Skënder MULLIQI
Disa po e krahasojnë planin franco-gjerman, më marrveshjën gjermano gjermane të vitit 1972. Nëse është kështu atëherë kjo tregon në mos njohjënë e gjendjës në Kosovë. Marrveshja gjermano-gjermane për paqen ka qenë marrveshje midis dy popujve më gjuhë të njëjtë, më konfeksion fetar të njejtë, kanë jetuar deri në Luftën e Dytë Boterore në një shtet, të cilët popujë kishin menduar që një ditë të bashkohen. Ne Kosovë jetojnë shumica shqiptare më minoritete edhe ate serb. Dihet dallimi ndërmjet shqiptareve dhe pakicave, të cilat dallime janë të ndryshme si në gjuhe në prejardhe, në kulturë e gjithë çka tjetër. Shqiptarët ëndërr e kanë pasur ndarjen nga ish-Jugosllavia-Serbia, sepse ishin ndarë padrejtësisht nga trungu i lashtë ilirik.
Shiptarët e fituan shtetin e dytë në Ballkan me luftë, por ende kan shumë punë për të bërë në bashkimin e të gjitha trojeve etnike. Dhe, mos të harrojnë serbomedhënjet së koha e sundimit të tyre më Kosovën dhe shqiptarët ka përfunduar në vitin 1999. Serbia e Vuqiqit si ajo e Millosheviqit po tenton sërish duke kërcënuar më luftë, që më territoret e Kosovës të formon Serbinë e Madhe. Formimi i Asociacionit është pretekst për ndarje të Kosovës. Për çudi po nga e njejta botë demokratike e cila përkrahu Kosovën në luftë për çlirim në luftën e fundit qlirimitare, po e përkrahë një shtet deri dje gjenocidial dhe sot të pareformuar siq është Serbia e Vuqiqit.
Pas shumë vitesh maratonike të bisedimeve për normalizim të marrdhënjve, erdhem deri të plani i ri franco-gjerman, i cili plan i ka të mirat e veta, por ka edhe disa mangësi, ku ishte dashur të riparohen gjatë bisedimeve, nese ky plan i paqës firmoset në Ohër nga Serbia. Asociacion më kompetenca ekzekutive nuk bënë të pranohet nga Kosova, si nuk bënë të pranohet në takimin e Ohrit, as formimi çfardo asociacioni pa u firmosur së pari nga Vuqiqi plani franco-gjerman, siq po e kërkon presidenti serb së bashku më Mirosllav Lajçakun. Ne takimin e Ohrit që pa dyshim do të jetë i vështirë, duhet të veprohet më mjeshtri të madhe politike, që mos të biem në grackat e Vuqiqit. Dhe, kjo shtron pyetjen, së a do të jetë historik takimi i Ohrit? Na mbetet ta shohim..!