qasja proserbe e BE-së, në vazhdim e bisedimeve për normalizim të marrdhënjve Kosovë-Serbi, e që në fakt ky normalizim nuk duket as në horizont. Serbia sipas të vertetës në terren shumë pak apo fare i ka përfillur marrvedhjet e Brukselit dhe as këtë të fundit të planit franco-gjerman të Ohrit, dhe asnjë ndëshkim për palën serbe. Bajrakun për të mbrojtur qendrimet destructive e fashizoide në rajon në relacion më Kosovën e ka marrë Franca, e Emanuel Makronit.

Interesat më litiumin serb në Serbi dhe interesat për pasuritë e mëdha nëntokësopre në veriun e Kosovës, kanë bërë që shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania e Franca, të ndryshojnë radikalisht qëndrim karshi politikës zyrtare të Beogradit, duke e fajësuar për gjithqka Kosovën e vogël, veq pse po munden e më Serbinë nuk po e kan guximin, se afer këtij shteti po qëndron vëllau rus, Vladimir Putin, i cili po kërcënon më armë bërthmore. Interesat vitale në Ballkan dhe në Evropë dhe demokracia liberale të proklamuara nga vetë perëndimi, nuk mbrohen duke u zbrapsur bllokut të shteteve ruso- serbe ,siq po shohim kohën e fundit.

Nese po rrizkohën shtetet e rajonit nga Rusia dhe Serbia, do të rrezikohen edhe interesat e tyre nese mendojnë ndryshe. Ofenziva e shtrirjës së ndikimit të politikës ruso- serbe në Mal të Zi të pranuar në NATO, BH perms Republiak Serpska, dhe në veri të Kosovës, është duke i dhënë frytet e para.”Rafali” francez u ble, nga Serbia pas takimit të Vuqiqit dhe Makronit, për luftë në Kosovë dhe ne rajon, dhe të cilat armë serbët mund të përdorin neser edhe kunder aleatëve të NATO-së.

Franca dhe Gjermania e kan ndihmuar lirine shqiptarëve nga regjimi fashist i Millosheviqit, dhe e kan njohur Kosovën shtet, dhe tash për një moment, sikur po ndryshojnë duke përmbushur një kontratë tjetër më Seribinë e pareformuar dhe të rrezikshme për paqën dhe sigurinë në Ballkan, më nomenklaturën e kriminelëve të luftës në krye të saj. “Kam kujtime të bukura nga vizita ime në Serbi pesë vjet më pare kishte shkruar pos tjetrash ne platformën “X”në gjuhën serbe, Emanuel Makron.

Në një botë ku gjithçka është e paqëndrueshme, është mirë të kesh miq të besueshëm dhe konstante historike. Ne i ndajmë ato. Është një gëzim i sinqertë të kthehem”. A nuk e vertëton këterciperisht kjo ndryshimin e qëndrimit te Francës ne politikat e saja në favor të miqësisë më të hershme më Serbinë?

Më shumë shkrime

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit